Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se projektligji për mediat audiovizive ka për synim krijimin e një mekanizmi vetërregullimi dhe edukimi mediatik nga të gjithë ofruesit e platformave të shpërndarjes së videove për të mbrojtur grupimet me vulnerabël të shoqërisë. Në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 për mediet audiovizive, Balla tha se, “ndryshimet në ligjin për mediat janë të mirëpritura të kaluara e diskutuara në të gjitha komisionet. Por ajo që për mua vlen e duhet ndarë në këtë diskutim është domosdoshmëria…
Author: tirana
Dy shtetase nga Nepali, të cilat punonin në një hotel në qytetin e Durrësit janë zhdukur. Denoncimi për to është bërë nga pronari i hotelit, i cili ka vënë dhe alarmin në polici. Njoftimi i policisë së Durrësit: Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasi I. K., 68 vjeç, administrator i një biznesi (hotel dhe restorant në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Durrës), se janë larguar nga ambientet e këtij biznesi, 2 shtetaset nga Nepali, P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe, të cilat ishin të akomoduara aty dhe gjithashtu punonin në po këtë biznes, si…
Këtë të enjte është hedhur shorti për renditjen e partive zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Numri 1 do t’i përkasë koalicionit “Bashkë Fitojmë”, numri 2 Partisë Socialiste dhe numri 3 Partisë Agrare Ambientaliste. Sa i përket Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, e cila garon në 57 bashki për këshillat bashkiakë, do të renditet e 9. 1-“Bashkë Fitojmë”2-Partia Socialiste e Shqipërisë3-Partia Agrare-Ambientaliste/lajmi në përditësim
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela bëri me dije se është ngritur një strukturë e posaçme që analizon çdo rast që lidhet me krimet zgjedhore dhe më pas do të bëhet publike. Në një prononcim për mediat, pas raportimit vjetor në KLP, Çela tha se tashmë është bërë e ditur për mediat dhe opinionin publik që janë një sërë masash që është kërkuar të merren nga Prokuroritë Gjyqësore, që kanë të bëjnë me angazhimin e strukturave të prokurorisë në të gjithë fazën zgjedhore dhe post zgjedhore. “Kjo ka të bëjë me një numër më të madh prokurorësh, të cilët bëhen pjesë…
Këtë të enjte KQZ-ja ka miratuar zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në qarkun Elbasan, Shkëlqim Bullari merr mandatin e deputetit të PS, Besjan Ajazi. Luçiano Boçi zëvendësohet nga Qani Xhafa në qarkun Elbasan. Rikthehet në parlament Asllan Dogjani. KQZ i jep mandatin që dorëzoi deputeti Belind Këllici në qarkun e Tiranës. Në qarkun Shkodër, KQZ i jep mandatin Ludovik Hasani që zëvendëson deputetin Zef Hila.
Nga: Artur Ajazi Partia Socialiste sjell risi në çdo fushatë elektorale. Kjo po ndodh edhe me fushatën aktuale. Ndryshe nga Berisha, që ka zgjedhur bujën e madhe, zhurmat, mitingjet, stadiumet, etj, Edi Rama ka një tjetër zgjedhje. Ai ka vendosur të mbjellë pemë, të shtojë parqet, lulishtet, dhe metrat katrorë me sipërfaqe të gjelberta për çdo qytetar, larg harxhimeve dhe spekullimeve. Sipas logjikës së kryeministri “fushata e vogël, do të na sjellë si gjithmonë fitoren e madhe”. Dhe në fakt ajo ka nisur. Ka nisur nga Tirana, pastaj Durrësi, Elbasani, Korça, dhe me rradhë. Kryeministri po shkon kudo, duke sjellë…
Një ngjarje e rëndë është denoncuar në policinë e Korçës. Kryeplaku i fshatit Rehovë të Korçës është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor. Në pranga është vënë 29-vjeçari Elvis Rrapo. Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, e cila është në gjendje të rënduar psikologjike. Ngjarja ka ndodhur në datën 8 prill.
Sali Berisha i cili është shpallur “non-grata” nga SHBA-ja, thotë se do të ekstradojë kryeministrin Edi Ramën në SHBA, kjo sipas tij sapo ta kërkojë drejtësia amerikane për hetimet e MCgOnigal. Berisha tha ekstradimi i Ramës në SHBA do të jetë pikë e programit të tij. “Ekstradimi i Edi Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane do ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigal. Ky do të jetë pikë e programit. Kim është një McGonigal me fustan. Me 100% ajo do jetë në hetim. I gjithë ekipi do i nënshtrohet hetimeve të rrepta. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të…
Sali Berisha e quan të turpshëm faktin se paratë e buxhetit të shtetit për partitë politike, si fondet vjetore edhe ato për zgjedhjet vendore, i kalojnë PD-së zyrtare. Në një prononcim për gazetarët, Berisha tha se paratë e 620 mijë votuesve të PD-së do t’i përdoren ata që janë peng i Ramës. “Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara është se mundin dhe djersën dhe taksat e 620 mijë shqiptarëve që votuan PD grabiten nga veglat e Edi Ramës. Janë rreth 2 milionë euro, së bashku me ato vjetore. Përfaqësues të 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë.…
Nga seanca plenare në Kuvend, Sali Berisha foli për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca që ndodhi pak ditë më parë. Ai bëri fajtor Edi Ramën, për të cilin thotë se me heshtjen e tij provoi se qëndron mbrapa atij akti. “Nuk ka diskutim se në tërë historinë e botës pas çdo atentati politik, qëndron politika. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi Rama me heshtjen kriminale 48 orëshe. U godit për ti marrë jetën një politikani të ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, atdhe dashurisë te besimit…
Kiara ka debatuar me tone të ashpra me Kristin, pasi sipas saj ai është i pa edukatë dhe nuk e meriton karrigen e Presidentit. Ajo tha se ai nuk dëgjon, nuk di të flasë dhe nuk di të miratojë ligje. Sipas saj atij i shijon ky pozicion për vëmendje dhe famë, por nuk do t’ia dijë aspak për problemet e popullit. Himni Kombëtar ka qenë tematika e radhës mes banorëve brenda shtëpisë. Vëllai i Madh u ka ndarë role si poste politike. Kiara ka këshilluar Kristin të mësojë himnin shqiptar. Por duket se kjo gjë ka nxitur edhe reagimin e…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku Nnë mjeke është kërcënuar dhe dhunuar tek spitali Nr. 5 (Neurologjia) në Tiranë. Policia e Shtetit, njofton se ka qenë një grua që e ka kanosur dhe i ka thyer telefonin.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 po punojnë për kapjen e shtetases A. Ç., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi te Spitali Psikiatrik Nr. 5, ka kanosur një mjeke dhe i ka thyer telefonin asaj”,-njofton policia.