Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Altin Dumani i dorëzon detyrën Klodian Brahos: I bindur se do çosh para misionin

10:46 / December 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5401
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u mbajt këtë të hënë, në orën 10:00, ceremonia zyrtare e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te drejtuesi i ri, Klodian Braho. 

Gjatë fjalës së tij, Dumani i uroi suksese Brahos, duke shprehur besimin se ai do të vijojë punën në forcimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

“I uroj shumë suksese z.Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëgiminë 6-vjeçare, duke e çuar përpara misionin e SPAK-ut, me integritet e vendosmëri! Faleminderit dhe suksese z.Braho!”, tha Dumani. 

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe përfaqësues të ambasadave, për të cilët Dumani shprehu falenderimet e tij për mbështetjen e ofruar gjatë detyrës së ushtruar prej tij. Po ashtu, ai kujtoi dhe sfidat që ka kaluar gjatë detyrës.

“Para se t’ia lë fjalën z. Braho, t’i kaloj zyrtarisht dhe stafetën më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një ndër kapitujt që ka qenë ndër më sfiduesit e karrierës sime si prokuror. Drejtimi i Prokurorisë së Posaçme ka qenë një privilegj i madh por edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot SPAK është më i fortë dhe i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Ky është rezultat i punës së palodhur të të gjithëve, i shpreh falenderimet çdo punonjësi që ka kontribuar me integritet dhe kurajo. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin, integritetin dhe sakrificat tuaja. Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time partnerëve tanë ndërkombëtarë që kanë qenë pranë nesh në çdo hap. Një falënderim i veçantë dhe për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe.“, tha Dumani.

Klodian Braho është zgjedhur në krye të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar, pas një vendimi të marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) gjatë seancës maratonë të 11 dhjetorit.

Klodian Braho u votua nga 7 anëtarë të KLP-së, duke siguruar shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit. Në garë ishin pesë kandidatë. Përveç Brahos, kandiduan edhe Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj. Nga votimi përfundimtar, tre anëtarë të KLP-së mbështetën Adnan Xholin, një votë shkoi për Elvin Gokajn, ndërsa asnjë votë nuk u dha për Doloreza Musabelliun.

Altin Dumani Klodian Braho misioni spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“KLP dhe KLGJ, fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”/ Rama s’e kursen administratën: Ka njerëz që janë me meritë dhe të tjerë me “WhatsApp”

11:34 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.