Author: tirana

Moti për këtë fundjavë në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Dita e shtunë pritet të jetë kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites. Dita e dielë pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave ku nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Read More

Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, pjesë e një beteje ligjore mbi praktikat e bizneseve të tij. Kjo ishte dëshmia e dytë e tij dhe në ndryshim nga e para, ai nuk përdori Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, që garanton të drejtën për të mos u përgjigjur e për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten. Zoti Trump u takua gjatë gjithë ditës me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores së Përgjithshme Letitia James, e cila ka ngritur një padi civile ndaj ish-presidentit vitin e…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beyoğlu të Turqisë, ku një biznesmen libanez është marrë peng nga katër persona, të veshur si punonjës të policisë. Madje ata i kanë vendosur edhe armën në gojë biznesmenit, duke e marrë me forcë. Mësohet se ata e kanë dhunuar prenë e tyre, i kanë vendosur pranga plastike dhe e rrëmbyen nëpërmjet kërcënimit të armës. Ndërkohë, ata i kërkuan një shpërblim të majmë gruas së viktimës për “kokën” e të shoqit. Kur ata shkuan për të marrë shpërblimin që kërkonin, iu vunë prangat nga policia. Gjithçka është fiksuar në kamerat e sigurisë së godinës ku…

Read More

Vera është një pije alkoolike popullore e shijuar nga miliona njerëz në mbarë botën. Është bërë nga rrushi i fermentuar dhe vjen në dy varietete kryesore, të kuqe dhe të bardhë. Ndërsa të dy llojet e verës kanë shijet dhe karakteristikat e tyre unike, shumë njerëz pyesin se cila është më e mira për shëndetin e tyre. Pavarësisht gjithçkaje, ajo është gjithmonë një pije alkoolike dhe për këtë arsye duhet të jeni të kujdesshëm dhe të kufizoni konsumin tuaj. Zgjedhja më e shëndetshme? Vera e kuqe shpesh konsiderohet si zgjedhja më e shëndetshme e të dyjave, falë niveleve të larta…

Read More

Visjan Ukcenaj është pyetur gjatë një interviste se cilin shikon si pretendent kryesor për të fituar “Big Brother Vip”. Sipas aktorit, çmimin do ta fitojë Luizi. Megjithatë, dëshira e tij është që fitues të jetë një tjetër emër. “Për ta fituar do ta fitojë Luizi por do të kisha dëshirë ta fitonte Kristi sepse është një model ndryshe që ndoshta mund t’i jepte një qasje tjetër kulturës dhe mentalitetit shqiptar”, u shpreh Visjani.

Read More

Autoriteti i Mediave u ka kërkuar mediave audio-vizive që të bëjnë kujdes me publikimin e informacioneve të publikuara në kanalin Homeland Justice të disa e-maileve të nëpunësve të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar. AMA kërkon nga mediat audiovizve që të tregojnë përgjegjësi profesionale për mospërhapjen e të tilla informacioneve, pasi mund të dëmtojnë reputacionin dhe marrëdhëniet e besimit të Autoritetit të Dosjeve me homologët. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK, përmes një shkrese zyrtare që ka adresuar në AMA, ka njoftuar se në rrjetin Telegram, në kanalin e publikimit të Homeland Justice, më datë…

Read More

Rezart Veleshnja foli sot mbi karrierën si aktor, por edhe historitë e lidhura me zemrën. Rezi tregoi se është lënduar disa herë kur vjen puna te marrëdhëniet e dashurisë dhe për këtë fajësoi veten. “Unë qaj gabimet e mia”, u shpreh ai, ndërsa veçoi një rast kur kishte hedhur në det unazën dhuratë për ish-të dashurën që kushtonte plot 8 mijë dollarë. I pyetur nga Bieta, ai foli edhe për raportin e miqësisë me Olta Gixharin, me të cilën njihet prej vitesh. “Olta ka qenë një fëmijë shumë i lumtur, është një gocë me zemër shumë të madhe dhe ka…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije se edhe sektori i ujësjellës-kanalizimeve do të përfitojë rritje pagash. Gjatë inspektimit të ujësjellësit të ri në Lushnjë, ministrja theksoi se edhe edhe ndërmarrjet do të kenë eficencë më të lartë financiare. “Do të jetë një sfidë e re. Me një menaxhim të mirë dhe planifikim të mirë unë besoj se edhe pagat do t’iu rriten punonjëse të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, por edhe ndërmarrjet e agreguara do të kenë eficencë më të lartë financiare”, deklaroi ministrja.

Read More

Kiara, teksa diskutonte me Nitën, i tha asaj se kur ato të dyja kanë një debat gjatë “Prime”, nuk pret që të sqarohet, por ka tendencën t’i marrë të gjitha meritat vetë dhe të dalë sikur ajo debaton më mirë se tjetra. E pyetur nga Nita se për cilin debat e ka fjalën, moderatorja u shpreh se bëhej fjalë për debatin e fundit, kur ajo po përpiqej t’i sqaronte asaj diçka në “Prime”, por ajo nuk e linte të fliste. Nita tha se reagimi i saj gjatë “Prime” vjen edhe për shkak të disa situatave që ndodhin gjatë javës, që…

Read More

Vajzat e Big Brother Vip Albania kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë muajve të fundit për shkak të shikueshmërisë që ky format ka marrë. Disa prej tyre janë komentuar gjerësisht në lidhje me pamjen e tyre të jashtme, nëse kanë bërë apo jo ndërhyrje kirurgjikale. Ndër to mjaft e komentuar ka qenë Kiara, veçanërisht pas rikthimit në Big Brother Vip Albania. Mjeku Panajot Papa ka zbuluar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ndërhyrjet e të gjitha vajzave të Big Brother Vip. Për Kiarën, ai u shpreh se ka bërë trajtime, në cepin e syrit. Kjo sipas tij mund të…

Read More

Një tragjedi raportohet se ka ndodhur sot në Pejë. Mediat në Kosovë raportojnë se një djalë ka vrarë nënën e tij në Kapeshnicë. “Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Read More

Nga Fatos Tarifa Është një padrejtësi shoqërore shumë e madhe që një nëpunës 30 ose 35-vjeçar i administratës shtetërore, me 10 ose 15 vite punë, të marrë një pagë mujore 3 ose 4 herë më të madhe se sa pensioni mujor i dikujt që ka punuar për 40 vite me radhë dhe i ka kontribuar kësaj shoqërie shumë më tepër. Rritja e pagave për disa kategori punonjësish–mjekët, arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e policisë–është diçka shumë e mirë, edhe pse e pamjaftueshme dhe e vonuar, por bashkë me pagat e ketyre kategorive duhen rritur edhe pensionet e qytetarëve që kanë punuar dhe…

Read More