Pyetja e parë që iu bë kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundit për vitin 2025 lidhej me punën e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, e pyeti edhe për protestat e opozitës të cilat janë planfikuar të mbahen edhe përgjatë 2026-ës, derisa siç ka deklaruar vetë kryedemokrati Sali Berisha, të rrëzohet qeveria. Gazetarja Elja Zotka: A konsideroni SPAK-un opozitën tuaj të vërtetë dhe kur folët për një reflektim të kufijve mes pushteteve, a e kishit parasysh se mund të ketë një ndërhyrje në arkitekturën e reformës së drejtësisë së re? Kryeministri Edi Rama:Meqë fjalën dhe…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama u fokusua edhe te sektori i Mbrojtjes, ku theksoi se ky vit ka rilidhur industrinë ushtarake të Shqipërisë, një industri që u çmontua totalisht në fillim të viteve 1990. Ai theksoi se sot është e qartë se çdo vend ka nevojë të ketë bazën e tij industriale, dhe Shqipëria ka filluar të krijojë një të tillë. Rama vuri në dukje tendencën pozitive të rritjes së angazhimit të të rinjve ndaj Forcave të Armatosura (FA), me objektivin që personeli aktiv të rritet me 30% deri në fund të këtij mandati. Ai theksoi gjithashtu se ushtria shqiptare është tashmë…
Për sektorin e shëndetësisë është parashikuar një fond i posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, ndërsa premtoi rritje page me 135 euro në muaj për mjekët. Ai njoftoi gjithashtu edhe njohjen e viteve të punës për punonjësit e shërbimit shëndetësor përsa i përket pagave dhe shpërblimeve. “Kemi hedhur një hap domethënës në funksion të rritjes të kapacitetit të trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale. Kemi vendosur një fond të posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim dhe kemi filluar punën për 2…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, pensionet do të hyjnë në një fazë të re rritjeje të qëndrueshme, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë, Rama theksoi se indeksimi i pensioneve është realizuar që nga muaji tetor, por sipas tij, rritja e vërtetë dhe afatgjatë nis me hyrjen e vitit të ri. “Duke filluar nga janari, pensionet do të rriten përtej indeksimit. Indeksimi nuk është rritje e pensionit në kuptimin për të cilin flasim, por është një mekanizëm që lidhet me çmimet.…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se viti që po mbyllet ka qenë një ndër më pozitivët për ekonominë shqiptare, me tregues inkurajues në disa sektorë kyç. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, të mbajtur në Kryeministri, Rama u shpreh se ekonomia pritet të mbyllet me një rritje prej 3.9%, ose pothuajse 4%, duke e cilësuar këtë si një nga performancat më të mira në rajon dhe në kontinentin europian. Sipas tij, bizneset e reja janë shtuar me rreth 20% gjatë 11-mujorit të vitit 2025, ndërsa investimet e huaja kanë shënuar rritje mbi 10% vetëm në tremujorin e tretë të vitit.…
Të ardhurat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) nga qiradhënia e pasurive kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të eficiencës në administrimin dhe vënien në përdorim të këtyre pasurive. Sipas të dhënave zyrtare, në 11 muajt e parë të vitit 2025 (janar–nëntor), AAPSK ka realizuar rreth 199 milionë lekë të ardhura nga qiradhënia, kundrejt 143.5 milionë lekëve në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo përkthehet në një rritje absolute prej rreth 55.6 milionë lekësh, ose afro 39% më shumë në krahasim me një vit më…
Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, është ndarë nga jeta. Lajmi bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta. Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. U prehsh në paqe Profesor”, shkruan Balla. Zyhdi Pepa ka shërbyer si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992, në një kohë kur bujqësia përbënte një nga sektorët më të ndjeshëm dhe…
11 persona u arrestuan dhe 17-vjeçar u shpall në kërkim, pas një përleshjeje që shpërtheu të dielën në mbrëmje në një bar në San Sisto të italisë. Të gjithë të arrestuarit, të moshës midis 19 dhe 31 vjeç, me origjinë shqiptare, rumune dhe maqedonase, u mbajtën në burgun e Capanne. Ata janë banorë të rinj të zonave Panicale, Piegaro, Passignano sul Trasimeno, Montegabbione dhe Tavernelle. Sipas hetuesve, një grup shqiptarësh dhe një grup maqedonasish u përleshën rreth orës 6:45 pasdite dje në një zonë pushimi në Sant’Andrea delle Fratte, ku ndodhet edhe bari. Pesë nga të arrestuarit janë tashmë të…
Policia e Shtetit informon qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”, e cila synon marrjen e kontrollit të llogarive të përdoruesve. Njoftimi: Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”. Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij. Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë…
Ditën e sotme në orën 11:00, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e fundvitit me gazetarë të vendit, ku do të marrë pyetje nga këta të fundit. Ky takim zhvillohet tashmë për të distain vit rradhazi, në ambientet e Kryeministrisë. Gjatë kësaj konference pritet që kryeministri të bëjë një pasqyrim të zhvillimeve kryesore të vitit 2025 dhe prioriteteve të qeverisë për periudhën në vijim. Në fokus të konferencës për shtyp pritet të jenë çështje të rëndësishme.
Duke nisur nga dita e sotme, disa zyra të IdentiTek në Tiranë do të ndryshojnë vendndodhjen. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme, e cila thotë se zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative përkatëse. Konkretisht janë 3 zyra IdentiTek që ndryshojnë vendndodhjen. Njoftimi i ministrisë Nga 30 dhjetori ndryshojnë vendndodhjet e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë Nga nesër, do të ndryshojë vendndodhja e disa zyrave të aplikimit për dokumente biometrike në qytetin e Tiranës, konkretisht zyrave IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9. Zyrat e reja do të funksionojnë pranë njësive administrative…
Pas katër ditësh pa furnizim me ujë dhe protestës së qytetarëve të mbajtur një ditë më parë, situata në Vlorë po shkon drejt normalizimit. Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati deklaroi se defekti i rëndë është drejt zgjidhjes dhe se qyteti pritet të kthehet plotësisht në normalitet gjatë orëve të pasdites. Sipas tij, pajisja e dëmtuar është tashmë funksionale dhe situata po monitorohet vazhdimisht. Aktualisht, një pjesë e qytetit po furnizohet me ujë, ndërsa depot po mbushen për të garantuar furnizim të plotë në vijim. “Pajisja e vendosur tashmë është në rregull. Situata është monitoruar dhe jemi mirë. Po furnizohet…