Veprimi i Efit e revoltoi shumë Kristin. Ky i fundit u shpreh se e vetmja gjë që banorët dinë të bëjnë, është të bullizojnë, të ofendojë e intimidojnë. Jori i tha atij se shkeli ligjin, ndaj i meritonte vezët, por Kristi edhe njëherë e cilësoi si bullizim. Kristi u shpreh se do ishte më e ndershme nëse Efi do i thonte paraprakisht se çfarë plani kishte në kokë. I revoltuar nga situata, Kristi u shpreh se veprimi i Efit, tregoi se njerëzit janë të paaftë të debatojnë dhe të marrin vetëkontrollin në duar. Sipas Jorit, veprimi i saj nuk ka…
Author: tirana
Destini Udogi, pjesë e Udinese, ka shkaktuar një aksident me makinë, për fat të mirë pa viktima, e nga i cili nuk ka pësuar edhe vetë dëme që mund të penalizonin karrierën e tij. Raportohet se rreth orës 3 të mëngjesit, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka hyrë me makinë në lokal, duke shkatërruar tavolina, karrige e disa çadra të vendosura në pjesën e jashtme të tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk e ka çuar në spital dhe as nuk e ka arrestuar, duke kryer gjithsesi testet e alkoolit dhe kontrollet e rastit.
Avokati Idajet Beqiri shprehet se Izet Haxhia duhet të jetë nën mbrojtje maksimale, pasi është dëshmitar në çështjen Haklaj të cilën tani po e heton SPAK-u. “SPAK po heton vrasjet e Haklajve dhe vrasjet e bëra. Ky institucion po heton atë ngjarje. Dhe Izet Haxhia është një dëshmitar okular për këtë ngjarje, si e tillë ai duhet ruajtur në kushte të larta sigurie. Izet Haxhia ka informacion. Unë jam munduar të jem bashkëpunues me drejtorinë e burgjeve edhe në rastet kur ai ka shpërthyer në incidente ose grevë urie, unë jam treguar bashkëpunues. Madje edhe kur makina që atë po…
Artan Hoxha shprehet se përplasja më e fortë për zgjedhjet e 14 majit do të jetë në Vaun e Dejës. Sipas Hoxhës. Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari deklaroi se pas bojkotit të zgjedhjeve të shkuara vendore, opozita është rikthyer në betejë dhe do të përpiqet të marrë të gjitha bashkitë që i ka pasur bastione të vetat. “Zona si Vau i Dejës, Kukësi, Dibra, Puka, opozita do bëjë të gjitha përpjekjet që t’i rimarrë. Pa rimarrë ato e ka të pamundur të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme. Pse këtu? Nga sondazhet Shkodra është e vështirë për mazhorancën që…
Është betuar ditën e sotme në Kuvend, deputeti më i ri i PS-së, Shkëlqim Bullari. Ai ka zëvendësuar Besnik Ajazin, i cili la mandatin, pasi është kandidati i socialistëve në Bashkinë e Gramshit. Ndërkohë, në sallë nuk kanë qenë deputetët e tjerë që do të betoheshin sot për të marrë mandatin e ligjvënësit, si Asllan Dogjani, Lodovik Hasani dhe Qani Xhafa, të cilët zëvendësojnë deputetët demokratë. Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se ata nuk janë njoftuar dhe kjo është në shkelje të Kushtetutës. “Duhet të ishin prezentë, deputetët nuk janë njoftuar për të qenë prezent, dhe kjo ndodh kur futet një procedurë…
Sali Berisha e konsideron të turpshëm faktin se paratë e buxhetit të shtetit për partitë politike, si fondet vjetore edhe ato për zgjedhjet vendore, i kalojnë Partisë Demokratike zyrtare. Berisha tha se paratë e 620 mijë votuesve të PD-së do t’i përdoren ata që janë peng i Ramës. I pyetur se ku i gjen paratë për fushatë, Berisha tha se ‘po financohet nga fryma e fitores’. “Ne po financohemi dhe do të bëjmë se shpejti një rregullore. Do të njoftojmë për një rregullore dhe ato fonde do të përdoren për përballimin e nevojave të fushatës.
Nëpërmjet një “Instastory” në rrjetin e tij social, aktori Florjan Binaj ka ironizuar konkurrenten e “Big Brother Vip”, Efi. “Ore, Efi mos e ka gjatë emrin MLLEFI?”, shkruan ai në instastory. Ky reagim i tij ka ardhur pas një debati që Efi pas rikthimit ne BBV ka zhvilluar me Dean, ku gjuha e konkurrentes ka qenë mjaft e ashpër dhe kërcënuese.
Besnik Berisha, avokati i Valdrin Sahitit, ka reaguar pas lajmeve se stilisti ishte arrestuar nga autoritetet turke pasi u kap me drogë në aeroport. Ai shprehet se Valdrini ka vijuar rrugën normalisht pasi është ndaluar për kontroll dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan. “Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij…
Në kuadër të fushatës elektorale, Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me banorët në Lezhë. Rama theksoi se kjo fushatë ndryshe e Partisë Socialiste do jetë në dobi të qyteteve, duke shmangur sipas tij ndotjen dhe shpenzimet e kota me materiale propagandistike. “Jemi këtu sëbashku me ju të gjithë për të vijuar një pjesë të këtij rrugëtimi drejt 14 Majit. Sepse ne kemi vendosur që nje pjesë të fondeve të partisë për fushatën elektorale ta kthejmë në një donacion pemësh për të gjitha bashkitë duke shkurtuar një pjesë të shpenzimeve për skena e materiale propagandistike të…
Monika Lubonja bën sot 55 vjeçe. Pavarësisht viteve, të gjithë e pranojmë që aktorja vijon e mbetet simpatike dhe me plot finesë në paraqitjet e saj. Lubonja ka arritur që të shtojë famën e saj që nga hyrja në “Big Brother Vip”. Një vit më parë, ajo organizoi një festë gjigante, pas zhurma e BBV ishte akoma e lartë. Ajo arriti që të shkojë në gjysmëfinale të këtij spektakli, mirëpo u eliminua duke hequr dorë nga çmimi prej 100 mijë euro.
Një volejbolliste 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e një dhome hoteli në Stamboll. Së fundmi është publikuar një video e kapur nga kamerat e sigurisë së hotelit, ku janë regjistruar momentet e fundit të volejbollistes. Siç shihet në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur përgjatë korridorit para dhomës së hotelit, më pas u ul dhe filloi të qante. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.
Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori të dy të moshës 46-vjeçare prej 7 ditësh rezultojnë të zhdukur. Policia e Sarandës po kryen hetime, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë ne rruge dhe marrjen në pyetje të disa personave, kryesisht lidhje shoqërore të dy të zhdukurve. Report TV udhëtoi sot në fshatin Çukë, aty ku janë parë për herë të fundit dy miqtë me të shkuar kriminale, te denuar per droge, arme e tentative vrasje. Banorët jashtë kameras rrëfejnë se ditën e enjte 6 Prill, rreth mesditës Fatmir Sulovari kishte ardhur për të takuar Leonard Thodhorin që banonte në këtë fshat. Të…