“Mirëmëngjes nga një udhëtim i gjatë drejt Kievit, ku do të jem në një vizitë zyrtare për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë në krah të Ukrainës, në kushtet e sulmeve masive që targetojnë infrastrukturën kritike dhe popullatën civile në mes të një dimri të egër. Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA.Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët. Fabula e tyre e…
Author: tirana
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të vijojnë të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara. Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit. Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune. Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku mes tyre përfshihet edhe…
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, sot në 15 janar iu bëri thirrje të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë të konsiderojnë një rrugë karriere të jashtëzakonshme duke u bashkuar me Forcat e Armatosura të vendit. Ai nënvizon se mbetet vetëm pak më shumë se 24 orë për të aplikuar në thirrjen e re të Qendrës së Rekrutimit, duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të këtij afati. “Zgjedhja për të shërbyer në Forcat e Armatosura nuk është vetëm një karrierë premtuese, por edhe një eksperiencë që formon karakterin dhe aftësitë tuaja. Përveç trajnimeve fizike dhe profesionale, kjo rrugë ofron mundësinë për të…
25 persona te klasifikuar me rrezikshmëri te lartë qe ndodheshin ne paraburgimin e Durrësit, 15 jane transferuar mbreme drejt burgut te Peqinit ne seksionit e sigurisë së lartë.
Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë janë arma kryesore e ligjit të ri për të detyruar platformat dhe ofruesit e shërbimeve online të heqin përmbajtjet e dëmshme në internet. Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka përcaktuar mekanizmin administrativ që i jep Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kompetenca të drejtpërdrejta ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk zbatojnë vendimet gjyqësore për mbrojtjen e viktimave nga dhuna digjitale. Sipas vendimit, AKEP do të vendosë gjoba administrative nga 30 mijë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë ndaj ofruesve të shërbimeve…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e cilësuar atë si një mikpritje të paharrueshme. Përmes një fotoalbumi, Rama thekson se gjatë kësaj vizite u vendosën piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë mes dy vendeve, një partneritet që sipas tij po forcohet dita-ditës. “Dhe me FotoALBUMIN e një mikpritjeje të paharrueshme në Emiratet e Bashkuara, ku vendosëm piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Sot përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më të rënda dhe më tragjike të luftës në Kosovë, e cila vazhdon të mbetet një plagë e pashëruar në kujtesën kolektive të qytetarëve. Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, të mbështetura nga formacione paramilitare, ndërmorën një ofensivë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku u vranë 45 civilë shqiptarë të paarmatosur. Vrasjet u kryen në mënyrë brutale, duke shkaktuar tronditje të thellë si brenda Kosovës ashtu edhe në opinionin ndërkombëtar. Ngjarja mori jehonë botërore pas deklaratave të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së…
SHBA-të duket se po shkojnë drejt një sulmi tjetër ndaj Iranit, pasi disa orë pas fillimit të procesit të largimit të qindra ushtarëve nga baza ajrore Al Udeid në Katar, baza ajrore më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, Pentagoni thuhet se urdhëroi aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln dhe shkatërruesit që e shoqërojnë atë të largohen nga Deti i Kinës Jugore ku ndodhen dhe të drejtohen drejt Lindjes së Mesme. Siç shpjegojnë analistët, Uashingtoni forcon praninë e tij detare në zonën që ka synuar para çdo sulmi. Sipas NBC, Donald Trump i ka thënë ekipit të tij të sigurisë kombëtare…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.
E përshëndes nismën e Ministrit të Drejtësisë për amnisti penale. Padyshim, kemi sistemin më agresiv penal në Europë dhe si i tillë duhet patjetër të ketë masa relaksuese. Jemi shumë pak njerëz dhe me këtë ritëm burgu për çdo gjë po bëhet rracion për të gjithë. Nisma meriton respekt.Jam i gëzuar që disa shqiptarë do përfitojnë nga kjo amnisti. Por njëkohësisht ndjej edhe pak trishtim sepse janë po ato argumente që kanë qenë gjithmonë për bërjen e një amnistie. Kjo tregon se asgjë skemi mësuar nga e shkuara. Më ka qëlluar të jem nismëtar i dy amnistive penale në të…
Është zbardhur agjenda e mbledhjes së kryeministrit Rama me grupin parlamentar socialist. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu bën me dije se në takim do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat. Takimi do të zhvillohet këtë të premte më datë 16 në orën 10:00. Fjalën hapëse do e ketë Kryeministri Rama që do pasohet nga fjala e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi e më pas të Kryetarit të Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Agjenda e plotë:10:00 Hapja e Mbledhjes Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama. Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Fjala e Kryetarit të…
Protesta kombëtare e 24 Janarit, e thirrur nga Partia Demorkatike do të zhvillohet në orën 17:00. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ora e protestës është vendosur gjatë mbledhjes që ka zhvilluar kryedemokrati Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve. Kujtojmë se protesta e mëparshme e organizuar e thirrur nga Berisha u mbajt në 22 dhjetor të vitit të kaluar, ku mijëra qytetarë dolën në shesh.