Njoftimi: Nuk justifikohen nga të ardhura të ligjshme, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e shtetasit A.Rr. i dënuar më parë për ‘trafik narkotikësh’ e ‘organizatë kriminale’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Rr. dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1125 të vitit 2020, rezultoi se shtetasi A.Rr., i dënuar më parë për ‘Trafik të lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizatë krimiale’, nuk…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ceremoni për homazhet e 21 Janarit. Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, duke thënë se 21 Janari ishte një nga burimet për ta çuar përpara atë reformë. “Sot burgjet e Shqipërisë mbajnë më shumë të paraburgosur të plasur në qeli pa gjyq se njerëz të dënuar me vendim gjykatës së formës së prerë. Një pjesë e madhe të paraburgosurve janë viktima të karshillëkut të hatashëm ndaj lirive të të drejtave të njeriut nga ana e prokurorëve të një niveli dhe gjykatësve që shpesh i vejnë nga mbrapa prokurorëve si…
“Pas disa orësh që turma e zvogëluar nisi të shpërndahej, tytat e pushkëve u drejtuan drejt trupave të protestuesve dhe morën 4 jetë të pafajshme, duke plagosur edhe protestues të tjerë. Pasojë fatale e mendjes kriminale e cila tregoi se të vriste me të vërtetë. Dreqi e di çfarë u tha mendja atyre që urdhëruan dhe kryen krimin shtetëror. Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe më tregon sesa më i madh bëhet në çdo 21 janar, zhgënjimi juaj të dashur familjarë dhe pengu juaj për mosardhjen e drejtësisë. 15 vite pa drejtësi. Për ju familjarët…
Kjo e mërkurë shënon 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Në Kryeministri u mbajt ceremonia e homazheve, ku fjalën e mori kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili kujtoi rrjedhjen e protestës. Ai u shpreh se asnjë protestues nuk kishte armë me vete, ndërsa shtoi se mbi ta u hodh gaz lotsjellës nga një autoblindë, teksa qytetarët ishin duke u mbledhur për tubim. “Kujtoj se bashkë me Pandeli Majkon dhe disa të tjerë po kalonim urën e bulevardit për të ardhur këtu, një autoblind u shfaq…
Gjykata e Distriktit të Narës ka dënuar me burgim të përjetshëm Tetsuya Yamagami-n, burrin që vrau ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe me një armë të improvizuar, në korrik të vitit 2022. Yamagami, 45 vjeç, qëlloi Abe-n nga afër gjatë një fjalimi elektoral në qytetin e Narës. Ish-kryeministri ndërroi jetë pak orë më vonë, në një atentat që tronditi Japoninë dhe opinionin ndërkombëtar, në një vend ku dhuna me armë është jashtëzakonisht e rrallë. Duke dhënë vendimin, gjyqtari e cilësoi krimin si të paramenduar, jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe keqdashës, duke theksuar se sulmi u krye në mes të një turme njerëzish. Sipas…
Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës pasi qarkullonte në qytet me një pistoletë. Gjatë operacionit policor të koduar “Drawer”, shërbimet e Policisë realizuan kontrollin e automjetit dhe sekuestruan armën dhe municionin luftarak të fshehura në një ndarje të posaçme ndërmjet sediljeve të makinës. Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat ishin të fshehura në një sirtar mes dy sediljeve të automjetit. Arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. B., 39 vjeç, banues në Durrës, u bë pas gjetjes së armëve, ndërsa E. B., 33 vjeç, pasagjer në automjet, u procedua…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar ftesën e Presidentit Donald Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si një nga anëtaret themeluese të këtij trupi, njësoj si Shqipëria. Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kësaj ftese dhe përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në ndërtimin e paqes globale. Ajo shkruan: “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.🇽🇰🇺🇸 Lidershipi i guximshëm nuk flet…
Kjo e mërkurë shënon 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Katër personat që mbetën të vrarë, po protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja (sot PL) qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm. Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që ndërroi jetë pak ditë më vonë.…
Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura bore gjatë orëve të fundit, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe vështirësi në qarkullim. Bora ka zbardhur qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit, trashësia e saj ka kaluar 5 centimetra. Termometri ka zbritur në minus 2 gradë Celsius në qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat më të thella malore temperaturat kanë arritur deri në minus 9 gradë. Këto kushte atmosferike kanë krijuar prezencë të ngricave në disa akse rrugore nacionale. Veçanërisht problematike paraqiten rrugët Kukës–Peshkopi, Kukës–Qafë Mali, Krumë–Bajram Curri si dhe aksi Kukës–Shishtavec,…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku kujton 21 Janarin, ku 15 vite më parë, në demonstratën e mbajtur përpara Kryeministrisë u vranë katër protestues. Në postimin e tij, ai shprehet se katër të vrarët nuk prehen dot në paqe dhe shkruan se drejtësia ngjan me një breshkë që lutet për harresë. “Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë…
Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të përballet me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të shoqërohen me intensitet kryesisht të ulët. Reshje shiu do të ndodhin herë pas here, duke filluar që në orët e para të ditës. Lokalisht në jug të vendit, reshjet mund të jenë më intensive, me shtrëngata të shkurtra kohore. Gjatë ditës, reshjet do të vazhdojnë, por me intensitet të ulët, përfshirë edhe zona të tjera të vendit. Në disa pjesë të qendrës dhe jugut, reshjet mund të rriten deri në…
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në fushën e sigurisë ushqimore ose cilësisë së ushqimit. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me kushtin e Bashkimit Evropian për sigurinë ushqimore, Dhuka tha se “në fushën e produkteve si mishi, peshku, veza, qumështi dhe nënproduktet e qumështit BE ka standarde të përcaktuara dhe të arta të higjienës së prodhimit, të grumbullimit, përpunimit, eksportimit apo të vendosjes në treg”. “Këto standarde shumë të mira sigurisht që janë për të gjitha vendet anëtare të BE-së njëherësh edhe për Shqipërinë janë të njëjtat…