Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji sherr me deputetin: Më kërkove firmën për Shabanin, por s’pranova! Berisha: Takimet e tua janë private

21:25 / December 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MixCollage 13 Dec 2025 09 12 PM 3655
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Votimi i Endrit Shabanit si Avokat të Popullit ka qenë “molla e sherrit” në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së me dyer të mbyllura, mes deputetit demokrat të Elbasanit Bled Himçi dhe ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Deputeti Bled Himçi akuzoi Salianjin se ai i kërkoi atij që të jepte firmën për kandidatin Endrit Shabani, kërkesë që Himmci nuk ia plotësoi Salianjit.

REPLIKAT

Bled Himçi: Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së. Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin, kjo nuk të nderon dhe nuk ka moral. Mua ma ke kërkuar personalisht ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ua ke kërkuar edhe kolegëve të tjerë dhe ata, në mirëbesim, ta dhanë.

Nuk mund të qëndrojnë në Partinë Demokratike edhe demokrati idealist, edhe pazarexhiu. Nuk mund të qëndrojnë në PD edhe militanti, edhe ai që helmon çdo ditë në media apo rrjete sociale, në emër të faktit që po i dhimbsen demokratët, ndërkohë që kanë punuar hapur në zgjedhjet e 11 majit.

Salianji: As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë, çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash dhe e thua, por kujtohu se po e shoh që as emrin nuk e paske në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdije.

Berisha: Takimet i kam konsideruar private.

Salianji: Nëse në takime private mblidhni aq shumë njerëz, vetëm mirë i bëni PD-së. Të dalë secili të mbledhë aq njerëz në çdo zonë dhe ne i mbushim sheshet.

endri shabani PD Salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

09:08 / September 25, 2026

Gazetari Ferhati zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

21:40 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.