Kievi po përballet me ndërperje masive të energjisë elektrike, pas sulmeve nga Rusia që kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të rajonit. Kompania më e madhe private e energjisë elektrike në Ukrainë, DTEK, thotë se rreth 500,000 familje janë pa energji elektrike në qytet pas sulmit. “Punonjësit po bëjnë gjithçka që është e mundur për të eliminuar pasojat e bombardimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo në një përditësim.
Author: tirana
Shpenzimet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në Bashkimin Europian po rriten ndjeshëm këtë vit, të nxitura nga inflacioni dhe rregullat më të rrepta për sigurinë e lodrave. Gjermania pritet të kryesojë listën me 85.24 miliardë euro, e ndjekur nga Franca (71.65 miliardë euro) dhe Italia (43 miliardë euro). Bukuria, moda dhe elektronika janë dhuratat më të kërkuara, ndërsa preferencat ndryshojnë sipas vendeve: çekët investojnë në kozmetikë dhe lodra, polakët në bizhuteri dhe orë, spanjollët në produkte të përdorura, italianët në pajisje shtëpiake. Vitin e kaluar, kozmetika dhe lodrat shënuan më shumë probleme sigurie për shkak të përbërësve kimikë. Rregullat…
Gjatë një bisede të sinqertë, Fjolla dhe Alba ndalën te tema e meshkujve dhe marrëdhënieve, duke ndarë hapur mendimet dhe preferencat e tyre. Diskutimi u përqendrua te mënyra se si, sipas Albës, kanë ndryshuar sjelljet e meshkujve sot dhe çfarë ajo kërkon realisht te një partner. Alba shprehu mendimin se shumë meshkuj sot sa ledhatojnë njërën edhe tjetrën. Ajo tha se preferon meshkujt që janë më tradicionalë. “Si janë bërë meshkuj sot aman, ledhato njërën, ledhato tjetrën. Mua më pëlqejnë ata tradicionalë që e zgjedh një femër për t’i bërë këto gjëra. Ludo me pelqen si njëri po, si strateg…
Premier League e futbollit në Angli vijon sot me ndeshjet e raundit të 18-të. Në “City Ground”, vendasit e Nottingham u mposhtën 1-2 nga Manchester City. “Qytetarët” e Pep Guardiolës morën tri pikë me peshë dhe pas gjashtë fitoreve radhazi e shohin veten për momentin në krye të renditjes. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë të sfidës. Ishte Tijani Reijnders në minutën e 48-të që kaloi në epërsi Man. Cityn, para se Omari Hutchinson në minutën e 54-t të vendoste ekuilibrat. Pas golit të pësuar ekipi i Guardiolës shtyu në sulm…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka vizituar Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo të Bullgarisë, ku ka vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadër të misionit të Aleancës. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu shprehet se toga shqiptare luan një rol aktiv dhe kontribuon përtej detyrave të saj të paracaktuara. “Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar”, shkruan Vengu. Sipas tij “kjo është një…
Tregtimi i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, falë investimit të fundit që ka transformuar rrënjësisht kushtet e punës dhe të shërbimit për tregtarët dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama thotë se ky investim nuk ka përmirësuar vetëm estetikën urbane të zonës, por mbi të gjitha garanton standarde më të larta të sigurisë ushqimore. Struktura e re është projektuar për t’u shërbyer rreth 35 tregtarëve, të cilët tashmë kanë lënë pas kushtet e vështira dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në ambiente moderne dhe funksionale. “Tregu i ri i fruta-perimeve në Rajonin nr.…
Armando punonjës i Policisë së Shtetit, është një nga 270 përfituesit e programit të kredive me zero interes për banesë, në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministrja Albana Koçiu vizitoi familjen e Armandos, ku theksoi se trajtimi me kredi të lehtësuar është një politikë konkrete e qeverisë shqiptare në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit familjar. “Armando sot jeton në shtëpinë e re së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij”, shkruan Koçiu. Këtë vit qeveria miratoi 530 kuota për kreditë e lehtësuara për nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike. Sipas vendimit, 90 kuota ishin për…
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka është nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me mirënjohjen e veçantë “Përkrenarja e Skënderbeut”, si vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë që luajnë futboll në Luginën e Preshevës. Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti për angazhimin e tij dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit në krijimin e mundësive të barabarta për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes futbollit, si një mjet përfshirjeje, zhvillimi dhe forcimi të identitetit komunitar. Mbështetja e Federatës Shqiptare të Futbollit për këtë komunitet është…
Tyler Perry po përballet me një padi për ngacmim seksual nga aktori dhe modeli Mario Rodriguez. Ai pretendon se është ngacmuar dhe i janë bërë propozime të padëshiruara nga Perry, në këmbim të një karriere në industrinë e filmit, sipas “People”. Rodriguez ka kërkuar një dëmshpërblim prej 77 milionë dollarësh. Padia përshkruan se ngacmimet kishin filluar në vitin 2015, kur një trajner në një palestër në Los Anxheles i kishte thënë Rodriguez se Perry dëshironte ta takonte. Incidentet e mëtejshme, sipas padisë, përfshinin takime në shtëpinë e Perry, ku dyshohet se regjisori e ka ngacmuar seksualisht Rodriguez, përfshirë një rast…
Policia ka reaguar zyrtarisht pas zjarrit masiv në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”. Uniformat blu bëjnë me dije se disa autobusë të vjetër janë përfshirë nga flakët. “Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut…
Gazetari Elton Tozaj, është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar dhe me shenja në fytyrë nga goditjet. Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën edhe më alarmante këtë ngjarje. Reagimi i familjes së gazetarit: Të dashur miq, Dje rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj u sulmua barbarisht nga persona…
Një zjarr ka rënë këtë të shtunë, më 27 dhjetor, në një biznes përgjatë rrugës në zonën e Fllakës në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar shqetësim në zonë. Raportohet se flakët kanë përfshirë disa autobusë të linjave urbane, të cilët ndodheshin të parkuar dhe jashtë funksioni. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve. Momentalisht, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.