Dy shtetas të huaj janë kapur nga policia kufitare në Rinas, kur po tentonin të hynin në Shqipëri me nga 20 mijë paund të fshehura në trup. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit anglez të identifikuar si W. A., 39 vjeç, banues në Londër, iu gjetën të fshehura në trup, 20 000 paund që iu sekuestruan. Edhe shtetasja italiane E. M., 32 vjeçe, banuese në Londër, iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 20 000 paund që iu sekuestruan. Të dy janë vënë nën hetim në gjendje të lirë. Ndërkohë në dalje të Republikës së Shqipërisë, është arrestuar…
Author: tirana
Shpëtim Duro po shijon kryesimin në ka mpionatin e Maqedonisë së Veriut si trajner i Strugës, duke qenë tashmë i shkëputur me 5 pikë nga ndjekësi më i afërt, Shkupi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Duro lëshon një “bombë”, që nuk prek vetëm atë: “Për largimin dhe emërimin e trajnerëve në kampionatin shqiptar nuk marrin pjesë në masën 100% presidentët e klubeve, por ka edhe një grup mafioz që punon gjithmonë mbrapa shpine për të vendosur të ardhmen tonë”. Zoti Duro, si është të drejtoni Strugën dhe për më tepër të jeni në vendin e parë në Maqedoninë e…
Javën e fundit, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj të ri që u miratua dhe nga parlamenti, i cili i hap rrugën mobilizimit të mijëra të rinjve. Ekspertët e huaj i kanë parë me dyshime këto ndryshimet që sipas tyre mundësojnë dhe rekrutimin e maturantëve që sapo kanë mbushur 18 vjeç, ndërkohë që personat që refuzojnë sanksionet do të jenë më të forta. Në konferencën e fundit për shtyp, kreu i Kremlinit siguroi prindërit se 18 dhe 19 vjeçarët nuk do të dërgohen në llogoret e luftës, por do t’i nënshtrohen stërvitjes.
Një korridor gjigant bore pranë malit të botës tjetër Tateyama, një nga tre malet e shenjta të Japonisë, do të rihapet për udhëtarët më 15 prill. E quajtur Yuki no Otani (ose Lugina e Madhe e Dëborës), ky shteg 500 metra i gjatë kalon nëpër mure të larta dëbore që ngrihen deri në 20 metra në pikën më të lartë të Rrugës Alpine Tateyama Kurobe. E shtrirë në prefekturat Toyama dhe Nagano në veri të Tokios, rruga 90 kilometra e vizitës e quajtur “Çatia e Japonisë” ofron pamje të pabesueshme të malit Tateyama 3,015 metra dhe majave të malit Akazawa-dake…
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, kryeministri malazez Dritan Abazoviç do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Ata do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
Passi goditi me grusht shokun e tij të skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes 3-0 të bavarezëve ndaj Manchester City, në çerekfinalet e Champions League, Bayern Munchen ka vendosur të ndëshkojë me një gjobë të majmë sulmuesin Sadio Mane. Bayern njoftoi se senegalezi nuk do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Hoffenheim për “sjellje të gabuar” dhe shtoi se do të “gjobitet”. Sipas “Bild”, gjoba do të jetë e majme, plot 500 000 euro. Bëhet fjalë për një gjobë historike, që tregon edhe nivelin e pakënaqësisë së klubit me gjestin e Sadio Mane. CEO Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic organizuan…
Edhe pse në terren takimet e përditshme nuk kanë munguar, sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet vendore 2023. Dje OSBE-ODIHR bëri thirrje për paqe, kurse Presidenti Bajram Begaj kërkon garantimin e procesit të rregullt. Kreu i shtetit dha mesazhe të forta dhe porosi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke i kërkuar institucioneve përgjegjëse që të monitorojnë fushatën elektorale me kujdes dhe të dënojnë çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, mes tyre edhe shit blerjen e votës. Një ditë më parë, KQZ hodhi shortin dhe partitë mësuan renditjen e tyre në fletën e votimit dhe numrin e kandidatëve…
mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me këngë dhe pikërisht me këngën “Përpara”, e cila është kënga e fushatës për këto zgjedhje lokale. Kreu i qeverisë teksa ka treguar edhe kilipin e këngës, shkruan se asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa. “MIRËMËNGJES dhe me këtë këngë që po ngjit kudo si me magji, duke ekzaltuar buzëqeshjen e kujtdo që do të shkojë vetëm përpara, sepse asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Dashi Ju vjen mundësia për të njohur njerëz të rinj, kështu që nëse jeni beqar, bëhuni gati. Në punë situata po përmirësohet pavarësisht disa vështirësive. Do të dini si të gjeni zgjidhje për problemet afatgjata dhe të gjeni një buzëqeshje dhe pak lehtësim. Demi Të premten dashuria kërkon shumë durim dhe vetëm kështu do të mund të shmangni diskutimet. Për sa i përket punës, ndiheni nën presion nga shumë gjëra për të bërë. Jepini përparësi vetes dhe nuk do të zhgënjeheni. Binjakët Ju duhet pak energji kthehet në jetën tuaj, gjë që ju bën të dëshironi sërish aventura. Në punë…
Këtë të premte vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut. Vranësirat kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të shoqëruara me reshje që do të vijojnë deri në mesditë. Herë pas here pritet që reshjet të jenë dhe në formë rrebeshi në zona të izoluara. Pasditja do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit, por në orët e mbrëmjes do të shfaqen sërish vranësirat dhe reshjet në territor.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është duke monitoruar procesin parazgjedhor të zgjedheve për organet e qeverisjes vendore të dt.14 Maj 2023. Pavarësisht se fushata zgjedhore sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor, duhet të fillojë vetëm 30 ditë para ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit afatgjatë të KShH-së kanë raportuar se ky detyrim nuk është respektuar, pasi janë referuar raste të zhvillimit të takimeve elektorale në ambiente publike si lagje, rrugë me grupe qytetarësh apo edhe në lokale private. Në një pjesë të këtyre rasteve, pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të administratës publike, ngjarje për të cilat, KShH ka venë në dijeni Komisionin…
Kandidati i grupit të Sali Berishës për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka ironizuar mbrëmjen e sotme Belind Këlliçin në lidhje me fushatën elektorale. Në studion e Panorama TV, Boçi replikoi me moderatorin Endri Xhafo në lidhje me prezantimin e programit për Elbasanin, në momentin kur ai e krahasoi me Belind Këlliçin. Ai u distancua nga kandidati për Tiranën, duke thënë se nuk është Belindi dhe nuk ballafaqohet me të. Replikat në studio Endri Xhafo: A mund të themi ato që ju keni premtuarLuçiano Boçi: Do e themi atë. Unë e kam paraqitur kapitullin e arsimit, e kam vënë dhe…