Roland Bejko, kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike për Tiranën zhvilloi takimin e radhës me demokratët në Astir. Në takim, Bejko theksoi se, “PD në këto zgjedhje është e vetmja alternativë, ndërsa partitë e tjera janë 5 logo të majta. Qëndresa, sakrifica, puna dhe organizimi janë cilësitë kryesore që ne kemi për të fituar kundër Erjon Veliajt, kundërshtarit tonë dhe oligarkisë politiko-ekonomike”. “Zona e Astirit duket qartazi, që është konceptuar si një lagje periferike provinciale e Tiranës ku mungon gjithçka, përkatësisht kopshtet, shkollat, rrugët e përshtatshme dhe prindërit kalojnë orë të tëra në trafik me fëmijët e tyre”, nënvizoi…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka hapur fushatën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit. Kreu i qeverisë tha se qyteti bregdetar ka arritur një transformim rrënjësor dhe se qëllimi është që Durrësi të kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në Mesdhe. “Me investimet e reja, Durrësi do të ketë një transformim rrënjësor dhe do të kthehet në një destinacion nga më të kërkuarit në Mesdhe. Do të rriten mundësitë për punë dhe më të mirëpaguara. Këtu janë dy porte kyçe për turizmin dhe tregtinë porti i ri i turizmit dhe ai i ri tregtar. Për të dyja këto…
Në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë raportohet për një shpërthim. Dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Shpërthimi ka ndodhur në katin e 9 të një pallati. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Prej me shumë së një muaj nuk e shikon fëmijën 4 vjeç pasi është akuzuar nga ish-bashkëshorti për agresivitet dhe është denoncuar. Ajo sot është jashtë kufijve te Shqipërisë dhe larg vajzës 4 vjeçe. Nëna e saj kërkon që të komunikojë me ish-dhëndrin pasi ky i fundit me djallëzi dhe forcë i ka marrë mbesën. E vetme dhe pa asnjë shprese vajza e Asijës ndodhet në një qendër sociale duke vuajtur mungesën e të bijës. Sot në studio gruaja apeloi për ndihmë, ndërsa i bëri thirrje ish-dhëndrit që t’i kthejë vajzën nënës së saj. Mësohet se martesa e tyre ishte…
Vladimir Putin është i vendosur të nënshkruajë një ligj që rregullon rekrutimin ushtarak në Rusi, një veprim që ka ngjallur frikën për një valë tjetër mobilizimi për luftën e Moskës në Ukrainë. Projektligji do të lejonte dërgimin elektronik të letrave të thirrjes ushtarake, përveç letrave tradicionale dhe do të ndalonte personat që janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak të udhëtojnë jashtë vendit. Zyrtarët rusë kanë mohuar sugjerimet se projektligji shtron bazat për një valë të re mobilizimi. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se ka për qëllim vetëm “të rregullojë rrëmujën” që pasoi urdhrin e diskutueshëm të…
Shumë situata në jetën e përditshme mund të na bëjnë të pyesim veten nëse mungesa e kujtesës është një shenjë normale e rënies njohëse apo edhe fillimit të demencës. Kujtesa juaj ndryshon, veçanërisht me kalimin e viteve dhe moshës. Disa njerëz arrijnë t’i kuptojnë dhe njohin këto ndryshime te vetja përpara se t’i vërë re dikush tjetër. Në shumë raste të tjera, janë familjarët ose miqtë e afërt ata që i vërejnë ndryshimet në humbjen e kujtesës, sjelljes ose aftësive të tjera. Ndryshimi midis sjelljeve të lidhura me moshën dhe shenjave të para të demencës mund të jetë shumë i…
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë për TVCG ka thënë se ka dëshirë të martohet, por “askush nuk i jep vajzën për t’u martuar”. Sigurisht që deklarata e tij në sens shakaje ka shkaktuar të qeshura në publik. Gjatë intervistës Abazoviç u shpreh se është në kohë për të ndërtuar një familje dhe i gatshëm për ta ndërmarrë një iniciativë të tillë. Deri më tani Abazoviç nuk është shfaqur në publik me partneren e tij. Kujtojmë se qeveria e Abazoviç në Mal të Zi u rrëzua pasi Kuvendi votoi mosbesimin ndaj qeverisë. "Ne da…
Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Evropë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet. Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar. Sipas raportit, rreth gjysma e këtyre viktimave lidheshin me operacionet e ngadalta të shpëtimit të udhëhequra…
Data 30 Prill është është afati i fundit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale me Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2022. Individët rezidentë dhe jo rezidentë, që gjatë vitit 2022 kanë pasur pagë bruto vjetore mbi 2,000,000 lekë apo ata, të cilët janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit, duhet të të plotësojnë “Deklaratën individuale vjetore të të ardhurave”, si detyrim ligjor i individit, subjekt i deklarimit. Sipas të dhënave zyrtare nga Administrata Tatimore detyrimin për të plotësuar DIVA për vitin 2022 e kanë në total 74,029 nga të cilët…
Përpara Prime-it së djeshëm vajzat shkuan në dhomën e grimit të rregulloheshin për spektaklin që i priste. Edhe djemtë nuk ishin pas me përgatitjet. Ndër ta, Luizi që mbaron gjithmonë shpejt dushin, kësaj here po lahej në një kohë me Jorin dhe kjo solli “vonesë”, por kjo nuk i ka shpëtuar syrit të Kiarës. Ajo la grimin përgjysmë për të bërë një “kontroll” dhe i ka shkuar Luizit tek dushi (po lahej ngjitur me Jorin) dhe e paralajmëron të bëjë kujdes përndryshe ja pret ato dhe ja jep në dorë.
Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, e cila po vazhdon rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Albania”, së fundi është shfaqur më aktive. Ajo është përfshirë në debate të shumta me disa prej banorëve. Ditën e sotme, ajo ka debatuar me Efin, teksa kjo e fundit i është kthyer vrazhdë. “Mos e kruaj me mua, oj Nitë, se je dhe në nominim”, i drejtohet Efi.
Me djathë e sallam në xhep që i vodhi në frigoriferin e një dyqani, L. Xh. ja kërkoi faljen e parë administratorit duke ju përgjëruar “ të kërkoj falje për gjërat që të kam vjedhur”. Faljen e dytë ja kërkoi policisë, kur oficerët e departamentit për parandalimin dhe hetimin e krimeve nisën të mbajnë procesverbalë për hajdutin e “ kafshatës “. Shkresat tregojne se hajduti i një cope djath e së bashku me të dhe të një cope sallami u kap në flagrancë. “ Është e vërtetë, unë i vodha një pako djath dhe një shufër sallami. Por unë vodha…