Author: tirana

Në një ceremoni të organizuar gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i akordoi inspektorit Marsel Bicja “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”. Certifikata vlerëson veprimin e Bicjes, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe shpëtoi jetën e një qytetari nga djegia, pas një shpërthimi të një bombe molotov. Motivacioni i certifikatës: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për aktin e humanizmit dhe profesionalizmit të treguar gjatë ushtrimit të detyrës, ku me ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare shpëtoi jetën e një qytetari, duke vënë në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore,…

Read More

Filmohet një mace me kokën e sheshtë në Borneo, pas tre dekadash që mendohej e zhdukur plotësisht. Ky felin i vogël është një ndër specie në rrezik zhdukjeje, dhe në Azi mendohet se janë rreth 10 ekzemplarë, ndërsa në gjithë botën shpresohet të jenë 2500, e për këtë ky filmim konsiderohet mjaft i rëndësishëm. Kjo mace e egër është parë tej mase rrallë nga njeriu, dhe informacionet që kemi mbi të janë të pakta.Është felin që habitat ka pyje tropikale, pranë zonave ujore, kryesisht në Sumatra, Brunei, Tajlandë, e ushqehet kryesisht me bretkosa, peshk e shpendë, dhe si rrallë felinë,…

Read More

Bashkimi me Eurozonën tregon se si është përmirësuar ekonomia e Bullgarisë në dekadën e fundit. Por trazirat politike dhe zemërimi në rritje i publikut për keqmenaxhimin ekonomik dhe korrupsionin përbëjnë sfidë serioze.Bullgaria do të prezantojë euron më 1 janar 2026, duke e bërë atë anëtaren e 21-të të Eurozonës. Anëtarësimi në bashkimin monetar përfaqëson një moment të rëndësishëm për vendin e EvropësLindore, i cili u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2007. Anëtarësimi i Bullgarisë lë vetëm gjashtë nga 27 vendet e BE-së jashtë zonës së euros: Suedinë, Poloninë, Republikën Çeke, Hungarinë, Rumaninë dhe Danimarkën.Euro “nuk është vetëm një monedhë,…

Read More

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve kryeinspektori dhe disa inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) Sarandë, të akuzuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT si dhe personat që ndërtuan pa leje Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetas, midis të cilëve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektorati Vendor…

Read More

Këtë të shtunë, më 27 dhjetor, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit jashtë territorit. Siç shkruan Klan Kosova, votimi po zhvillohet në gjithsej 29 ambasada dhe konsullata të Kosovës, të shtrira në 18 shtete të ndryshme të botës. Procesi ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, e cila është përfaqësia e parë diplomatike që ka hapur dyert për votuesit. Në këtë konsullatë janë të regjistruar paraprakisht 116 shtetas të Kosovës me të drejtë vote. Pas Turqisë, votimi vazhdon në 15 shtete evropiane, ku…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump në të ardhmen e afërt, në kuadër të përpjekjeve për të mbajtur gjallë iniciativën amerikane për përfundimin e luftës me Rusinë. Ai tha që, takimi pritet të ndodhë brenda pak ditësh, me shumë gjasa gjatë fundjavës, në Florida. Por sot data dhe ora e takimit është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, Zelensky dhe Trump do të takohen në rezidencën e këtij të fundit Mar-a-Lago, në Florida, në orën 15:00 sipas kohës amerikane, që korrespondon me orën 21:00 në Itali. Megjithatë nuk thuhet…

Read More

Një udhëtim me anije prej 600 miljesh në Nil, një vizitë në Shqipëri apo një turne rreth pamjeve romake të Britanisë së Madhe ishin ndër destinacionet më të mira për pushime sipas ekspertëve të turizmit, shkruan Kate Pasola në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Which?”. Secila nga këto vende u vlerësua si më e mira në ofrimin e çdo lloj pushimi, nga turnetë me shoqërues deri te pushimet në plazh. Mund të jeni të sigurt se ato ofrojnë pushime të shkëlqyera! Ekspertët rekomanduan destinacione – ku turistët mund të eksplorojnë jetën e egër, vijën bregdetare, vendet historike…

Read More

Një gazetar peruan vdiq të premten në një spital në Lima pasi u sulmua nga persona të armatosur, njoftoi Shoqata Kombëtare e Gazetarëve (Asociación Nacional de Periodistas / ANP) e Perusë, duke e çuar në katër numrin e gazetarëve të vrarë në vend këtë vit. Michar Castillejos u plagos më 12 dhjetor ndërsa po dilte nga shtëpia e tij për të shkuar në stacionin radiofonik Latin Plus ku punonte, në rajonin Ucayali. Gazetari 34-vjeçar ishte i njohur për zbulimin e një skandali korrupsioni brenda autoriteteve lokale. ANP bëri thirrje për “ndëshkim shembullor për ata që janë përgjegjës për këtë vrasje”.…

Read More

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshmeMoti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi ne det i forcës 1-3 ballë.

Read More

Pika kufitare e Kapshticës ka shënuar këtë vit një fluks të shtuar emigrantësh gjatë vigjiljes së Krishtlindjes. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi, në një lidhje të drejtpërdrejtë tha se gjatë javës së fundit kanë hyrë rreth 40 mijë emigrantë për të kaluar festat e Krishtlindjes, Vitin e Ri dhe pushimet dimërore. Ndërkohë që rreth gjysma e këtij numri, ka lëvizur nga Shqipëria drejt Greqisë, ku në pikën kufitare shqiptare është angazhuar personel i shtuar për të përballuar fluksin. Në ditët me lëvizje të madhe, janë hapur shtatë sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke ka pasur vetëm katër…

Read More

Teatri i ri Kombëtar do të kthehet jo vetëm në një hapësirë moderne për artin skenik, por edhe në një simbol të identitetit kulturor të kryeqytetit dhe të gjithë vendit. Punimet në këtë kantier kanë avancuar, ndërkohë që godina e re do të jetë jo vetëm një hapësirë për artistët, por edhe një pikë e rëndësishme e jetës urbane dhe sociale të Tiranës. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG. Kryeministri theksoi se pas përfundimit të fazës komplekse të…

Read More

“Informacion paraprak/Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More