Sot, më 2 nëntor 2025, Shqipëria i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Sipas njoftimit të Kryeministrisë, homazhet publike nisin në orën 08:30 dhe do të vijojnë deri në 11:00, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të nderojnë figurën e një prej politikanëve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar. Në orën 11:15 është parashikuar të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik, ndërsa ceremonia funebre shtetërore do të nisë në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta të…
Author: tirana
Kombëtarja shqiptare e të Amputuarve zhvilloi sot ndeshjen e dytë në Nations League Amputee, në Ligën D, përballë Skocisë në Bukuresht. Ekipi po fiton eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare dhe vijon rrugëtimin për të ndërtuar një grup gjithnjë e më konkurrues. Shqipëria do të mbyllë fazën e grupeve ditën e diel ndaj Kosovës, në orën 13:00.
Qeveria ka shpallur 2 nëntorin ditë zie, në nderim të Fatos Nanos. Në respekt të kontributit të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në nderim të Fatos Nanos do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin në Pallatin e Kongreseve. Detajet e protokollit shtetëror për ceremoninë e së dielës: 07:45 – Marrja e trupit të të ndjerit nën kujdesin e Shtetit Eskorta ceremoniale e përbërë nga pararoja, automjeti funeral, motoçiklistët dhe automjete të tjera utilitare për transportin e familjarëve, vendoset pranë banesës ku prehet trupi i të ndjerit. Një njësi prej 8 oficerësh në…
Një shpejtësi në kalimin e akteve për arritjen e shkarkimit. Kjo është ajo çka avokatët e Veliajt konstatuan gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese. Avokati mbrojtës i Veliajt, Alban Dokushi ka renduar të gjithë procedurat e ndërmarra që nga Këshilli Bashkiak e deri tek firmosja e vendimit për shkarkimin nga Këshilli i Ministrave. “Nga të gjitha materialet e dërguara nga Gjykata Kushtetuese që përbëjnë procedurën që nga propozimi deri tek shkarkimi i Veliajt, vërehet se mbledhja e Këshilli Bashkiak është caktuar më datë 23 shtator. Në datë 24 është bërë zbardhja dhe protokollimi i vendimi të Këshillit Bashkiak. Po në datë…
Kandidati i pavarur në Bashkinë e Vlorës, Gjergj Nika fton kandidaten socialiste Brunilda Mersini në debat publik. “Ftoj kandidaten e Partisë Socialiste, znj. Brunilda Mersini, në një debat publik mbi çështjet që prekin qytetin tonë Bashkinë, zhvillimin, programet dhe vizionin për të ardhmen e Vlorës”, lexohet në postimin e Nikës në Facebook. “Nëse znj. Mersini nuk pranon, ftoj në debat të gjithë deputetët e qytetit të Vlorës, për të diskutuar hapur mbi punën, përgjegjësitë dhe të ardhmen e bashkisë sonë. Transparenca dhe dialogu janë thelbësore për një Vlorë më të mirë”, shton më tej Gjergj Nika në postimin e tij.
Kandidatja e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka vënë në qendër të fushatës së saj angazhimin për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave përmes mbështetjes së sipërmarrjeve të drejtuara prej tyre. Gjatë një vizite në sipërmarrjen e Mimoza Vojkës, e cila operon prej vitesh në industrinë e tekstileve dhe eksporton në disa tregje ndërkombëtare, Manastirliu vlerësoi rolin e grave në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe frymëzimin që ato sjellin në shoqëri. “Është kënaqësi të shohim gra si Mimoza, që me pasion e përkushtim kanë ndërtuar biznese të suksesshme, dhe vajza si Felis Emanuel, që…
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Barbullinjë, ku një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është nxjerrë nga zjarrfikësit për t’u transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Në momentin e nxjerrjes nga kabina, ai ka qenë koshient, por kishte pësuar plagë të rënda. Fatmirësisht, nuk ka pasur mjete të tjera të përfshira në aksident. Në vendngjarje ndodhen efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po dokumentojnë ngjarjen dhe po disiplinojnë qarkullimin në këtë aks rrugor.
Sot Juventusi feston 128 vite histori. Për ta përkujtuar këtë përvjetor, klubi bardhezi publikoi një video të shkurtër me zërin e Alessandro Del Pieros: “Emri ynë është identitet, do të thotë riní. Të lindurit më 1897 nuk është koha që na përcakton; jemi simbol elegance, tradite dhe krenarie italiane, e qepur si një lëkurë e dytë. “Pinturicchio” shikon edhe përpara: “Historia jonë vazhdon, shkruhet sot dhe do të shkruhet nesër. Jemi Juventusi, që nga viti 1897 dhe përgjithmonë”.
Qeveria ”Rama 4” shpalli 2 nëntorin ditë zie kombëtare, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare. Në respekt të kontributit të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në nderim të Fatos Nanos do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin në Pallatin e Kongreseve. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë. Ndërsa në orën 12:00 të ditës së dielë do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Ceremonia do të…
“Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë. Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa pritet që autopsia të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes. Faruk Fatih Özer u arrestua më 30 Gusht të vitit 2022 në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqi, ku u ekstradua në Prill vitit 2023.
Rob Jetten ka fituar zgjedhjet për t’u bërë kryeministri më i ri në moshë në historinë e Holandës. Pse kaq shumë vëmendje? Përveçse është i ri dhe tërheqës, është në lidhje me një sportist po aq simpatik dhe është gjithashtu kryeministri i parë haptazi i deklaruar si homoseksual në vend. Në moshën vetëm 38-vjeçare, lideri liberal centrist Rob Jetten doli fitimtar në zgjedhjet e ngushta të së mërkurës kundër populistit të djathtë ekstrem Geert Wilders. Me këtë fitore, ai mund të bëhet kryeministri më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Holandë, si edhe i pari që deklarohet hapur si homoseksual.…
PS rrëzoi në Kuvend dy kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore për çështjen ‘McGonigal’ dhe zgjedhjet e 11 majit, ndaj për këtë Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje të grupit parlamentar. PD e quan vendimin e Kuvendit për mosngritjen e këtyre dy komisioneve, si një akt antikushtetues për opozitën dhe vetë parlamentarizmin. ”Refuzimi nga Edi Rama i të drejtës së opozitës, për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore për farsën zgjedhore të 11 Majit dhe aferën personale me “McGonigal”, është një akt antikushtetues që asgjëson një nga funksionet kryesore të Kuvendit – atë të kontrollit parlamentar. Përmes këtij akti Edi Rama nuk…