Author: tirana

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve për shkak të mjegullës së dendur në Rrugën e Kombit, në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë, për të shmangur aksidentet. Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve. Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 129.

Read More

Gjykata e Posaçme vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e dosjes me 11 të akuzuar. Bëhet me dije se vendimi u dha në seancë paraprake, ndërsa të tjerët qe janë ende në kërkim dhe nuk dihet asgjë për ta, konkretisht për Talo Çelën, Ervis Martinaj dhe Marjus apo Suel Çela, çështja për ta do të shqyrtohet e veçuar. Gjykata kërkoi që ministria e drejtësisë t’i drejtohen me letërporosi autoriteteve belge për të kërkuar ekstradimin e Elio Bitrit. Në këtë çështje SPAK ka ngritur akuza si vrasje në rrethana cilësuese ndaj…

Read More

Konfliktet mes nxënësve të shkollave të mesme vijojnë të përsëriten, duke marrë përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Një rast i tillë është shënuar edhe të premten, ku një përplasje mes adoleshentëve nga zona e Vau Dejës ka alarmuar banorët dhe autoritetet. Sipas të dhënave, pas përfundimit të orëve të mësimit, nxënësit kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët udhëtojnë drejt shkollës dhe në kthim. Në pamjet filmike të siguruara, shihen dy grupe adoleshentësh që fillimisht përplasen me grushte, ndërsa më pas njëri prej tyre shfaqet duke mbajtur në dorë një mjet…

Read More

Një operacion i gjerë antidrogë i policisë është zhvilluar në disa provinca italiane kundër kriminalitetit të përhapur, me një bilanc prej 384 arrestimesh, 655 personash të denoncuar dhe sekuestrimin e 1.400 kilogramëve drogë. Puna “me ndikim të lartë” e Njësive Hetimore Territoriale (Squadre Mobili), të koordinuara nga Shërbimi Qendror Operativ, përveç goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike – herë pas here edhe përmes dyqaneve të kanabisit – dhe veprave penale të lidhura me kriminalitetin e përhapur, ka nxjerrë në pah edhe mënyrat e reja të furnizimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike. Shifrat Janë identifikuar 95.164 persona të dyshuar, prej të cilëve…

Read More

Për herë të parë në Shqipëri, një dron bujqësor është vënë në përdorim si mjet pune për monitorimin e kulturave bujqësore në zonat e Fushë-Krujës dhe Shkodrës. Kryeministri Edi Rama e solli sot këtë nismë në vëmendje, duke e konsideruar si një ndihmë të rëndësishme për fermerët. Sipas tij, droni mund të vlerësojë shëndetin e bimëve dhe të ndihmojë në përdorimin më efikas të inputeve bujqësore, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe përmirësuar cilësinë e prodhimit. Ky mjet i ri teknologjik do të shërbejë jo vetëm për fermerët, por edhe për Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë Krujë…

Read More

Zbardhet ngjarja e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u identifikuan, lokalizuan dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar, babë e bir. Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 29.11.2025, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së një shtetaseje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Drejtorisë Vendore…

Read More

Gjykata e Apelit të Venecias ka përmbys vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke dënuar me 215 vite burg anëtarët e një prej bandave më famëkeqe në Itali. Grupi kriminal i Gilberto Boatto, Paolo Pattarello, dy kryesorët, dhe i “shefit” të tretë, Loris Trabujo, janë dënuar në total të tre me 215 vite burg. Dënimi total nga 136 vjet në shkallën e parë është rritur në 215. Dënimi i Boatto-s shkon nga 22 vjet e 7 muaj në 29 vjet e 2 muaj, ndërsa dënimi i Pattarello-s shkon nga 15 vjet e 7 muaj në 26 vite, ndërsa Loris…

Read More

Atmosfera e fundvitit dhe festat e ndryshme shtojnë edhe numrin e personave që konsumojnë alkool apo eksperimentojnë me drogën, sipas specialistëve të shërbimit të Toksikologji-Adiktologjisë në QSUT. “Të rinjtë janë më të ekspozuarit për alkoolin. Janë më të ekspozuar për drogat. Për koktejlet, alkool, drogë… Janë më të rinj, më entusiaztë, atmosferë më shumë dhe i kanë momentet aty për aty, pa llogaritur një pjesë e tyre pasojat. Pasoja që mund të jenë afatgjatë dhe të dëmshme”, u shpreh Andrin Tahiri, Shef i Shërbimit të Toksikologji-Adiktologjisë, QSUT. Pacientët që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në QSUT paraqiten me…

Read More

Ekipi i mjekëve në repartin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme te një pacient 23 vjeçar, pas një aksidenti automobilistik. Përmes një postimi një postimi në rrjetet sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nënvizoi se falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor, u shmangën komplikacionet te pacienti që kishte pësuar një aksident automobilistik. Pacienti paraqiti një luksacion posterior sternoklavikular sinister, një dëmtim i rrallë dhe kompleks, me rrezik të lartë, por me ndërhyrjen kirurgjikale “Reponim i hapur me fiksim me FiberTape”, e realizuar sipas metodave bashkëkohore më të avancuara, u arrit duke…

Read More

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”. Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore,…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën se kur do të shqyrtojë në seancë plenare çështjen ndaj Arben Frrokut i dënuar nga Gjykata e Lartë me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Siç raporton Anila Hoxha në datën 17 shkurt 2026 Gjyqtarët Kushtetues shqyrtojnë në kërkesën e të akuzuarit i cili ka kërkuar rihapje e procesit. Frroku i cili besohet se gjendet në Holandë kërkon edhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nr. 443, datë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si dhe kthimin e çështjes…

Read More