Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhuna në shoqëri po gjenerohet nga familja

16:05 / December 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4588
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Rastet e shumta dhe konfliktet në shoqërinë shqiptare kanë ngritur edhe shqetësimin e sociologëve. Sipas tyre, shoqëria shqiptare ka dalë nga busulla, dhe kjo për faktin pasi jo vetëm fëmijët, por edhe të rinjtë dhe mosha e rritur po përfshihen në konflikte banale duke gjeneruar vrasje dhe dhunë”, thotë gazetarja e Tv Klan Erikleda Dorezi. 

“Ne kemi një situatë të përhapjes së dhunës në shoqërinë shqiptare. Dhuna është bërë patologjia kryesore në jetën e sotshme të shoqërisë shqiptare. Pra, është bërë një linjë që rrjedh kudo, dhe të përfshirë në këtë situatë objektet e sherrit dhe krimit janë shtuar shumë dhe subjektet e përfshira janë shumë. Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në punë, në ambiente publike, në rrugë… një neurotizëm social i jashtëzakonshëm. Konfliktet në shoqërinë tonë nuk zgjidhen në mënyrë humane, por në mënyrë kriminale, me dhunë, me vrasje, dhe krimi po banalizohet në mënyrë të keqe”, tha Tushi.

Sociologët ngrenë alarmin për gjenerimin e kësaj dhune, sipas të cilëve në krye të saj qëndron familja. Kjo e fundit po ndërton “bishën kriminale”, siç e quajnë ata.

“Kjo dhunë gjeneron nga familja. Familja është fabrika sociale më e rëndësishme; brenda familjes ndërtohet njeriu human apo bisha, apo njeriu kriminal. Ne kemi nevojë të ngremë alarmin, nuk mund të bëjmë moralin e strucit dhe të mos kuptojmë që kriminaliteti po bëhet i jashtëzakonshëm”.

Sipas sociologëve, dhuna dhe krimi në familje përbëjnë edhe numrin më të lartë të rasteve kriminale; për këtë arsye duhet të tregohet më kujdes në familje, shkollë dhe shoqëri./Klan

Dhuna familja gjenerohet shoqëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.