Author: tirana

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para. Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati. Një fokus në takim pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka konkretizuar idenë e tij për krijimin e një “Bordi të Paqes” për Gazën, duke shpallur një strukturë të gjerë drejtimi që synon rehabilitimin e territorit palestinez pas luftës. Nisma, pjesë e një plani paqeje me 20 pika, vjen pas një armëpushimi të brishtë mes Izraelit dhe Hamasit dhe ka ngjallur reagime të përziera në arenën ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë njoftoi se një “bord ekzekutiv themelues” do të mbikëqyrë procesin e rindërtimit dhe stabilizimit të Gazës. Në këtë bord përfshihen ish-kryeministri britanik Sir Tony Blair, drejtuesi i fondit të investimeve Marc Rowan, dhëndri i Trumpit Jared…

Read More

Sistemi bonus-malus penalizon drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme, ndërsa nxit ata që nuk kanë shkaktuar dëme. Bonusi do të jetë rreth 3% dhe llogaritet se prej tij do të përfitojnë rreth 96% e drejtuesve. Ndërkohë, malusi për shkaktarët e dëmeve fillon nga 18%. Siguruesit e cilësojnë si një hap të rëndësishëm, sepse për herë të parë, shkaktarët e dëmeve do të penalizohen në primin e sigurimit. Nga 1 janari 2026, nisi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimet e detyrueshme motorike. Sistemi bonus-malus parashikon që drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme do të paguajnë një prim sigurimi më…

Read More

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në lindje parashikohen vranësira mesatare deri të dendura, me intervale të herëpashershme me diell. Mjegull do të ketë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s përgjatë vijës bregdetare, ndërsa në zonat luginore shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s. Deti – Valëzimi do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Read More

Policia njoftoi mesditën e kësaj të premteje, 16 janar, se shkak për aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjteste Ura e Dajlanit në Durrës ishte gjendja e dehur e shoferit 26-vjeçar. Për këtë arsye ndaj tij është vendosur arrestimi në flagrancë. Ai ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Po ashtu, policia thotë se dy këmbësorët të cilët mbetën të plagosur, pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, kanë lënë spitalin. Kujtojmë se nga aksidenti i rëndë, humbi tragjikisht jetën një vajzë 18-vjeçare. “…Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbledhjen e parë të grupit për vitin 2026 theksoi se prioriteti strategjik i mazhorancës është mbyllja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në fund të vitit 2027 dhe finalizimi i procesit të anëtarësimit deri në vitin 2030, duke kërkuar angazhim maksimal të deputetëve në miratimin e ligjeve të integrimit dhe rritjen e disiplinës parlamentare. – Angazhimi i 83 deputetëve të mazhorancës për përmbushjen e këtyre objektivave gjatë 40 muajve në vijim. – Nevoja për ditë të gjata pune në komisione dhe seanca plenare për shkak të numrit…

Read More

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste hapi sot vitin e ri kuvendor, me mbledhjen ku Kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama vendosi piketat e punës së sezonit të ri. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste u ndal edhe tek administrata e Kuvendit, e cila duhet të modernizohet. Rama gjithashtu nënvizoi se do të nisë puna për godinën e re të Kuvendit. “Administrata e Kuvendit, duhet të modernizohet dhe të mbështetet nga një transformim i rëndësishëm teknologjik, punë për të cilën do të flasë Kryetari dhe nga ana tjetër duhet të vendosim edhe piketat në…

Read More

Kombëtarja, para se të luajë play-off për Botërorin 2026, do të njohë kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2026–2027. Shorti do të hidhet më 12 shkurt, ditën kur do të mbahet edhe Kongresi i zakonshëm i UEFA-s në Bruksel. Shqipëria është në Ligën C. Takimet e fazës së grupeve do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor. Kuqezinjtë pritet të jenë kokë grupi, ndërsa Liga e Kombeve në këtë sezon vlen edhe si një mundësi më shumë për t’u kualifikuar në Euro 2028.

Read More

Pas mbledhjes prej disa orësh me grupin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli gjatë për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sipas tij, kur përfaqësuesit europianë bëjnë propozimet e tyre apo vendosin piketat, ato duhen miratuar. Rama tha se nuk ka diskutime përtej kësaj… “Kemi pasur deri më sot disa raste që në mënyrë të natyrshme, procesi i diskutimeve dhe miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE është vonuar apo marrë lehtë si një process ku ne kemi lirinë të fusim Duart sipas opinioneve tona. Ne nuk e kemi këtë liri, që të…

Read More

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e mbajtur sot me grupin parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, u është drejtuar atyre duke u thënë se këto dy vite janë shumë të rëndësishme dhe të vështira pasi do duhet të bëhet gati ‘terreni’ për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se ky është një proces i veçantë dhe që kërkon angazhim dhe qartësi për punën që do duhet bërë për të arritur këtë objektiv. “Puna që kemi para këtë vit është e një natyre të veçantë për shkak të negociatave me BE dhe për shkak të domosdoshmërisë që…

Read More

Vendet që kanë pritur me vite për t’u anëtarësuar në BE janë të ndara mbi planet që po hartohen në Bruksel për t’i lejuar ato të bëhen anëtare pa të drejtat e plota të votimit të zakonshme. Midis pak kombeve në Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor që janë në radhë për t’u anëtarësuar në bllok, po shfaqet një përçarje lidhur me kushtet e lidhura me aplikimet e tyre. Disa këmbëngulin se duhet të marrin përfitimet e plota të bllokut – ndërsa të tjerët janë të lumtur vetëm që janë rreth tryezës. Për të qetësuar shqetësimet e anëtarëve ekzistues se një…

Read More

Një 30 vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënoi punonjëset me mjet prerës dhe vodhi xhirot ditore në dyqane dhe kompani telefonike. Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar paratë e vjedhura, mjetin prerës dhe celularin e tij. Hetimet tregojnë se 30-vjeçari kishte kryer të njëjtën metodë edhe në dy vjedhje të tjera gjatë dhjetorit 2025, ndërsa punimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera vijojnë. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës. Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një…

Read More