Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri në Elbasan: Nuk ka nevojë më vendi për martesën e re Berisha-Meta dhe pinjollët e tyre

21:46 / April 12, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d6b45187 23a6 4428 ba87 16b55eb61ce0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja që më 14 maj kërkon votëbesimin për një mandat të dytë, prezantuan programin “Elbasani 2030” në një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit.
Numri dy i socialistëve u shpreh se Elbasani 2030, nuk është thjesht një numër, por një vizion për zhvillimin e qytetit.
“Elbasani 2030. Nuk është thjesht një numër, është një vizion dhe këtu sot u paraqit një vizion i asaj çfarë do të thotë të ecim përpara. Elbasasni duhet të ecë vetëm përpara. Të gjitha këto që u thanë këtu nuk janë fjalë, janë punë, punë të bëra dhe punë që do të bëhen. Ne nuk i besojmë fjalëve, ne i besojmë punëve. Dhe Partia Socialiste është partia e punëve, ne flasim pak dhe punojmë shumë. Mbase jemi të butë nga zëri, nuk cirremi, por forca jonë qëndron tek puna, forca jonë qëndron tek njerëzit. Prandaj jemi të gjithë bashkë ne këtë ekip të mrekullueshëm, me Gledisin si kryetar Bashkie, dhe me ekipin e këshilltarëve politikë, sepse jemi ekip, jemi gjithë bashkë”, tha ai.
Gjiknuri nënvizoi se alternativa përballë jo vetëm që nuk ka ekip, por ka treguar se e do bashkinë e Elbasanit për ta kthyer në një bunker politik. Ai deklaroi se qytetarët e Elbasanit e kanë të qartë zgjedhjen e tyre, duke parë përpara dhe kurrë pas.
“Ata që dalin dhe ju premtojnë vetëm, gjoja që flasin dhe bukur tek për tek, mos ju besoni se janë gënjeshtarët më të mëdhenj. Në 14 maj, ballafaqohen të dy filozofitë.Nga njëra anë është kjo pemë e gjelbër që quhet Partia Socialiste dhe ecën përpara, dhe shikoni anën tjetër, e shkuara me hijet e së kaluarës që duan të na mbajnë pas. Kë do të zgjedhim ne? Do të zgjedhim ata që na çojnë përpara. Ne nuk do të zgjedhim Saliun dhe Ilirin, nuk ka nevojë më vendi për Sali dhe Ilir, për martesën e re Berisha-Meta dhe me pinjollin e tyre që e kanë sjellë në Elbasan. Jo ne kemi nevojë për të rinj dhe të reja , për njerëz intelektual qytetarë , të cilët përfaqësojnë zhvillimin dhe ekuilibrin e shoqërisë që e ka emrin Elbasan. Prandaj ne kemi zgjedhje shumë të thjeshtë, përballë thash kemi pinjollin e dyshes Berisha-Meta. Kjo është e vërteta. Do çliroj elbnasanin thotë. Po pse mor zotëri, kush e ka pushtuar Elbasanin, elbasanllijtë?! S’janë elbasanllinj të gjithë këta apo do vijë Ilir Meta dhe Sali Berisha të çlirojë Elbasanin”, tha Gjiknuri.
Drejtuesi politik i qarkut Elbasan deklaroi se Gledian Llatja ka gjithë mbështetjen e qeverisë Rama për të çuar përpara projektet.
“I dashur profesor Boçi se në fund të fundit koleg e kam. Meqënëse flet bukur dhe kërkon gjithmonë të dalësh në ring herë për boks, herë për fjali të bukura, të kemi rezervuar vendin si pedagog në Univeristetin e lebsanit, atje do të shkosh. Për administrimin e punëve kemi Gledianin dhe këtë ekip të Këshillit Bashkiak të cilët nuk janë vetëm, pasi kanë dhe qeverinë e Edi Ramës nga prapa. Kur flet për zhvillimin e Elbasanit duhet të kemi parasysh një gjë, zhvillimi i Elbasanit dhe gjithë këto projekte që ju shpalosën për vitin 2030, duan financim, duan mbështetje, duan projekte, duan qeverinë e Edi Ramës nga prapa”, theksoi Gjiknuri.
Teksa shpalosi vizionin e tij për drejtimin e Elbasanin dhe listën e gjatë të projekteve, kryebashkiaku Gledian Llatja tha se për të realizuar të gjitha këto është e nevojshme një mbështetje masive për PS më 14 maj. Llatja nënvizoi se Vota për PS, do të jetë përkrahja më e madhe për projektet zhvillimore.
“Të gjithë këto punë të mira nuk bëhen dot vetëm. Konkretizimi i këtij projekti të madh kërkon që Bashkia e Elbasanit jo vetëm të drejtohet nga Partia Socialiste dhe të kemi këshillin Bashkiak në shumicë mbështetëse, por dua edhe mbështetjen e madhe të qeverisë dhe të mazhorancës socialiste për të vazhduar gjithë këto projekte të mëdha. Kjo është ajo çka ne duam të bëjmë në 14 maj, ti themi të gjithë Shqipërisë se Elbasani nuk ndalet. Vota jonë për PS , do të jetë përkrahja më e madhe për projektet zhvillimore , do jetë përkrahja më e madhe për të gjithë mbështetjen që na është dhënë, por dhe për të ardhmen e sigurtë të Elbasanit dhe të projekteve tona zhvillimore. Unë jam i bindur se me kryeminsitrin, me Damianin, me Evisin, me deputetët, me të gjithë ne bashkë, në këtë 4-vjeçar, do të bëjmë punë të mira për Elbasanin, do të vazhdojmë zhvillimin e tij, do të vazhdojmë zhvillimin e qytetit dhe të fshatit, zhvillimin ekonomik, të infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Elbasanit”, theksoi kryebashkiaku Llatja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.