Author: tirana

Vendimi i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Europian për përshpejtimin e trajtimit të procedurave të azilit për emigrantët e paligjshëm duket se do të ndryshojë situatën edhe në kampin e Gjadrit. E përditshmja italiane “La Repubblica” shkruan se qeveria e Giorgia Melonit ka vendosur të bëjë ndryshime në mënyrë që në pranverë të vërë në funksion edhe kampin e hapur në Shqipëri. Sipas një plani të Ministrisë së Brendshme italiane, emigrantët nuk do të sillen në Gjadër menjëherë sapo kapen në det të hapur, por do të bëjnë fillimisht një kontroll të shpejtë në qendrat italiane të ngritura për…

Read More

“Mirëqenia e magjistratit është mirëqenia e drejtësisë, dhe mirëqenia e drejtësisë është mirëqenia e shtetit.” Me këtë mesazh të drejtpërdrejtë dhe thelbësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, hapi fjalën e tij në Konferencën Kombëtare të Drejtësisë, duke sjellë për herë të parë në qendër të politikës publike konceptin e mirëqenies së magjistratit si themel i funksionimit të një drejtësie të pavarur dhe efektive. “Në Shqipëri, mirëqenia e magjistratit nuk është bërë ende pjesë organike e politikave publike. Ajo mungon në analizat strategjike të institucioneve shtetërore, sepse nuk është artikuluar si prioritet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i…

Read More

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.Burimet i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, se çështja nën hetim deri në 2024 ishte regjistruar për fshehje pasurie. Por SPAK pas shumë kërkimesh dhe veprimesh doli në konkluzionin se fakti nuk ekziston ndaj dhe i pushoi hetimet. Kjo çështje ju dërgua gjyqtarit paraprak që konstatoi të njëjtën gjë dhe i dha të drejtë SPAK duke vulosur përfundimisht rezultatin se ish kryegjyqtari nuk ka kryer vepër penale, pra nuk ka refuzuar dhe nuk ka fshehur pasuri.

Read More

Ditën e sotme ka nisur zyrtarisht procedura për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, që u krijua si pasojë e dorëheqjes së Elsa Toskës në shtator 2024. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike miratoi me tetë vota pro shpalljen e vakancës për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i takon Kuvendit ta zgjedhë. Ky anëtar do të ketë mandat të plotë 9-vjeçar në ushtrimin e detyrës. Tre deputetë të opozitës nuk morën pjesë në votim. Kreu i komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se që nga momenti i publikimit në faqen e Kuvendit kandidatët që aplikojnë kushtet dhe kriteret kanë…

Read More

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK ku u godit një grup kriminal i trafikut të drogës. Mësohet se akuzat ndaj tyre janë provuar në bazë të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku sipas burimeve nga SPAK janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimi u krye nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi. Për këtë dosje janë firmosur nga Gjykata e Posaçme me urdhër të SPAK 14 masa sigurie. Bëhet fjalë për tre episode trafiku ndërkombëtar. E para lidhet me një ngarkesë prej gati 1.8 tonë kanabis e bllokuar në Mal të Zi dhe…

Read More

Temperaturat që shkojnë deri në -4 gradë celsius në juglindje të vendit janë shoqëruar me mjegull këtë mëngjes e cila ka qenë prezente në qytetin e Korçës Vështirësi në fushëpamje ka patur edhe në akset nacionale Korçë – Pogradec, Korçë – Devoll, Korçë – Ersekë dhe Maliq – Gramsh, ku mjegulla bëhet më e fortë ndaj e për këtë sektori i policisë së qarkullimit rrugor ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe kenë kujdes të shtuar në këto segmente. Temperaturat e ulëta pritet të shoqërojnë juglindjen përgjatë këtyre 7 ditëve, ku në fshatrat malore të Dardhës apo në…

Read More

Sporti i skive shqiptar po përjeton një moment historik, teksa Denni Xhepa, 22 vjeç, ka regjistruar dy rezultate të jashtëzakonshme në disiplinën Giant Slalom, pjesë e aktiviteteve të Alpine Skiing Audi FIS World Cup. Në garën e datës 8 dhjetor, Denni u ngjit në podium, duke u renditur i treti në botë, menjëherë pas dy francezëve: Talayarch Clement dhe Heude Arthur. Me një skijim teknik dhe një ritëm agresiv, ai tregoi qetësi dhe pjekuri sportive të jashtëzakonshme për një sportist të moshës së tij.Në garën e datës 9 dhjetor, Denni Xhepa shënoi një tjetër rezultat të shkëlqyer duke fituar garën…

Read More

Autoritetet amerikane po planifikojnë t’u kërkojnë turistëve të huaj nga vendet që janë të përjashtuara nga vizat, përfshirë Japoninë, Australinë dhe Korenë e Jugut, që të deklarojnë historikun e tyre në rrjetet sociale për pesë vitet e fundit kur aplikojnë online për Sistemin Elektronik të Autorizimit të Udhëtimit (ESTA). Sipas një njoftimi të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP) të publikuar të mërkurën, propozimi vjen si përgjigje ndaj një urdhri ekzekutiv të janarit, i cili ka në shënjestër terrorizmin dhe sigurinë kombëtare dhe synon të “sigurojë që të gjithë të huajt … të verifikohen dhe kontrollohen në shkallën…

Read More

Spitali Universitar i Traumës (SUT) ka dalë në një deklaratë ku siguron të gjithë qytetarët, se punimet për rikonstruksionin në disa pjesë të godinës, nuk do të ndikojnë në funksionimin e shërbimeve mjekësore. “Stafi mjekësor dhe të gjitha strukturat për pritjen, trajtimin dhe akomodimin e pacientëve të traumës dhe politraumës do të vijojnë të operojnë normalisht, me kapacitet të plotë dhe pa asnjë pengesë në aksesimin e shërbimit”, njoftoi Spitali i Traumës. SUT-i bën me dije se rikonstruksioni i ambienteve është pjesë e punës për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe në përputhje me standardet bashkëkohore në shëndetësi. “Faleminderit…

Read More

Pronari i biznesit të reklamave në Shkodër, pranë të cilit u vendos një sasi tritoli mbrëmjen e së martës, Lulzim Mehmeti, ka dhënë dëshminë e tij para Policisë së Shkodrës. Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë konflikt, kërcënim apo shqetësim që mund të lidhej me shpërthimin. “Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur sot në mëngjes një operacion të gjerë në Nikël, Fushë-Krujë, kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”. Operacioni është duke vijuar dhe përfshin kontrolle në banesa të ndryshme. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste për disa persona, përfshirë Rexhep Rrajen, djalin e një ish-deputeti socialist, Rrahman Rraja. dhe disa të tjerë të lidhur me këtë grup. Grupi “Rraja” ka qenë në fokus të institucioneve prej vitesh, për dyshime lidhur me aktivitete të ndryshme kriminale. Sipas burimeve, personat e përfshirë dyshohet të jenë…

Read More