Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me trupin diplomatik. Rama ka publikuar në rrjetet sociale një videokartolinë nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik. “Krenarë për Shqipërinë”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook, duke ndarë pamje nga eventi ku morën pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në vend.
Author: tirana
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka shfaqur edhe këtë fundvit anën e tij më të bukur jashtë fushës, duke suprizuar fëmijët e Bashkisë Dimal. Uzuni shpërndau dhurata për fëmijët me aftësi ndryshe dhe jetimët, duke i dhënë mundësinë të ndjejnë emocionet e festave të fundvitit dhe gëzimin e sezonit festiv. Gjestin fisnik të lojtarit e ka zbuluar vëllai i tij, Asi Uzuni, i cili theksoi se “Madhështia e vërtetë nuk matet vetëm në fushë, por edhe në zemër. Ky është një gjest plot dashuri, mbështetje dhe shpresë për fëmijët me aftësi ndryshe dhe jetimët e Bashkisë Dimal.”
Atmosfera e festave të fundvitit ka përfshirë qytetin e Konispolit në jug të vendit, i cili është zbukuruar me drita dhe dekorime shumëngjyrëshe, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe festiv për banorët dhe vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga qendra e Konispolit, të zbukuruar anekënd, ku pema e Vitit të Ri, e ndriçuar me drita, është kthyer në qendër të gëzimit për fëmijët. Shkëlqimi i dekorimeve dhe atmosfera festive kanë sjellë momente gëzimi, veçanërisht për më të vegjlit.
Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kurbin, në kuadër të ‘Foltore 2’. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Berisha është shprehur se agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e kriminelëve, për t’u tërhequr nga tenderat. Këto komentet të Berishës erdhën pas skandalit të zbuluar nga Prokuroria e Posaçme në institucionin e AKSHI-t. Pjesë nga fjala e Berishës: Jemi në një kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë. Ja këtu jua them unë atyre atje, sot jemi më të gatshëm se kurrë t’u japim atë që meritojnë. Po po.…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me Drejtuesen Politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një vizitë festive në familjen Shkurti në Njësinë 5 në kryeqytet, duke ndarë urimet për festat e fundvitit. Gjatë takimit, gjyshe Naxhije dhe gjysh Hatipi u njohën si përfitues të bonusit të fundvitit për pensionistët, një mbështetje e akorduar për mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Bonusi synon të lehtësojë shpenzimet gjatë periudhës së festave dhe të ofrojë një ndihmë konkrete për të moshuarit. Balla dhe Manastirliu theksuan rëndësinë e rolit të gjyshërve në ruajtjen e vlerave…
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, zhvilloi një takim me senatorin amerikan Marco Rubio, ku diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin strategjik. Në postimin e tij në Facebook, Bushati nënvizoi se Rubio e konsideroi këtë lidhje historike një shembull të shkëlqyer të miqësisë dhe diplomacisë, duke e cilësuar si një histori suksesi nga pikëpamja politike dhe diplomatike. Postimi i plotë “Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane. Përmes përkrahjes së saj, vendi ynë u kthye nga një vend i izoluar komunist në një partner dhe aleat të besueshëm të SHBA-së, dhe sot është vendi më proamerikan në…
Nis zyrtarisht sot në ekranin e Top Channel, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania në edicionin e tij të pestë. Në një mbrëmje të gjatë, që premton emocione të mëdha, do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri. Reality show që mban mbërthyer para ekranit miliona shikues, shqiptarë anë e mbanë botës, vjen nën moderimin e Ledion Liços, ku nuk do të mungojnë dhe analizat e opinionistëve. Monika Kryemadhi do t’i bashkohet Arbër Hajdarit në rolin e opinionistes. Hajdari do të vazhdojë të mbajë këtë pozicion për të pestin edicion radhazi, duke ofruar…
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka bërë të ditur se është proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministria e Shqipërisë. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Lapaj shfaqet nga komisariati i policisë, ku deklaron se procedimin penal e ka marrë “si medalje”. Sipas tij, masa është marrë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Ai theksoi se protestat nuk do të ndalen dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimeve në sheshin përpara Kryeministrisë. “Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi…
Ayu Putri është indoneziania 20- vjeçare e arrestuar në Tiranë, e akuzuar për “Vrasja e foshnjës”. Vajza indoneziane lindi fëmijën e saj 2 muaj më parë dhe e braktisi duke e lënë në ballkon. Ajo kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë, bashkë me shoqet e tjera, me të cilat jetonin në një ambient të marrë me qira. Ato punonin pastruese nëpër lokale në kryeqytet. Në kohën që ka ardhur nga Indonezia ka qenë 5 muajshe shtatëzënë, dhe në muajin tetor e kanë kapur kriza të stresit dhe pas lindjes e ka braktisur fëmijën në banesë. Vajzat e tjera…
Në mes të dhjetorit, disa ushtarë të SHBA u vranë në një sulm në Siri. Qeveria amerikane fajëson milicinë terroriste Shteti Islamik dhe ka njoftuar hakmarrje. Tani, ushtria amerikane ka sulmuar më shumë se 70 objektiva. Sipas deklaratave të veta, forcat e armatosura të SHBA-së kanë nisur një sulm hakmarrës kundër milicisë terroriste Shteti Islamik (IS)në Siri. Kjo është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit vdekjeprurës ndaj ushtarëve amerikanë më 13 dhjetor, sipas Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Pete Hegseth, në platformën X. Operacioni Hawkeye Strike synon të shkatërrojë luftëtarët e IS-it, infrastrukturën dhe arsenalet e tyre. Në sulmin në…
Rreziku i abuzimit me alkoolin dhe lëndët narkotike nga të rinjtë shënon rritje. Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri, shpjegon se të rinjtë janë më të prirur të kërkojnë një gjendje euforie të menjëhershme, pa kuptuar pasojat serioze për shëndetin. “Të rinjtë janë grupi më i ekspozuar ndaj konsumimit të alkoolit, drogave dhe koktejeve të ndryshme. Duke qenë në një moshë entuziaste dhe të rrethuar nga atmosfera festive, ata shpesh kërkojnë një gjendje euforie “aty për aty”, pa marrë parasysh pasojat afatgjata dhe të dëmshme që këto substanca kanë në organizëm gjatë periudhave të caktuara festive, fokusi…
Nga Fatmir Mediu Dje u përcoll në media si një lajm pozitiv ndërtimin e ‘Smart City’, duke vendosur me mijëra kamera vëzhgimi në gjithë Shqipërinë nën pretendimin e luftës kundër krimit dhe sigurisë. 1-Së pari duhet sqaruar se si vend demokratik garantimi i privatësisë së qytetarëve është detyrim ligjor dhe kushtetues. 2-Është shumë e rëndësishme të dihet se kush është origjina e kompanive që propozojnë investime të tilla dhe sa janë ato pro NATO dhe brenda standardeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian. 3-Shqipëria është nga vendet e vetme në rajon e cila nuk ka një ligj për background chek (kontrollin…