Author: tirana

“Ecim përpara”, një pjesë e sloganit të Partisë Socialiste është edhe titulli i këngës së fushatës për zgjedhjet 14 Majit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar mbrëmjen e djeshme në një intervistë në Klan News edhe artistët që kanë krijuar këngën. Ai u shpreh se teksti është bërë në një bashkëpunim mes reperëve Doza dhe Boni ndërkohë që dy këngëtarët e tjerë që këndojnë këngën janë Petrit Vullkani dhe Klementi Namilia. Kryebashkiaku theksoi se kryeministri Edi Rama e ka pasur me shumë pasion këtë projekt. Një përgjigje ai e pati edhe për ata që kanë kritikuar rrymën e këngës, duke thënë…

Read More

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka folur sot për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku thekson se duhet që të jetë një proces zgjedhor i drejtë, i paanshëm, i bazuar në kushtetutë e ligj, detyrim thelbësor ndaj vendit. “Shit-blerja e votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme”, duke shtuar se: “Financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme”. Po ashtu kreu i shtetit u bëri thirrje partive politike që të mos denigrojnë njëri-tjetrin. “Media, aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lirë. Zgjedhjet, rol vendimtar për forcimin e besimit…

Read More

Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka ironizuar zyrën elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, të kandidatit të dyshes Berisha-Meta, që është ish-deputeti Belind Këlliçi. Teksa ka postuar foton në rrjete sociale, ai e ka shoqëruar edhe me ironi. “Zyra elektorale e Berishës bosh dhe e mbyllur”. Gara e Tiranës është mes Këlliçit dhe Erion Veliajt që kërkon një mandat të tretë.

Read More

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, solli në seancën plenare në Kuvend sulmin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca, ku tha se është një akt terrorist. Po ashtu Zhupa ka kërkuar që mazhoranca të distanocohet publikisht nga kjo ngjarje. “Në këtë parlament kemi 8 javë që nuk diskutojmë për çështje të zgjedhësve. Këtë javë kishit justifikim pushimin zyrtar. Shqetësimi juaj i parë nuk është çështja e zgjedhësve, por kohën e opozitës nuk mund ta merrni. Ne kemi të drejtën tonë t’i themi qeverisë se kush është realiteti. Doja të ndalesha edhe tek akti terrorist ndaj kryetarit të…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar këtë të enjte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për veprimtarinë e punës së bërë gjatë muajit 2022. Çela tha se në vitin 2022 ka pasur një vakancë prokurorësh në 42% për shkak të rivlerësimit kalimtar. “Vitin e kaluar vijoi krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve për shkak të rivlerësimit kalimtar. Ndërkohë, mëgjithë situatën e rënduar, prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse në prokurori vazhduan përpjekjet për të përballuar këtë gjendje kalimtare”. Për punën e vitit 2022, Prokurori Çela ka veçuar masat e marra për…

Read More

Enkelejd Joti jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, dhe emërohet zv.Ministër i Mbrojtjes. “Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë. Joti e mori detyrën e drejtorit të RTSH në 15 nëntor të vitit 2021, pas hapjes së garës që erdhi si pasojë e arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi.

Read More

Policia e Shkodër mëngjesin e sotëm ka kapur 13 emigrantë të huaj, të fshehur në një furgon në tentativë për të kaluar kufirin drejt Malit të Zi. Refugjatët ishin transportuar ilegalisht me furgon nga Saranda nga një 66-vjeçar me iniciale A.K. Ky i fundit i transportonte emigrantët kundrejt pagesës dhe do t’i ndihmonte të kalonin kufirin drejt Malit të Zi. 66-vjeçari u arrestua nga uniformat blu. Policia sekuestroi automjetin Hyunadi, dy celularë, 22 mijë lekë si edhe 450 euro. Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me komunitet qytetarësh nga Lushnja, të cilët prej vitesh jetojnë në kryeqytet. Takimi u organizua me incitiativë të deputetit Saimir Korreshi dhe ish-deputetit Myslim Murrizi, të cilët i bën thirrje miqve të tyre, që në 14 Maj të mbështesin Belind Këlliçin për bashkinë e kryeqytetit. “Pavarësisht se ne kemi emigruar që jemi sot në Tiranë, është kënaqësi dhe në mbështetje që deri dje e kemi pasur në një karrige por sot, ndoshta pak më mirë, për një Tiranë më të bukur, për një Tiranë më demokratike.…

Read More

Sezoni turistik nis me ndryshimet në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis, dhe vendimi është marrë sot në Këshillin e Ministrave. Kjo është bërë me qëllim që të ulet niveli i ndotjes akustike në zonat turistike dhe ndarjen e kompetencave mes institucioneve, se cili do të ketë përgjegjësinë për monitorimin e nivelit të ndotjes në përputhje me parametrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky ligj do të kalojë në Kuvend për miratim javët në vijim dhe më pas do të detyrojë të gjitha bashkitë që të përcaktojnë hartën e zhurmave. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro shpjegoi se bashkitë duhet…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka regjistruar 18 procedime penale për muajin mars 2023. Në bilancin mujor, SPAK bën të ditur se nga 18 procedime, 7 janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 20 personave nën hetim. Në kuadër të ligjit anti-mafia është dhënë nga gjykata 1(një) vendim sekuestrimi sipas të cilit janë sekuestruar 8 pasuri të paluajtshme dhe 2 llogari bankare me vlerë…

Read More

Këtë të enjte, banorët e Bërxullës zhvilluar një protestë përballë zyrave të Hipotekës. Kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni, tha se kanë kërkuar zgjidhje nëpërmjet dialogut, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. “Po presim sepse punonjësit kanë shkuar për të kontaktuar me drejtorin e Hipotekës dhe presim përgjigjem. Nëse mund të zhvillohet një takim,.. Por tani nuk kam besim në asgjë, por nga një informacion që kam pasur në rrugë jozyrtare di që drejtori është thirrur vetëm për të zgjidhur çështjen e Bërxullës. Ky drejtor po të ishte me parime do të na dilte në mëngjes dhe të na…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, një bombol gazi ka pësuar rrjedhje dhe më pas ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Çollaku” dhe në momentin e shpërthimit në banesë ishin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime. Nga shpërthimi i fuqishëm, dritarja e banesës në katin e pestë ka rënë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish, pasi kjo zonë është zonë tregtare dhe mjaft e frekuentuar. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që paraprakisht ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

Read More