Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mblidhet Komisioni i Jashtëm për Bordin e Paqes, Spiropali: Projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit

12:34 / January 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6790
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbledhur sot, më 22 janar 2026, Komisioni i Jashtëm ku është diskutuar mbi përmbajtjen e projektligjit për Bordin e Paqes.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi me pika përmbajtjen, ndërsa ftoi deputetet që të votojnë, duke theksuar se për projektligjin janë marrë opinionet e disa ministrive të ndryshme, si Ministria e Drejtësisë, Financave, Ministria e Mbrojtjes, Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ministria e Brendshme, për zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Ky partneritet mbetet shtylla kryesore e politikës së jashtme dhe garanci për orientimin euroatlantik të vendit. Nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese, ky projektligj është në përputhje me dispozitat e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Karta e Bordit të Paqes parashikon që asnjë shtet nuk është i detyruar të marrë pjesë në misione pa pëlqimin e tyre dhe se sovraniteti kombëtar mbetet i paprekur”, u shpreh Spiropali.

Teksa prezantoi disa nga krerët që përmban karta e Bordit të Paqes, Spiropali theksoi se “Shtetet mund të përfaqësohen në bord nga kreu i shtetit ose kreu i qeverisë. Çdo shtet anëtar ka një mandat tre vjeçar, subjekt i rinovimit nga kryetari i Bordit të Paqes”. 

Sa i përket projektligjit, ajo shtoi se “në këtë fazë, projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Kontributet do të jenë vullnetare dhe do të planifikohen në mënyrë transparente në buxhetin ne Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, sipas standarteve buxhetore afatmesme. Akti është hartuar nga ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në bazë të informacioneve të sjella nga ambasada e Shqipërisë në Uashington”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD: Kjo protestë është një re e zezë për Shqipërinë, po goditet vendi dhe jo Edi Rama

14:57 / June 27, 2026

Ministri Hoxha nga Forumi i Dubrovnikut: Shqipëria ka vetëm një drejtim, anëtarësimin në BE

14:42 / June 27, 2026

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

21:53 / June 26, 2026

Rama për ItalPress: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

12:54 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.