Marrëveshja për normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur në vitin 2023, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit, thuhet në aktin e mbrojtjes kombëtare që e nënshkroi Presidenti Trump. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, nënshkroi ligjin që zyrtarizon Aktin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, i miratuar nga dy dhomat e Kongresit amerikan, që kap shifrën e gati një trilion dollarësh, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në këtë dokument përmendet edhe Kosova dhe Marrëveshjapër rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo Marrëveshje, sipas dokumentit, “përfaqëson…
Author: tirana
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar zhvilloi një tryezë të hapur diskutimi mbi Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore. Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi theksoi nevojën për bashkimin e forcave progresiste për të ndërtuar një projekt të ri politik dhe për të rikthyer fokusin te reformat e mëdha. ”Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të vështira në raport me shtetin, me Kushtetutën, edhe me jetën publike. Korrupsioni është i kudondodhur dhe çdo ditë ka skandale që përfshijnë ekzekutivin në gjithë nivelet, por edhe segmentet si biznesi, mediat, madje edhe ndërkombëtarët”,-tha Shehi. Duke folur për reformën territoriale, Shehi kërkoi që ndryshimet në ndarjen…
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident, Ilir Gjoni. DEKRETI: Neni 1 Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Dekret nr. 497″.
Pas betimit në Kuvend, avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, mori zyrtarisht detyrën këtë të premte, duke nisur ushtrimin e mandatit kushtetues që i është besuar. Prezantimi zyrtar u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj në përputhje me procedurat kushtetuese dhe në frymën e vijimësisë institucionale. Zgjedhja e drejtuesit të ri vjen në një moment të rëndësishëm për institucionin dhe për vendin, ndërsa Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit evropiannjë proces ku respektimi dhe garantimi i lirive e të drejtave të njeriut përbën një vlerë qendrore dhe një standard të patjetërsueshëm. Institucioni…
Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të vendoset heqja ose jo e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, është shtyrë, pa u lënë një datë për mbledhjen e radhës. Palët janë dakordësuar që deputetët ta marrin USB-në me vete. Fillimisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se dokumentacioni nuk duhet të dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Balla u ka thënë demokratëve që provat (USB) ta shohin në mbledhje dhe të mos i marrin me vete. Por me sa duket palët kanë gjetur dakordësinë për të marrë USB-në. Prokurorët kanë sqaruar…
Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Shkodrës i ka dhënë dritën jeshile miratimit të buxhetit të Bashkisë Shkodër për vitin 2026, në vlerën prej 3.4 miliardë lekësh. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci u shpreh se buxheti i miratuar garanton vazhdimësinë e investimeve dhe shërbimeve për qytetarët në të gjithë territorin e bashkisë, nga Velipoja deri në Theth. Beci ftoi këshilltarët e majtë dhe të djathtë që të bashkohen për Shkodrën përtej ndarjeve politike. Buxheti për vitin 2026 është rreth 15 për qind më i lartë krahasuar me një vit më parë. Investimet e…
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur këtë të premte në SPAK. Prokuroria e Posaçme zgjati në Korrik afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës. Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist. Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me…
Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka treguar më shumë për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK. Bazuar në atë që thuhet në komunikimin zyrtar të ambasadës, Dumani mund të ketë rol për institucionet e drejtësisë në Kosovë. ”Të kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, ish-shefin e SPAK-ut për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”,-thuhet në njoftim.
Partia ”Mundësia” mbajti një protestë jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj. Për të protestat janë “detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet”. Kryetari i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj në fjalën e tij përpara protestuesve paralajmëroi se kjo e sotmja nuk është protesta e…
Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaccme janë bërë shkak për të shtyrë sërish hetimet deri në datën 22 mars 2026. Përmes mbrojtësit ligjorë Henrik Ligori, Ahmetaj i ka pritur me indiferentizëm shtyrjet e herë pas hershme të afateve, teksa interesi i tij që në krye të herës vijon të jetë zbardhja e të vërtetës dhe që organi i akuzës të marrë të…
”BE-ja duhet të jetë e hapur për t’u riangazhuar në bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa diplomacia në lidhje me konfliktin në Ukrainë po fiton vrull”, tha presidenti francez Emmanuel Macron. Ai shtoi edhe se disa vende kanë vendosur tashmë kontakt me Moskën, duke shtuar se “evropianët dhe ukrainasit kanë interes të gjejnë kornizën për t’u riangazhuar siç duhet në atë diskutim”. “Mendoj se do të bëhet përsëri e dobishme të flas me Vladimir Putinin”, tha Macron, duke shtuar se pa një kuadër të strukturuar, “ne po diskutojmë mes vete ndërsa negociatorët shkojnë vetëm për të folur me rusët.…
Ardian Kalija, avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar të shtyhet me 3 javë mbledhja e Këshillit të Mandateve për tu njohur më të gjitha aktet e SPAK. SPAK ka thënë se maksimumi mund të marrë 5 ditë kohë për tu njohur me aktet, por avokati thotë se janë 10 mijë faqe dosje. PS-ja propozon që mbledhja të shtyhet më datë 19 janar.