Policia e Vaut të Dejës ka vënë në pranga një 46-vjeçar i akuzuar si bashkëpunëtor në dy “shtëpi bari” në fshatin Barbullush. Sipas policisë, në këto dy ambiente, disa javë më parë janë sekuestruar mbi 500 rrënjë kanabis, 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e tyre. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gj. G., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të regjistrimit të seancës ku gjyqtarët flasin hapur për kërkesën e tyre për rritje page. Sipas kreut të qeverisë, kërkesa e gjyqtarëve është absurde dhe me këtë qasje po tentojnë t’i imponohen dy institucioneve të tjera, qeverisë dhe Parlamentit. Rama pohoi se pret nga Gjykata Kushtetuese, ta frenojë këtë lëvizje të gjyqtarëve, pasi në të kundërt, do të ishte një njollë turpi për vendin. “Gjykata Kushtetuese publikoi përpara pak ditësh, regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata gjykatësish, edhe ata me probleme ligjore të paregjistruara, gjithsesi, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që t’ju rrisë…
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u është drejtuar sot maturantëve me një mesazh informues duke bërë me dije se nga sot ka nisur procesi i plotësimit të formularit A1, përmes të cilit nxënësit përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026. Në fjalën e saj, ministrja theksoi rëndësinë e këtij vendimi, duke nënvizuar se zgjedhja e lëndëve ndikon drejtpërdrejt në orientimin akademik dhe studimet e mëtejshme. Ajo u bëri thirrje maturantëve të mos e marrin këtë vendim në mënyrë të nxituar. “Mendojeni mirë këtë vendim të rëndësishëm, këshillohuni me mësuesit tuaj dhe me prindërit, sepse zgjedhja që bëni…
Emri i presidentit rus Vladimir Putin përmendet 1 mijë e 56 herë në më shumë se tre milionë dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein, financierin e dënuar për abuzime seksuale, i cili u gjet i vdekur në burg në vitin 2019. Moska citohet gjithsej 9.629 herë. Edhe pse nuk ka prova konkrete për një lidhje direkte mes Epstein dhe Kremlinit, hetuesit amerikanë e konsiderojnë të pazakontë një numër kaq të lartë referencash. Sipas shërbimeve sekrete amerikane, Epstein mund të jetë përfshirë në rrjete spiunazhi për shkak të lidhjeve të tij me Robert Maxwell, ish-agjent i Moskës në vitet ’70 dhe…
Zbulohen detaje të reja nga plagosja në Lezhë. Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë një prej nipave të Nikulajve, i cili dyshohet se po qethej në momentin e ngjarjes. Burime thonë se ai ka marrë një plumb, dhe vetë ai i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit./Topchannel
Shumë më tepër se thjesht një grup pasanikësh të pangopur në kërkim të skllaveve të reja seksuale: rrjeti i marrëdhënieve i ndërtuar nga Jeffrey Epstein po shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga operacionet më të sofistikuara të spiunazhit të dekadave të fundit, një makineri që ka çuar në nivele të paprecedenta artin rus të “komprometimit”, pra vendosjen e personave kyç në situata komprometuese për t’i mbajtur nën kontroll. Sipas burimeve të inteligjencës të cituara nga Mail on Sunday, duket gjithnjë e më qartë se manjati pedofil amerikan kishte ngritur “operacionin më të madh të ‘kurthit të mjaltit’ në botë” për…
Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. Një shishe ujë 0.5 litër tani është barazuar me kafenë ose në disa raste është edhe më shtrenjtë. Të dhënat nga tregu tregojnë se, një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet ka shkuar në 120 lekë nga rreth 70-90 lekë që ka qenë deri para një muaji. Ndërsa në baret e zakonshme të Tiranës një paketim 0.5 litër kushton jo më pak se 90 lekë nga 70 lekë që ishte në fund të 2025. Rritja…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në jug të vendit. Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal. Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore. Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve. Në lartësinë mbi 900-1000 metër në veri-verilindje-juglindje, do të ketë reshje…
Cristiano Ronaldo ka shënuar golin numër 961 në karrierën e tij si profesionist dhe ka nisur numërimin mbrapsht për të arritur kuotën 1000. Legjenda portugeze ndihmoi Al Nassr që të zhbllokonte ndeshjen kundër Al Kolod në fillimin e pjesës së dytë. Ky ishte goli i 17-të në kampionat në 18 ndeshjet e luajtura për CR7. Skuadra e tij mori 3 pikë të rëndësishme, ku rrugën e rrjetës e gjetën gjithashtu edhe Simakan dhe Coman me penallti. Në këtë mënyrë, Al Nassr ka lënë pas krahëve momentin negativ duke siguruar 4 fitore radhazi që e ndihmojnë për ta çuar në 3…
Një plan për ndërtimin e një “Harku të Pavarësisë” të përhershëm pranë Urës Memoriale, midis Memorialit të Linkolnit dhe Varrezave Kombëtare të Arlingtonit, po shqetëson arkitektë dhe historianë për shkak të ndikimit në peizazhin monumental të kryeqytetit amerikan. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një harku triumfi të përhershëm rreth 75 metra të lartë, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Monumenti, i quajtur “Harku i Pavarësisë”, parashikohet të vendoset në Memorial Circle, një rrethrrotullim pranë Urës Memoriale, midis Memorialit të Linkolnit dhe Varrezave Kombëtare të Arlingtonit. Madhësia e monumentit…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Palasës, ku dy kamionë kanë dalë nga rruga. Si pasojë, tre persona që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ndërsa i treti ka pësuar dëmtime në trup dhe po merr ndihmën mjekësore në vendngjarje.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën. “Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar, dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj me qetësi”, u ka thënë ai delegatëve të partisë. Abdixhiku e ka thirrur Kuvendin pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh…