Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Projektligji për mediat audiovizive, Balla: Synim është krijimi i një mekanizmi vetërregullimi

13:54 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se projektligji për mediat audiovizive ka për synim krijimin e një mekanizmi vetërregullimi dhe edukimi mediatik nga të gjithë ofruesit e platformave të shpërndarjes së videove për të mbrojtur grupimet me vulnerabël të shoqërisë.

Në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 për mediet audiovizive, Balla tha se, “ndryshimet në ligjin për mediat janë të mirëpritura të kaluara e diskutuara në të gjitha komisionet. Por ajo që për mua vlen e duhet ndarë në këtë diskutim është domosdoshmëria e kësaj nisme në lidhje me fëmijët, të cilët jetojnë në botë virtuale të rrezikshme dhe shumë më kohë se sa pak vite më parë”.

“Sipas disa raporteve të fundit ndërkombëtare fëmijët e moshës 8-18 vjeç kalojnë 9 orë në ditë në rrjetet sociale pas shkollës dhe për këtë qëllim duhet të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë të mbrohen nga përmbajtjet, që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor apo moral të tyre”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se, “nuk i heq asnjë pikë, asnjë presje një diskutimi që duhet bërë sot më shumë se kurrë lidhur me Tik-Tok. Unë e mbështes qasjen e SHBA përkundrejt këtij rrjeti social mbi ato dyshime që janë ngritur nga Kongresi, Senati, administrata aktuale dhe pararendëse republikane në SHBA se, ne duhet të mbrojmë të gjitha pajisjet në pronësi të qeverisë, parlamentit dhe institucioneve të tjera shtetërore. Pas SHBA-së, Britania e Madhe, institucionet e Bashkimit Europian, Këshilli dhe Komisioni, Franca, Holanda, Norvegjia, Belgjika, Danimarka dhe dje apo pardje Australia kanë shprehur shqetësime për keqpërdorimet e të dhënave personale të qytetarëve nga ky rrjet social, mendoj se jemi në kohën e duhur”.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.