Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Jemi të përgatitur për protesta të tjera

13:07 / January 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5959
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën për mediat sot në 3 janar 2026, tha se kryeministri Edi Rama nuk do të pranojë asnjë verdikt, që do të japë drejtësia për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Berisha u shpreh se Rama po bën luftë të hapur kundër drejtësisë. Sipas tij, Rama është një “kufomë politike”, që duhet rrëzuar.

“Ne jemi gati të përballemi me Edi Ramën në betejë përfundimtare për betejën e votës së lirë. Të gjitha të dhënat janë se Rama nuk do pranojë verdiktin e drejtësisë për Ballukun, prandaj protestat tona janë të rëndësishme. Protestat janë nën moton ‘Ja vdekje, ja liri’ dhe ne do të fitojmë. Sa herë që kemi pasur këtë moto, ne kemi triumfuar. Rilindja është e vdekur, në vdekje klinike. Duhet të largojmë Ramaduron. Edi Rama është një kufomë politike, që po kundërmon në Europë dhe në botë dhe na përket ne t’i varrosim ato”, tha Berisha.

Për Berishën, protestat e fuqishme dhe të vazhdueshme mund ta rrëzojnë Edi Ramën, pasi “në Shqipëri nuk ka më votë të lirë”.

“Protestat e vazhdueshme do fillojnë pa asnjë diskutim. Ne po ndjekim situatën dhe e themi me bindje se nuk ka rrugë tjetër për të larguar qeverinë, përpos se me protesta të vazhdueshme. Largimi i Maduros është një lajm i mirë edhe për shqiptarët, sepse është inkurajim i opozitës që të largojnë Ramaduron. Siguroj se PD do të bëj analizën brenda partisë dhe se do të fitojmë. Zgjedhjet më 2009 dhe 2013 ishin demokratike, kurse sot jemi në një diktaturë. Regjimi nuk ikën me votë. Kam lexuar lajme se Lea Ypi mund të bëhet kryeministre teknike, por nuk e di sa janë të vërteta”, deklaroi Berisha.

Berisha kishte edhe një kritikë për drejtësinë e re. Sipas tij, SPAK me arrestimin e liderëve politikë të opozitës, shkallmoi pluralizmin.

Berisha Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama nga Berlini: Shqipëria gati të reformohet, të kontribuojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta

09:56 / June 17, 2026

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

20:16 / June 16, 2026

Deputetja Koçeku “sfidon” PS-në pas largimit nga grupi parlamentar: “Shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme”

14:05 / June 16, 2026

Fiku telefonin pasi u largua nga grupi i PS, deputetja Koçeku vlerësonte investimet në resorte një javë më parë: Shqipëria ka nevoje për to

21:40 / June 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.