Author: tirana

Jetmir Kanani, një ndër talentet e zbuluar si fillim në X-Factor e për të vijuar më pas në skenën e Këngës Magjike, ka qenë i ftuar në Media Radar, në emisionin “Pa Filtra” ku edhe ka folur për jetën e tij artistike. Teksa shprehte mirënjohjen për emrat që e kanë ndihmuar në hapat e tij të parë në muzikë Jetmiri ose Jet, sikurse njihet tashmë ka zbuluar se ka qenë Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ato që e kanë suportuar në garën e tij. Gjatë bisedës në studion e “Pa Filtra”, ka qenë vet moderatori Angjel Dikolli i cili i ka sjellë në vëmendje se ishte…

Read More

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, teksa ditën e nesërme do të përcillet për në banesën e fundit. Mësohet se ceremonia mortore e këngëtarit do të nisë pasditen e së dielës, ku të afërmit, kolegët miqtë edhe publiku do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit artistit. Homazhet do të zhvillohen nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa procesioni mortor do të zhvendoset në varrezat e qytetit, ku varrimi i Kasapit është caktuar të mbahet në orën 14:00. Kujtojmë se këngëtari ndodhej në…

Read More

Rezervat ujore të Europës po bien ndjeshëm, sipas një analize të re të bazuar në më shumë se 20 vite të dhëna satelitore. Hulumtimi, i realizuar nga shkencëtarët e University College Londonnë bashkëpunim me Watershed Investigations dhe The Guardian, tregon se një pjesë e madhe e Europës jugore dhe qendrore, nga Spanja e Italia deri në Poloni dhe një pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, po përjetojnë tharje të vazhdueshme të burimeve ujore. Satelitët që matin ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës tregojnë se rezervat e ujërave të nëndheshëm, lumenjve, liqeneve dhe akullnajave po pakësohen ndjeshëm në këto zona. Ndërkohë, veriu dhe veriperëndimi i kontinentit,…

Read More

Më shumë se 600 mijë banorë në rajonin e Kievit kanë mbetur pa energji elektrike pas një sulmi të natës nga Rusia, njoftuan autoritetet ukrainase. Ministria e Energjisë tha se mbi 500 mijë prej tyre janë në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër në zonat përreth. Sipas BBC, Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike me 36 raketa dhe gati 600 drone, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Disa godina banimi u dëmtuan rëndë, ndërsa mes të plagosurve në Kiev është edhe një fëmijë 13-vjeçar. Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se kanë rrëzuar 558 drone dhe 19 raketa. Sulmet…

Read More

Vaksinimi anti-COVID dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën 10 fëmijëve në Shtetet e Bashkuara. Dyshimet hidhen nga vetë agjencia amerikane për kontrollin e barnave dhe ushqimeve, FDA, në një raport të brendshëm jo publik, që ka rënë në duart e New York Times. Raporti konstaton se këto raste vdekjesh me shumë gjasa mund të jenë shkaktuar nga probleme të rënda shëndetësore si miokarditi, pasojë e injektimit të vaksinave. Nuk bëhen të ditura detaje mbi identitetet e fëmijëve apo llojet e vaksinave shkaktare. Departamenti i Shëndetësisë, prej të cilit varet kjo agjenci, nuk ka bërë deri më tani asnjë…

Read More

Mijëra avionë të Airbus A320 janë pezulluar përkohësisht në mbarë botën, pasi u zbulua se rrezatimi intensiv diellor mund të ndërhynte në sistemet kompjuterike të kontrollit të fluturimit. Prej rreth 6,000 avionësh të prekur, shumica do të rikthehen në shërbim pas një përditësimi të shpejtë të softuerit, i cili zgjat rreth tre orë. Megjithatë, rreth 900 avionë më të vjetër kërkojnë zëvendësim fizik të kompjuterëve të bordit dhe nuk do të transportojnë pasagjerë deri në përfundim të punimeve. Problemi u zbulua pas një incidenti në tetor, kur një avion i JetBlue humbi papritur lartësinë gjatë fluturimit mbi SHBA, duke shkaktuar…

Read More

Sot shënohet dy vjetori i vrasjes tragjike të Liridona Ademajt, në sytë e dy djemve të mitur, krim i cili u shoqërua me shumë polemika. Më 29 nëntor 2023, Liridona Ademaj u vra në makinën me të cilën po udhëtonte së bashku me djemtë dhe bashkëshortin, Naim Murseli, i akuzuar për porositjen e elimimimit. Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për të motrën, ka bërë një postim prekës. Ai shkruan se malli për Liridonën shtohet çdo ditë, teksa theksoi se do të kërkojnë drejtësi deri në fund. “Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote…

Read More

Europa do të ketë një ombrellë të sajën të sigurisë, e cila falë inteligjencës artificiale, do të jetë edhe më e avancuar. Kompania italiane Leonardo prezantoi planet e saj për “Kupolën e Michelangelos”, e krijuar të ofrojë një mbrojtje të vyer antiajrore për qytetet europiane dhe infrastrukturën kyçe nga kërcënimet në rritje për sigurinë. Projekti është zhvilluar për mbrojtjen e zonave dhe pasurive kombëtare dhe europiane strategjike nga sulme të tilla si raketat hipersonike dhe dronët. “Sistemi Michelangelo, Leonardo konfirmon përsëri angazhimin e tij për zhvillimin e zgjidhjeve që mbrojnë qytetarët, institucionet dhe infrastrukturën duke kombinuar teknologjinë e avancuar, vizionin…

Read More

Ilir Alimehmeti dha detaje të reja mbi takimin me demokratët, ku ishte pjesëmarrës. Ai theksoi se nuk kishte për qëllim krijimin e fraksioneve brenda partisë apo formimin e ndonjë partie të re, por shërbente si një forum për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të dëgjuar bazën demokratike. Alimehmeti shpjegoi në studion e Euronews Albania se pjesëmarrja e tij erdhi në kushtet kur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike nuk janë mbledhur për të dëgjuar demokratët dhe për të marrë hapat e nevojshëm për të reaguar ndaj situatës aktuale. Alimehmeti theksoi se takimet e këtilla shërbejnë për të dëgjuar bazën, për…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët u ktheu përgjigje pyetjeve të tyre. Një prej to ishte edhe e një ndjekësi që e pyeti se pse nuk jep dorëheqje nga drejtimi i partisë për t’ia lënë drejtimin të rinjve. Berisha tha se fati i drejtuesve dhe anëtarëve të PD-së caktohet vetëm nëpërmjet votës. Ai theksoi se nuk mund të japë dorëheqje pasi zgjedhjet që u zhvilluan më 11 maj ishin farsë. Megjithatë ftoi ndjekësin që të përdorë votën e tij, ose të marrë pjesë në garat që do të zhvillojë partia. “PD është një parti…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me qytetarët. Ai ka zbuluar se protesta e mbajtur në formën e një foltoreje përpara Kryeministrisë, tashmë do të dalë edhe jashtë Tiranës. Ai u shpreh se “Foltorja’ do të përhapet dhe do të mbahet në të gjithë Shqipërinë. “Këtë javë nisim foltoret jashtë Tirane, do të vijojnë në të gjithë vendin”, tha ai.

Read More

Autoritetet vendore, deputetë, përfaqësues të institucioneve dhe dhjetëra qytetarë morën pjesë në homazhet për nder të bijve dhe bijave të Fierit që dhanë jetën për lirinë e vendit. Pjesëmarrësit vendosën kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve, ndërsa atmosfera u shoqërua nga interpretimet e bandës frymore të qytetit. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, në fjalën e tij u shpreh se kjo ditë është një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e atyre që luftuan për lirinë. “Sot përulemi me respekt përpara heronjve të Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo është një ndjenjë krenarie për të gjithë ne, dhe pjesëmarrja e…

Read More