Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar, PSZonjat dhe zotërinjtë e opozitës, mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur. Mos humbisni kohë kot as me “shtrimin e tapetit” të alibisë për humbjen e radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore, Ndarje Administrative Territoriale funksionale, e gjithçka tjetër, por duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund të bllokoni reformat. Kemi bërë një marrëveshje në sesionin e kaluar për ngritjen e komisioneve. Nëse ju sot…
Author: tirana
Gjatë një konference për mediat këtë të hënë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me kritikat e javës së kaluar të kryeministrit Edi Rama dhe thirrjen e tij për një reformim të dikasterit që ajo drejton. Ministrja Spiropali u shpreh se bie dakord me deklaratën e kryeministrit pasi edhe ajo mendon që ky dikaster ka nevojë për një reformim. “Në dukje ka një kontradiktë mes nivelit të përfaqësimit dhe respektit që Shqipëria ka krijuar në nivelin ndërkombëtar dhe asaj që u tha për nevojën për strukturim dhe reformim, konstatim për të…
Rrëshqitjet kanë shkaktuar dëme në banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore në fshatin Spathar të Librazhdit.Lëvizjet e tokës nisen dy ditë më parë, ndërsa fenomeni u riaktivizua me intensitet më të madh ne ditën e dytë. Në orët e vona të pasdites, situata u përkeqësua ndjeshëm, kur rrëshqitja përfshiu një bllok të tërë banimi, kryesisht në Lagjen Hoxha. Sipas Emergjencave Civile të Bashkisë Librazhd shtatë banesa janë dëmtuar rëndë dhe konsiderohen të pabanueshme.Kjo zonë gjendet pranë ish-depos së furnizimit me ujë të Qytetit Librazhd.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar këtë të hënë, më 19 janar, një konferencë për shtyp me fokus ftesën e Donald Trump, drejtuar kryeministrit të vendit Edi Rama, për t’ju bashkuar “Bordit të Paqes“, Organizatës së re Ndërkombëtare të ideuar nga presidenti i SHBA-ve. Gjatë fjalës së saj, ministrja Spiropali e konsideroi këtë ftesë një vlerësim të lartë që i është bërë Shqipërisë nga presidenti amerikan Donald Trump. “Kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë në çështjet e paqes në rajon dhe në gjirin e organiz ndërkombëtare.…
Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Llabani ndodhet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtim mjekësor. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose. Edmond Llabani u emërua në detyrën e drejtorit të komanduar të burgut të Durrësit katër ditë më parë.
Numri i mjeteve elektrike në vendin tonë u dyfishua gjatë vitit 2025. Konkretisht vitin që sapombyllëm u regjistruan 6 187 mijë mjete “green”, ose 98% më shumë krahasuar me vitin 2024. Shifrat u publikuan sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). “Vit pas viti, flota e mjeteve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë ‘GREEN’!”, thuhet në njoftimin për mediet. “Sipas të dhënave, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 6 187 mjete ‘All-Electric’, duke shënuar një rritje prej 98% krahasuar me vitin 2024”, bën të ditur DPSHTRR. “Më shumë mjete ‘green’ në rrugët tona, për një…
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest me burg ish-drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u vu në pranga për arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci. Ndërkohë togat e zeza lanë në arrest shtëpie mjeken Ylfete Sema. Altin Ndoci, i konsideruar një person me rrezikshmëri të lartë, vazhdon të qëndrojë në arrati pasi iku nga Spitali i Durrësit më 13 janar 2026. Arratisja e tij ka shkaktuar një valë hetimesh dhe masa të rrepta disiplinore, duke çuar në shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të Burgut të Durrësit. Sipas dosjes së Prokurorisë, Ndoci kishte shkuar në Spitalin…
Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, e ka cilësuar si “jashtëzakonisht të çuditshëm” aksidentin e rëndë hekurudhor që ndodhi të dielën në Andaluzi, ku humbën jetën të paktën 39 persona. Sipas të dhënave të publikuara nga El Pais, rreth 70 persona të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi vagonët e fundit të një treni Iryo, i cili ishte nisur nga Malaga me destinacion Madridin, dolën nga shinat pranë Adamoth. Si pasojë, një tren tjetër i kompanisë Renfe, që lëvizte në drejtim të kundërt, u përplas me vagonët e dalë nga shinat. Duke folur për shkaqet e mundshme të aksidentit, ministri Puente theksoi se ato mbeten ende…
Tre të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë natës pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm të Lezhës. Raportohet se automjeti me të cilin të rinjtë udhëtonin ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit nga ana e shoferit. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa po kryhen verifikimet për nivelin…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë që ndodhi në Adamuz të Spanjës, ku përplasja e dy trenave i mori jetën 39 personave. Përmes një mesazhi në “X”, Rama shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritetin me popullin dhe Qeverinë e Spanjës. Duke i drejtuar një mesazh kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, Rama shprehu trishtimin e tij për lajmin e aksidentit dhe theksoi se mendimet dhe lutjet e tij janë me ata që humbën të dashurit e tyre, si dhe me të gjithë ekipet e emergjencave që po punojnë pa pushim për të përballuar pasojat…
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Gjatë dy fazave, Operacionalja 78 dhe Operacionalja 79, janë kapur dhe vënë në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, dy shtetas. Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan fazat 78-të dhe 79-të të operacionit policor…
Bashkimi Evropian po diskuton një kundërpërgjigje të ashpër ndaj deklaratave dhe kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me Groenlandën. Sipas raportimeve të Financial Times, Brukseli po shqyrton mundësinë e vendosjes së një pakete tarifash në vlerën e 93 miliardë eurove, si masë hakmarrëse ndaj njoftimeve amerikane, si dhe opsionin e kufizimit ose përjashtimit të kompanive amerikane nga tregu i BE-së. Burime të përfshira në përgatitjen e masave bëjnë me dije se këto instrumente synojnë t’u japin liderëve evropianë më shumë ndikim në takimet vendimtare me presidentin amerikan, të parashikuara të zhvillohen këtë javë gjatë Forumit Ekonomik Botëror…