Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salla takim me përfaqësues të Bankës Botërore për ecurinë e projektit CRAD

15:47 / December 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1764859212 andissalla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim pune me Sameh Naguib Wahba, Drejtor Rajonal i Praktikës për Planetin në Bankën Botërore, si dhe me ekipin teknik të saj, në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria ndaj Klimës dhe Zhvillimi i Bujqësisë” (CRAD).

Salla vlerësoi bashkëpunimin 33-vjeçar ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Botërore, duke theksuar kontributin e vijueshëm të institucionit në mbështetjen e reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit bujqësor. Ministri nënvizoi rëndësinë strategjike të projektit CRAD, veçanërisht në drejtim të bujqësisë inteligjente, forcimit të kapaciteteve laboratorike dhe zhvillimit të klasterit të ullirit.

U vlerësua progresi i bërë për krijimin e konsorciumit të vajit të ullirit “Berati 2400 vjet”, një nismë e financuar nga Qeveria Shqiptare dhe e mbështetur teknikisht nga Banka Botërore. Konsorciumi synon bashkimin e 50 fermerëve dhe aktorëve të tjerë të zinxhirit të vlerës për prodhimin dhe tregtimin e vajit të ullirit me markën “Made in Berat”, duke krijuar një brend të qëndrueshëm shqiptar për tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

Përveç Beratit, pesë bashki të tjera Fier, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë, janë përzgjedhur si zona pilot për ngritjen e konsorciumeve të ngjashme, duke ndërtuar themelet e një rrjeti kombëtar bashkëpunimi në bujqësi dhe rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare.

Në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, si: studimi i parafizibilitetit për sigurinë e digave, investimet në sigurinë ushqimore dhe laboratorët, zgjerimi i bujqësisë inteligjente përtej zonës pilot, si dhe vijimi i ndërhyrjeve në sistemin ujitës të Lushnjës.

Salla shprehu angazhimin maksimal për përmbylljen me sukses të Misionit të Vlerësimit të Mesëm që do të zhvillohet brenda muajit dhjetor, si dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me Bankën Botërore në funksion të zhvillimit afatgjatë të sektorit bujqësor dhe rural në vend.

andis salla Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.