Teksa bisedonte me Qetsorin për vijueshmërinë e lojës, Luizi është shprehur se duhet të largojë sa më shpejt nga shtëpia, Bledin dhe Dean, kështu Kristit do të ngelej vetëm. Qetsori tha se Dea është lojtare e fortë pasi është aktive, por sipas Luizit nëse Dea Mishel del në një nominim të fortë, është jashtë shtëpisë.
Author: tirana
Finalja e madhe e “Big Brother Albania Vip 2”, do të mbahet jashtë ambienteve të Top Channel dhe në zemër të Tiranës. Në stadiumin “Air Albania” për herë të parë do të mbahet nata e fundit e rrugëtimit që nisi më 24 dhjetor dhe mbyllet më 6 Maj. Ku veç çmimit të madh finalistët do të marrin 10 mijë euro secili. Dea, Luizi dhe Kristi janë banorët që kanë hyrë që ditën e parë në BBV dhe qëndrojë ende në shtëpinë e madhe duke “luftuar” për çmimin e madh. Më pas është Kiara e cila doli vetëm një javë nga…
Si çdo të premte, edhe sot Sali Berisha ka zhvilluar konferencën e përjavshme me gazetarët në selinë blu. Berisha i ka ftuar shqiptarët për hapjen e fushatës së PD-së ditën e nesërme në orën 12:00 në stadiumin “Air Albania”. Për të hapja e fushatës së demokratëve nesër do të jetë fitore si e vitit 1992. “Ka një situatë të elektrizuar, të cilën unë e kam përjetuar vetëm në pranverën e vitit 1992. Ka disa ngjashmëri të tjera, në pollet e asaj kohe, më kujtohet si sot kur kompania më prestigjioze e botës në atë kohë, Gallup, nxori Partinë e Punës…
Katër persona nga Kosova, janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Kavajës, pasi kanë ndjerë shqetësime me shëndetin e tyre. Sipas policisë, nëna dhe 3 fëmijët e mitur kanë qëndruar për një kohë të gjatë në ambientet e brendshme të një pishine në hotelin ku kishin rezervuar, dhe në rrethana që nuk ndihen kanë shfaqur komplikacione shëndetësore. Pasi kanë marrë ndihmën e parë ata janë larguar nga ambientet e spitalit. Njoftimi i policisë: Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur boksierin shqiptar, i cili u shpall kampion bote, duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan, Samuel Crossed. Veliaj i dha boksierit kampion Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit dhe u shpreh krenar për këtë sukses të radhës, që shërben si frymëzim për brezat e rinj. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot, që një shok, vëlla, mik, Kristian Prenga kthehet në Tiranë si kampion bote! Të jam shumë mirënjohës për punën që ke bërë. Ndonjëherë, ne investohemi kaq shumë në promocion të qytetit, të vendit, në ambasada, në diplomaci, në…
Për shkak të udhëtimeve të shtrenjta, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është në fokus të mediave të huaja. Gazeta “Le Monde”, thekson se Michel ka përdorur avionë të kushtueshëm privatë duke përfshirë udhëtime të shkurtra në Paris, si dhe qytete të tjera, si Berlini dhe Vjena. Michel fluturoi nga Brukseli në Paris në shkurt për një takim mbi luftën kundër terrorizmit, me një kosto prej 4,379 € në vend që të merrte trenin. Ai përdor në mënyrë rutinore avionë privatë, për udhëtimet në selinë e dytë të Parlamentit Evropian në Strasburg, me kosto që variojnë nga 1,283 deri në…
Nga: Agron Gjekmarkaj E djeshmja nuk qe si të tjerat ditë. Vetëm Bela rrezatonte ngjyra. Në leshimin e ngadoshem ajo mbahej. Në rënien e pergjithshme nga zvogelimi i rrogave të deputetve ajo ngrihej. Edhe pse zbriste nga malet e Dibres nuk e kishte humbur energjinë. As pluhuri i ngritur nga troku i kalit nuk ja kishte mbuluar elegancen. Edona Bilali i ferkoi pak supet që të shkrythej më lehte. Niko perseri i çoi një kafe dhe priti derisa të mbaronte për të marrë filxhanin. Duke e ndjerë thellë dhimbjen time të shkaktuar nga meria e Teta Gertes mu gjend pranë.…
Mbrëmjen e djeshme, Kiara dhe Luizi kanë diskutuar rreth lojës dhe finales së madhe. Luizi nisi të bëjë llogaritë se sa banorë mund të jenë finalistë dhe cilët do jenë ata. Më tej ata diskutuan për pozicionin e liderit duke menduar se kush duhet ta fitonte këtë pozicion. Kiara u shpreh se duhet të jetë ai lideri i shtëpisë për këtë javë. Kujtojmë se lideri i zgjedhur me shumicë votash, përfiton avantazh në lojë.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur fushatën për zgjedhjet e 14 Majit dhe ajo çfarë premton është shumëfishimi i fondit për strhimin social. Meta synon që t’i japë vëmendje të dedikuar familjeve të reja, nënave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve, të rinjve dhe studentëve. “Fondi i strehimit social i Bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit. Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social. Sepse prioriteti i tyre…
Në 24 orët e fundit, hyrja në pikën kufitare të Kapshticës është mbushur me dhjetëra automjete me emigrantë shqiptarë, të cilët kthehen në Shqipëri për festën e Pashkës. Kjo ka bërë krijimin e radhëve të gjata për të kaluar doganën. Në pikën kufitare Kapshticë po punohet punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, për të bërë të mundur kalimin e shpejtë të qytetarëve dhe për të shmangur radhën. Fluksi është krijuar këtë paradite dhe pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës.
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është transferuar në spitalin e burgut. Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit. Ai u arrestua bashkë me 12 persona të tjerë përfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë së Bulqizës.
Jack Douglas Teixeira, anëtar i Gardës Kombëtare, është i dyshuari i autoriteteve amerikane për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit. 21-vjeçari kalonte një pjesë të mirë të kohës së tij në një grup online, ku flitej e postohej kryesisht për video-lojëra, Zota, armë, meme dhe dokumente top sekrete amerikane Tashmë, mbi Teixeira-n rëndojnë akuza për spiunazh. Një vit më parë, ai iu bashkua Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts, që është rezervë e Forcave Ajrore të SHBA, duke u anëtarësuar në Krahun e 102-të të Inteligjencës. Teixeira u gradua korrikun e kaluar në “Airman 1-st Class”, një pozicion relativisht i…