Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan është zhvilluar seanca e vlerësimit të masës së arrestit për personat e arrestuar për kërcënimin e biznesmenit Eraldo Myftaraj dhe familjarëve të tij. Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç kanë dalë sot para gjykatës. Prokurori Kreshnik Ajazi e cilësoi të ligjshme masën e arrestit të tyre dhe i kërkoi trupit gjykues të caktohet për ta masa “Arrest me burg”, masë që u la në fuqi nga Gjyqtari Elis Dine. Këta shtetas u arrestuan gjatë kësaj jave pasi u denoncuan nga biznesmeni Eraldo Myftaraj se e kishin kërcënuar…
Author: tirana
Një banesë është grabitur në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në familjen Manuka. Hava Manuka ka rrëfyer të gjithë momentin kur kanë dyshuar se janë grabitur, ndërsa tregon se pasi ka bërë denoncimin në policin se i kishin vjedhur paratë, ajo tha se ka marrë edhe kërcënime. “Ishte natë “Big Brotheri”, ishim duke parë “Big Brother” me gjithë fëmijët, më pas nga ora 21:30 shkova tek dhoma e gjumit dhe në momentet e reklamës po flisja me burrin në Angli. Ne ndenjëm deri nga ora 01:30, ishim në shtëpi brenda. Kur shkojmë për të rënë në gjumi, djali iku…
Yjet ukrainas dhe britanikë, si dhe një mori legjendash të konkursit të këngës në Eurovizion, do të performojnë në dy netët e drejtpërdrejta gjysmëfinale në Liverpool. Mes tyre dhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila do të performojë disa prej hiteve të saj më të mëdha në gjysmëfinalen e Eurovizionit të muajit të ardhshëm. Duke mbajtur rekordin për më shumë këngë në Top 10 në Listat Zyrtare nga një artiste femër britanike dhe pasi ka grumbulluar 10 miliardë transmetime, Rita do të performojë gjithashtu ekskluzivitetin botëror të këngës së saj të re, ‘Praising You’, para miliona njerëzve…
Ka rënë në prangat e policisë kushëriri i të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj. Bëhet fjalë për Emiljano Ninën. Ai është arrestuar nga policia një ditë më parë. Efektivët e forcave ‘Shqiponja’ i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, i cili ka hapur krahun. Më pas, sipas procedurave të zakonshme ka nisur kontrolli. Drejtuesi i mjetit, Erison Lami ka rezultuar i ‘pastër’, ndërsa kushëriri i Martinajt kërkohej nga komisariati i policisë numër dy. Ai është shoqëruar në polici. Emiljano ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë pasi i kishte marrë një personi makinën dhe nuk ia kishte kthyer dhe…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkie. Shorti u bë për 11 bashki, nëpërmjet zgjedhjes rastësore të goglave. Tiranë Elbasan Vlorë Durrës Kamëz Berat Shkodër Lezhë Lushnjë Korçë Fier
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë, nuk është ndjerë mirë gjatë seancës në të cilën po intervistohet dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS). Kështu ka thënë avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, e cila e ka paralajmëruar turpin gjykues se mund të ketë nevojë që ai të largohet nga salla. “Zotëri Krasniqi nuk ndjehet shumë mirë për momentin, mendoj se mund të qëndrojë edhe pak por do të na thotë nëse ka nevojë të largohet dhe nëse na lejohet që të largohet”, ka thënë avokatja e Krasniqit. Në gjykatore po…
Zbardhet dëshmia e nënës të vajzës së dyshuar të përdhunuar nga kryeplaku i fshatit Rehovë, në Vithkuq të Korçës, Ervis Rrapo. E ëma e 23-vjeçares rrëfeu momentin që bashkëshorti i saj dhe ajo panë që në shtëpinë e tyre ishte 29-vjeçari, Rrapo. Sakaq ajo tha se vajza nuk vuan nga asnjë problem të shëndetit mendor. Dëshmia e nënës së 23-vjeçares: Erdhi burri dhe e gjeti me djalin e Aliut. Në korridor, në dhomë. Ne morëm në telefon policinë dhe ata nuk erdhën. Na thanë se ishin pushim. E gjetëm vajzën të zhveshur. Vajza nuk ka probleme mendore. Vajza tha se…
Gjatë fjalës së tij, në konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e projektit fitues për Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitave në Bulevardin e Ri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tregoi edhe disa institucione të tjera që do të vendosen në atë zonë. Ato do të jenë godinat e Gjykatës së Lartë dhe Muzeut i Artit Modern, përfshirë këtu edhe një ndërtesë të re administrative e Bashkisë së Tiranës. “Disa prej institucioneve të drejtësisë do të kalojnë te Bulevardi i Ri. Kemi piketuar hapësirën ku do të jetë godina e re e Gjykatës së Lartë dhe jemi duke piketuar hapësirën për…
Në epokën e sotme digjitale, thënia e vjetër “një fotografi vlen sa një mijë fjalë” po bëhet gjithnjë e më e vërtetë. Pavarësisht nëse u dërgoni mesazhe miqve, postoni në rrjetet sociale ose po flisni me kolegët, një miniaturë e vetme shpesh përcjell mendimet tuaja më mirë se një seri fjalish. Ato që dikur ishin mimikat, toni i zërit dhe pozicioni i trupit, sot janë, GIF-et dhe emoji-t. 9 nga 10 persona përdorin emoji Se si janë të pranishme emoji-t në komunikim, tregon edhe studimi Future of Creativity, në të cilin 91 për qind e të anketuarve kanë theksuar se përdorin emoji për t’u shprehur…
Një studin i ri zbuloi se një ndër motivimet më të mëdha që njerëzit të lënë duhanin janë kafshët shtëpiake. Sipas ueb-faqes “HealthDay”, në hulumtimin e bërë nga Departamenti i Menaxhimit Shëndetësor pranë Universitetit George Mason në SHBA, personat kur bëjnë kërkime në rrjetet sociale për të lënë duhanin, ata me më shumë gjasa kanë tendencë të ndërveprojnë me rezultatet se si kafshët e tyre shtëpiake preken nga kjo. “Rezultatet tona tregojnë se njerëzit janë më të angazhuar me postimet se si pirja e duhanit ndikon negativisht në jetën e atyre për të cilët kujdesen, duke përfshirë kafshët shtëpiake. Këto…
Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka thënë më herët se na zgjedhjet e 14 majit ai mendon se mund të fitojnë më shumë se 45 bashki. I pyetur në një intervistë në Euronews Albania ai tha se u qëndron këtyre shifrave e madje duke parë aftësinë e kundërshtarit ai shton se edhe fitorja në 55 bashki është e mundshme.“Mendoj se për çfarë kemi bërë dhe përfaqësojmë si forcë politike, mendoj rezultatet historike politike që ne kemi, shikoj sondazhin, të dhënat në terren dhe bëj projeksionin politik. Patjetër nisem edhe nga aftësia e kundërshtarit, sepse aftësia apo paaftësia e…
Është goditur në Elbasan një “Call Center” ku në pranga ka rënë administratori i subjektit dhe janë vënë në hetim katër punonjësit. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Pending call”, është arrestuar në flagrancë shtetasi M. N., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 27 vjeç, I. K., 26 vjeç, E. B., 28 vjeç dhe N. S., 24 vjeç, të katërt banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 5 shtetas, nëpërmjet një subjekti call center (me administrator…