Këtë të premte Gjykata Kushtetuese ka hequr masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO, duke e kthyer në detyrë Belinda Ballukun në postet si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. Por në fuqi ka lënë masën e daljes nga vendi. ”Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra zv/ministrin e Brendshëm Julian Hodaj. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë pas propozimit të kryeminisitrit dhe hyn në fuqi menjëherë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, njofton Këshilli i Ministrave. Njoftimi i plotë •Sipas vendimit të drejtën e trajtimit me ushqim,…
PD ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi për 30 ditë. Kjo këresë vjen pas debatit të zhvilluar ditën e djeshme në seancën maratonë mes Ballës dhe Berishës. Shkak për këtë kërkesë është bërë një frazë e thënë nga Balla: “flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari”. Kjo ishte kthim përgjigje për Berishën, i cili në foltore e cilësoi Endrit Shabanin si ‘lepur i Surrelit’ duke nënkuptuar se ai është shërbëtor i Edi Ramës. Demokratët kanë pretenduar se Balla…
Këtë të premte Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtimin ankimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre Infrastrukture. Qeveria ”Rama 4” kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra. Trupa e gjyqtarëve të Kushtetueses u nda 5 me 3, ndërsa tashmë pritet të caktohet edhe relatori i çështjes dhe data kur do të shqyrtohet ankimi. Ende nuk raportohet të ketë një vendimmarrje mbi kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Ballukun, deri në shqyrtimin…
Praninë e disa ambasadorëve, duke përfshirë SHBA-në dhe BE-në, në seancën për zgjedhjen e kreut të SPAK, për Sali Berishën është një mesazh kundër Edi Ramës. Sipas liderit të Partisë Demokratike, prania e diplomatëve kishte vetëm një qëllim që sipas tij Rama të mos kapte SPAK-un. “Një faktor i sigurt është se ajo prani aq e fuqishme ndërkombëtare ka patur vetëm një qëllim, që Edi Rama dhe qeveria të mos e kapë Skapin. Kjo do të thotë, që kështu e interpretoj unë këtë”. Zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK e konsideron kushtetuese, por ka një kritikë për anëtarët…
Deputeti i PD, Luan Baçi sqaron zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit dhe akuzat se Partia Demokratike kishte dhënë firmat apo votat për kandidaturën e tij. Baçi mohoi kategorikisht që ndonjë deputet i PD-së ta ketë votuar Shabanin, duke theksuar se mazhoranca është ajo që siguroi 84 votat e nevojshme. Sipas tij, konfuzioni është qëllimshëm i ushqyer nga “propaganda e mazhorancës” për të krijuar idenë se ka pasur një marrëveshje të fshehtë. Baçi shpjegoi se firmat e deputetëve të PD-së nuk nënkuptojnë mbështetje për një kandidat të caktuar, por thjesht një mundësi procedurale për t’i lejuar çdo individi…
Avokati Artan Gjermeni pasi ka dhënë dorëheqje nga mbrojtja për kryebashkiakun Erion Veliaj, tregoi dhe arsyet. Ai tha se do të jetë në seancën gjyqësore të 5 janarit, dhe më pas jo. “Dhashë dorëheqje në këtë fazë të procesit dhe pas një reagimi ndaj një kërkese elementare; njohja me aktet e dosjes. Në momentin kur u njoha me vendimin, unë mora dhe vendimin tim. Do të jem dhe në 5 janar në gjyq, deri sa avokatja tjetër e caktuar kryesisht nga organi i procedurës, të jetë e mundur që të shoh dhe artikulimet e saj për këtë çështje”, tha ai.
Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimin për të pandehurit Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, të paraqitur pranë GJKKO-së në datën 4 tetor të këtij viti. Ata akuzohen për vrasje, shkatërrim prone me eksploziv dhe një sërë veprash të tjera të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kujtojmë se vala e arrestimeve në kuadër të këtij grupi kriminal erdhi pas ‘zbërthimit’ të Tafanit para hetuesve, ku u zbardhën një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.
Kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit Delina Ibrahimaj, ndodhen këtë të premte, më 12 dhjetor, në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, konkretisht përmes portalit puna.gov.al. Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj foli pak për buxhetin e vitit 2026 të miratuar ditën e djeshme në seancën maratonë të zhvilluar në Kuvend. Ibrahimaj tha se ndonëse në këtë buxhet janë përqendruar më shumë në dy kategoritë e tjera siç janë pensionistët dhe të punësuarit, nuk kanë harruar të mbështesin të rinjtë dhe tha se kësaj kategorie i janë dedikuar 12…
Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të saj. Për këtë rast ishte organizuar një aktivitet ku ndër të tjera u shfaq një video për historikun e partisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet se pse në atë regjistrim ishte retushuar figura e Lulzim Bashës, i cili ka mbajtur drejtimin e partisë për tetë vite. Berisha tha gjatë konferencës me gazetarës se nëse do ta kishte bërë vetë atë video do ta kishte vendosur Bashën me një kryq të kuq për arsye se dëmtoi opozitën shqiptare. “Së pari të siguroj që po ta kisha bërë unë atë…
Shqipëria po përshpejton transformimin digjital të shërbimeve publike. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se vendi ka arritur një rekord të ri në fushën e revolucionit digjital, me 10 shërbime kadastrale të automatizuara tashmë përmes teknologjisë “blockchain”. Përmes platformës e-Albania, qytetarët mund të kryejnë pagesa online direkt nga karta bankare, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë. Rama u shpreh se në fund të vitit të ardhshëm do të kalojmë plotësisht në një kadastër dixhitale, duke rritur shpejtësinë dhe cilësinë. “Shqipëria po shënon një rekord të ri të revolucionit digjital me tashmë 10 shërbime kadastrale të automatizuara përmes teknologjisë blockchain, ndërkohë që tashmë…
Rishfaqja e fashove në dorën e presidentit amerikan, Donald Trump, ka nxitur sërish spekulime të forta për gjendjen e shëndetit të tij, raporton CNN. Shtëpia e Bardhë u nxit edhe një herë të sqarojë situatën, duke deklaruar sot se Trump mban fasho në dorë për të mbuluar mavijosjet që i shkaktohen nga shtrëngimet e shumta të duarve gjatë takimeve të përditshme në Zyrën Ovale dhe jo vetëm. “Presidenti realisht shtrëngon duar gjatë gjithë kohës. Zyra Ovale është si një stacion qendror. Ai takon më shumë njerëz sesa mund ta imagjinoni çdo ditë”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt,…