Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rikthimi i PD në Reformën Territoriale, Balla: Ju presim deri në darkë të shohim çfarë mendje keni

10:47 / February 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7351
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë diskutimeve për zhvillimin e mbledhjes së komisionit, Taulant Balla akuzoi opozitën për paqartësi dhe mospërputhje në qëndrime lidhur me bojkotin. Ai u shpreh se deklaratat e bëra në mbrëmje bien ndesh me ato të mëngjesit dhe se qëndrimi i opozitës është i vështirë për t’u kuptuar, duke ironizuar se i është dashur t’i drejtohet ChatGPT për sqarim.

Balla theksoi se nga ana e mazhorancës ka pasur sinjale se, nëse opozita merr pjesë në komision, nuk ka nevojë për ndryshime në organizimin e mbledhjes. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e përfaqësimit të opozitës, duke thënë se për të njëjtën çështje flasin disa persona njëkohësisht, në kundërshtim me rregullat organizative.

Balla: Çfarë thoni në darkë, nuk e thoni në mëngjes. Doli ky zotëria, pyeta ChatGPT-n ta kuptoja, se ishte e vështirë ta kuptoja. Ju jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit, këtë ma shpjeguan edhe miq që ndihmojnë në komunikim. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonikë sa për një çështje, çoheni dy veta. Ka një rregull organizativ, që çohet njëri. Në rast se na thoni: “Shiko, ne do të vijmë”, jo po historia me kryetar e bashkëkryetar. Nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, ju ka lënë Luli pas shkolle. Ne po ju themi: nëse ju vini, nuk ka nevojë ta ndryshojmë. Na thoni deri në darkë, se keni mendime të tjera. Edhe kismet vendosim deri atëherë.

Boçi: Inteligjencën e ka nën mesataren. Nuk ka pasur konsultim, nuk mund të dilni dot në komision, prandaj keni nevojë për ChatGPT.

PD reformën territoriale rikthimi Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.