Author: tirana

Ashtu si sondazhi i dy javëve më parë, edhe në këtë sondazh të dytë të Institutit Piepoli konkludohet se gara në Tiranë është thuajse e përfunduar pa nisur fare. Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj. Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 51% e qytetarëve në Tiranë (i njëjti rezultat si dy javë më parë) do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë. …

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja që më 14 maj kërkon votëbesimin për një mandat të dytë, prezantuan programin “Elbasani 2030” në një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit.Numri dy i socialistëve u shpreh se Elbasani 2030, nuk është thjesht një numër, por një vizion për zhvillimin e qytetit.“Elbasani 2030. Nuk është thjesht një numër, është një vizion dhe këtu sot u paraqit një vizion i asaj çfarë do të thotë të ecim përpara. Elbasasni duhet të ecë vetëm përpara. Të gjitha këto që u thanë këtu nuk janë fjalë, janë punë, punë të bëra…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi projektvendimin për auditimin e pallateve të vjetra mbi 50-vjeçare. Në një intervistë për Klan News, Veliaj tha se ky vendim nuk ka lidhje me prishjen e këtyre ndërtesave, por me skanimin dhe krijimin e një pasaporte sigurie për çdo godinë. “Këtu bëhet fjalë për të bërë një analizë të pallateve sidomos të atyre të ndërtuara me punë vullnetare, 60-70 vjeç, për të ditur ku kemi nevojë për përforcime. T’ju jap një shembull, me pallatin që është te Partizani panjohur, te ish-kinema Partizani, pallat i vjetër, por u pa që kishte nevojë vetëm…

Read More

Dokumentet sekrete të shërbimeve inteligjente amerikane që kanë rrjedhur së fundmi në rrjetet sociale përmbajnë edhe ato që quhen kartat e forta të skenarit të luftës në Ukrainë. Gazeta “New York Times” citon dokumetet sipas të cilave shërbimet amerikane të mbrojtjes konsiderojnë si skeanr goditjen e Kremlinit nga Ukraina, apo edhe vrasjen e Volodymyr Zelenskiyt. Në skenarin e goditjes së Kremlini, shërbimet amerikane nuk publikojnë pasojat e mundshme që do të vinin, ndërkohë që sipas gazetës amerikane, SHBA ka refuzuar deri më tani të furnizojë Ukrainën me armë të afta të godasin Kremlinin. Dokumenti mendohet se është përpiluar në muajin…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka hapur fushatën e PS në Durrës, përmes mbjelljes së pemëve, nismë kjo me paratë qe jane destinuar per fushaten elektorale. Por dhe në Durrës si në Tiranë, nuk i ka kursyer batutat, teksa ia ka marrë nga dora doktoreshës çantën, duke i kërkuar që të marrë lopatën dhe të mbjelle pemën pa pengesa, duke evidentuar dhe njëherë rritjen e pagave për mjeket. “A doktoreshë! U rritën pagat doktoreshë! Tani ma jep çantën këtu dhe merr lopatën. Ja ashtu! Bravo”, i drejtua Rama.

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se të jesh një “aleat” i SHBA-së nuk do të thotë të jesh një “vasal”, duke mbështetur komentet e tij të diskutueshme për Tajvanin. “Të jesh aleat nuk do të thotë se je i nënshtruar, nuk do të thotë se nuk ke të drejtë të mendosh për veten”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Amsterdam. “Franca është në favor të status quo-së në Tajvan. Vendi ynë mbështet politikën e vetme të Kinës dhe kërkimin për një zgjidhje paqësore të situatës”, shtoi ai. Në një intervistë me gazetën “Politico” dhe gazetën “Les Echos”,…

Read More

Gjatë mbjelljes së pemëve në qytetin e Durrësit ku i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiaken Emirjana Sakon për çeljen e fushatës elektorale, një e moshuaru ofrua për të mbjellë një pemë dhe për të dhënë mesazhin e rëndësishëm. Duke theksuar se për 30 vite me rradhë kishte votuar PD-në, qytetarja falenderoi kryebashkiaken e qytetit dhe tha se nuk kishte rëndësi ndarja partiake kur bëhet fjalë për të ecur përpara. Qytetarja: Unë s’jam e ftuar nga asnjë. Rama: Ke ardhur vetë? Qytetarja: Po, se 30 vjet kam votuar Partinë Demokratike Rama: Ashtu? Qytetarja: Po, të gjithë durrsakët e dinë që unë jam…

Read More

Nuk janë të panjohur rastet kur personazhe të lidhur me botën e krimit zhduken pa lënë gjurmë dhe vendndodhja e tyre mbetet mister për shumë kohë. Emisioni “Në Shënjestër” në News24, sjell detaje e dëshmi nga një rast i ngjashëm siç është ai i Ulvi Skanës, person i përfolur për lidhjen e tij me njerëz të afërt me Ervis Martinaj Fillimisht familjarët e tij nuk u shqetësuan për mungesën disa ditore, pasi kjo ishte një praktikë që i riu e ndiqte shpesh. Por kur largimi i tij pa asnjë informacion dhe asnjë kontakt zgjati për rreth 5 ditë, ishte babai…

Read More

Ilir Shaqiri, një nga balerinët më të njohur e më të suksesshëm shqiptarë, i cili u bë akoma më shumë popullor në “Big Brother Vip 1”, feston sot datëlindjen. Ai mbush plot 50-të vite jetë, ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar një foto duke buzëqeshur, krahas së cilës shkruan: “Arriti edhe kjo ditë”. View this post on Instagram A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)

Read More

“Forbes” ka publikuar listën e qyteteve me numrin më të lartë të miliarderëve. Por, cili është qyteti më i pasur në botë në vitin 2023? 1. NJU JORK – 616.8 miliardë dollarë 101 nga 2640 miliarderët jetojnë në Nju Jork, SHBA. Edhe pse vitin e kaluar 6 miliarderë u larguan nga qyteti, këtë vit ai arriti të bëhej sërish i pari. Rreth një e katërta e pasurisë së Nju Jorkut është në pronësi të qytetarëve më të pasur të qytetit, Michael Bloomberg dhe Julia Koch. 2. HONG KONG – 286.8 miliardë dollarë Numri i miliarderëve u rrit në 70 që…

Read More

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 1″, Balina Bodinaku ka komentuar rikthimin e Kiarës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në “Wake up”, ajo u shpreh se moderatorja nuk po bën lojë aty brenda. Balina e konsideroi qëndrimin e Kiarës në “Big Brother” për të përfituar disa followers ose për të siguruar një emision, e jo për të ftuar çmimin e madh. “Nëse nuk luan dot, në qoftë se nuk gjen një arsye për të luajtur, atëherë nuk ke arsye për të qëndruar brenda në shtëpi. Ajo që po ndodh me Kiarën, është ajo që ka ndodhur dhe unë kam vënë…

Read More

Gazetari nga Kosova, Valon Syla, u sulmua mbrëmjen e kaluar nga tre persona. Në një reagim, Syla ka bërë me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shpjegon se pas debatit në televizionin privat, T7, bashkë me drejtuesin e emisionit, Leonard Kërqukin dhe gazetarin tjetër, Ilir Mirena, kanë shkuar në një lokal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Ai pretendon se sulmi ndaj tij mund të ketë lidhje me reagimet e që ka bërë për rastin siç e quan ai, të ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK.  REAGIMI: Ju kerkoj ndjesë, qe me vonesë po shkruaj publikisht. Por dua…

Read More