Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të investojnë qindra milionë dollarë për të forcuar sigurinë gjatë Kupës së Botës 2026, që përkojnë edhe me festimet për 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Një pjesë e tyre do të përdoren për sistemet antidronë, një kërcënim që është kthyer shqetësues gjatë viteve të fundit. Kompanitë e mbrojtjes po zhvillojnë një gamë teknologjish që synojnë luftimin e dronëve, duke përfshirë softuerë gjurmimi për lazerët, mikrovalët dhe armë automatike autonome. Autoritetet amerikane nuk e kanë saktësuar se cilën teknologji do të shfrytëzojnë. Më shumë se 1 milionë persona pritet të jenë në SHBA gjatë Botërorit,…
Author: tirana
Një aksident fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën është shënuar në fshatin Kolonjë të Lushnjës. Egzon Begaj, 64 vjeç ka mbetur i lënduar pasi humbi kontrollin e zetorit, i cili përfundoi i përmbysur në rrugë. 64-vjeçari u dërgua për mjekim të specializuar drejt spitalit të Lushnjës. Sipas të informacioneve të para bëhet me dije se shkak i këtij aksidenti dyshohet se ka qenë lagështia dhe balta në këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSË). Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga sisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Kreu i Ekzekutivit është i pranishëm në këtë event me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilin e cilëson “një mik të madh të Shqipërisë”. Ky forum ndërkombëtar bën bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat…
Presidenti i Repuublikës, Bajram Begaj dekretoi sot ligjet e paketës fiskale të miratuara në Kuvend në muajin dhjetor. Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 79/2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 81 vota pro, 3 kundër, 0 abstenim në Kuvend. Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 80/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 80 vota pro, 25 kundër, 0 abstenim në Kuvend. Begaj dekretoi shpalljen…
Ne akset Koplik-Bogë, Dedaj- Razëm dhe kryesisht ne Bogë- Theth ka qenë mot i kthjellët por me temperatura nën zero nga – 3° në Koplik deri në -18° ne Qaf Thorë. Rrugët janë të kalueshme por duhet të zbatohen me rigorozitet rregullat e qarkullimit, sinjalistika dhe përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve. Ne Qafe Thorë nuk ka pasur aktivizim te rrezikshëm te ortekëve. Po punohet për pastrim e dëborës që ka sjelle era dhe në kriposje. Gjithashtu kriposja po bëhet dhe në aksin e Bërdicës për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e trefishtë në një lokal të Deçanit. Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se dy nga të plagosurit i takojnë nacionalitetit serb, derisa viktima e tretë është një avokat shqiptar. Bazuar në këto burime, viktimat kanë qenë të ulur bashkë në një tavolinë, derisa i dyshuari, sipas burimeve, ka qenë në gjendje të dehur kur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Referuar këtyre burimeve, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një zyrtar policor, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar të dyshuarin. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale…
Janë shkarkuar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi.
Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Administrata Tatimore, në vitin 2025 arritën 4,7 miliardë euro. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, këto të ardhura rezultuan 12% më të larta krahasuar me vitin 2024. “Këto të ardhura janë tregues i qartë i miradministrimit tatimor, në funksion të financimit të investimeve publike dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët”, bëri të ditur DPT.
Qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Mbrojtjes, ka rritur ndjeshëm mbështetjen financiare për Sistemin e Mbrojtjes Civile dhe menaxhimin e emergjencave, duke parashikuar fonde të posaçme për parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive natyrore në buxhetin e vitit 2026. Në zbatim të ligjit nr. 87/2025 “Për buxhetin e vitit 2026”, është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh në formën e transfertës së kushtëzuar, i cili ndahet në 500 milionë lekë për investime dhe 500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve të prekur nga zjarret apo përmbytjet. Paralelisht, 1.5 miliard lekë do të përdoren për financimin e projekteve që lidhen me parandalimin…
Policia e Shtetit shënon sot 113-vjetorin e themelimit, një ditë për të kujtuar dhe vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e brezave të tërë të punonjësve të policisë në shërbim të ligjit, rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar rolin e efektivëve të Policisë së Shtetit në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu nënvizon se në këtë 113-vjetor, me mijëra burra e gra në uniformë, mijëra aksione, mijëra sakrifica me një mision të vetëm, në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Më 13 janar të vitit 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin…
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.Mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për shkak të financimit të Kuvendit të Rithemelimit.
Tre persona u plagosën në orët e para të së martës në një lokal në Deçan. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 në rrugën “Luan Haradinaj”, ku sipas Policisë, u raportuan të shtëna me armë. Policia arriti shpejt në vendngjarje dhe të plagosurit u dërguan me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Personi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes, ku iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë, një karikator, nëntë fishekë dhe tri gëzhoja. Ende nuk ka detaje se çfarë e shtyu autorin të ndërmerrte këtë akt.