Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kushtetuesja kalon për shqyrtim akimimin e Ramës për Ballukun

15:55 / December 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1765269111 belindaballukuediramagjykatakushtetuese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtimin ankimin e kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre Infrastrukture. Qeveria ”Rama 4” kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

Trupa e gjyqtarëve të Kushtetueses u nda 5 me 3, ndërsa tashmë pritet të caktohet edhe relatori i çështjes dhe data kur do të shqyrtohet ankimi. Ende nuk raportohet të ketë një vendimmarrje mbi kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Ballukun, deri në shqyrtimin e ankimit të Ramës, i cili me kalimin për shqyrtim legjitimohet edhe si palë në çështje.

Parashikimi kushtetues, sipas të cilit anëtari i qeverisë gëzon imunitetin e deputetit, është pika kryesore mbi të cilin kryeministrit Edi Rama ka ndërtuar ankimin. Sipas ankimit, përsa kohë nuk mund të vendoset gjyqësisht pezullimi nga detyra i deputetit, kjo s’mund të ndodhë as për një ministër.

Po ashtu në ankimim flitet për ndërhyrje të pastër në kompetencat e një tjetër pushteti, siç është ai ekzekutiv, dhe se GJKKO ka marrë attribute që nuk ia njeh Kushtetuta. Qeveria nuk e ka ankimuar në Kushtetuese masën tjetër të sigurisë për ndalimin e daljes jashtë shtetit.

balluku Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

23:00 / June 30, 2026

Valdrin Pjetri emërohet në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave

22:18 / June 30, 2026

12 të plagosur nga aksidenti, Koçiu viziton të aksidentuarit te Trauma

20:57 / June 30, 2026

Zv.kryeministrja Koçiu: Dhuna në protestën jashtë Kuvendit, e organizuar nga një grup njerëzish që vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit

19:42 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.