Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë takimin e radhës më 2 maj, në Bruksel, për të folur për Asociacionin. Pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, Kurti dhe Vuçiç, do të takohen për të diskutuar rreth zbatimit të saj, në fillim të majit. Ndërsa më 4 prill ka pasur një takim të nivelit të dialogut teknik mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi dhe zyrtarit serb, Petar Petkoviç. Kujtojmë se në takimin e fundit në Ohër, Kurti dhe Vuçiç janë dakorduar për Planin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, e cila është arritur më 27 shkurt,…

Read More

Nga Preç Zogaj PD po nis fushatën e parë në historinë e saj jo si herë të tjera. Arsyen e dimë të gjithë. Një pjesë e demokratëve janë me grupin e Rithemelimit të Berishës. Një pjesë më e vogël është në PD-në zyrtare. Një pjesë e tretë as me Rithemelimin, as me Zyrtaren. Grup pa grup. Kjo është ndarja. E cila filloi pasi Lulzim Basha “hodhi bombën” në kuptimin figurativ të fjalës, duke pezulluar anëtarësinë e Sali Berishës në grupin parlamentar, me ç’rast Sali Berisha ndërmori lëvizjen e tij të Foltores duke kontestuar në pikënisje pezullimin pa u pyetur forumet…

Read More

Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Tiranës për çështjen e transportit publik, ku shumë shpejt do të fillojë puna dhe për tre linja të shpejta me korsi të dedikuara.“Jemi sot në një situatë ku ne duam që tre linja të kalojnë të dedikuara me korsi të pandërprera. Ne duam të jetë Tirana e Re, Kinostudio – Kombinat dhe Unaza; duam që nëse një itinerar i plotë përshkohet në 54 minuta të zbresë në 27 minuta dhe volumi i njerëzve të transportuar me këtë sistem që quhet (bus rapid transit), plani është që të kalojmë nga 9000…

Read More

Ekziston një numër i vogël shtetesh që nuk kanë aeroport, mirëpo edhe disa shumë të popullarizuara ndër to, transmeton Telegrafi. 1. Vatikani, si një zonë me 109 hektarë, e vendosur në mes të Romës, nuk ka aeroportin e vet. Vizitorët mund të arrijnë lehtë atje nëpërmjet kryeqytetit italian. 2. Ngjashëm, San Marino është gjithashtu i rrethuar nga toka italiane. Vendi i pestë më i vogël në botë, ka rreth 33,000 banorë dhe është vetëm nëntë milje nga Aeroporti Ndërkombëtar Federico Fellini në Rimini të Italisë. 3. Për të vizituar Monakon – vendi i dytë më i vogël në botë pas Vatikanit – duhet të kaloni përmes Aeroportit…

Read More

Një banesë në Bilisht është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën në pronësi të shtetasit F. A. Si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

Read More

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të hapë nesër zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen hapjes, e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. “Të dashur qytetarë, nesër, në orën 12:00, ju ftojmë të gjithëve në Tiranë, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!”, shkruan Meta.

Read More

Një flotë ruse me bazë në Oqeanin Paqësor është vënë në gatishmëri të lartë, në përgatitje emergjente për luftë. about:blank “Objektivi kryesor i këtij inspektimi është të rrisë aftësinë e Forcave të Armatosura për të zmbrapsur agresionin e një armiku të mundshëm nga drejtimi i oqeanit dhe detit”, tha ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu. Dje, flota filloi të kryejë stërvitje si pjesë e planit të saj të stërvitjes luftarake, duke praktikuar kalimin e ujërave të ngushta dhe përgatitjet emergjente për luftim, shkruajnë mediat e huaja. Detyrat e saj kryesore janë të ruajë forcat strategjike bërthamore detare, të mbrojë infrastrukturën e energjisë…

Read More

Reperi nga Kosova, Fero, ka bërë një deklaratë të fortë për të nënën e tij. Gjatë një videoje live në rrjete sociale, teksa tregonte dhunën që e ëma ka ushtruar ndaj tij kur ka qenë i vogël, u shpreh se nëse kjo gjë do t’i ndodhte tani, do ta denonconte. “Mua më ka goditur njëherë me tigan, më ka nxirë syrin dhe ashtu kam shkuar në shkollë. Që ta dija tani, t’i kisha ato mend që kam tani kur kam qenë i vogël,do e kisha çuar në polici dhe e kisha futur në burg”, ka thënë reperi.

Read More

Sali Berisha i ka sulmuar sondazhet për zgjedhjet e 14 Majit duke akuzuar se paguhen nga Rama. Berisha thotë se Rama u ka dhënë nga 1 mln euro secilës kompani të sondazheve. “E dyta, tani përveç polleve, të cilat imagjinoni ju të mos citoj unë pronarët e medieve, i merrni vetë me mend sa të çmendur janë pas parave. Kjo është njëra anë. Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale. Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera. ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin,…

Read More

Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Lefter Alla kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e “Arrestit në burg”. Ai nuk u paraqit në seancë, por përfaqesohej nga avokati i tij. Ish-kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore. Alla akuzohet për shperdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Read More

Që prej hyrjes në Big BrotherVIP, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik. Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku kapër këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku Instagrami i tij i cili në shumë pak koh arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës. Mirëpo profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”. Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit duke fshirë kështu çdo postim të tij. Por…

Read More

Një organizatë kriminale është shkatërruar nga autoritetet spanjolle, teksa në pranga kanë rënë 13 persona, 10 burra e 3 gra, nga të cilët 12 shqiptarë e një spanjoll. Organizata merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Alicante dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Policia nisi hetimet pas informacioneve të ndryshme që grupi hetimor trajtonte për ekzistencën e një grupi kriminal me qendër në provincën e Alicante-s dhe më konkretisht në qytetin Benidorm dhe rrethinat e tij, ku organizata kultivonte marijuanë për shpërndarje të mëvonshme në nivel evropian. Po ashtu është marrë informacion dhe nga një prej…

Read More