Një biznesmen nga Himara ka denoncuar dy punëtorë nga Nepali, të cilën punonin në biznesmenin e tij. Shtetasi M.K. i ka denoncuar ata se janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës që kanë rënë dakord. “Më datë 14.04.2023, ka kallëzuar shtetasi M. K., se dy punëtor të biznesit të tij në Himarë, shtetasit P. G, dhe L. S., të dy banues në Nepal, janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Erta, një 15 vjeçare nga Tirana, denoncoi tek “Piranjat” një burrë nga Dimali, i cili e ngacmonte seksualisht në rrjetet sociale. Madje i kërkonte dhe takime për të kryer marrëdhënie seksuale. Ertës në krah i doli kushëriri, i cili në një bisedë telefonike sqaroi se burri i ka shkruar rregullisht dhe e ka marrë në telefon edhe me kamer. Gjithashtu i ka treguar se është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël. Vajza i ka thënë e moshën e saj, por sipas kushëririt, pedofili që duhet të jetë mbi 40 vjeç nuk e ka pasur problem që ajo është…
Kryetari aktual i bashkisë Vlorë Dritan Leli, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një foto me kandidatin për kryetar bashkie të PS-së në Vlorë Ermal Dredhën, të cilit i lë stafetën si pasardhësi i tij, nëse PS-ja rezulton e zgjedhura e vlonjatëve në zgjedhjet lokale. Leli u shpreh se, Dredha është gati tashmë për këtë pozicion dhe se i uron atij t’i shtojë shpirtit të qytetit, energjinë e turizmit që duhet të shtrihet në çdo muaj të vitit “Përpara të gjitha sfidave dhe stereotipit të ashpërsisë që shfaq për së pari Vlora, për kë nuk ia…
Dashi-Një diell rrezatues në shenjën tuaj gëzon shpirtin dhe e bën mendjen të freskët dhe të gjallë. Në anën tuaj është Marsi që konfirmon sharmin gazmor dhe imponues, duke ju bërë të parezistueshëm e mjaft argëtues në shoqëri, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen në dhjetëditëshin e tretë. Demi-Do jetë një ditë me fat, për të zgjidhur probleme të ndryshme. Nisni që të merrni masa për situatat e dala jashtë kontrollit, duke i dhënë prioritet gjërave me më shumë rrezik. Beqarët do gjejnë një person impresionues me të cilin mund të fillojnë edhe lidhje afatgjata. Të ardhurat në rritje. Binjakët-Do të jetë…
Një punëtor ka humbur jetën pasi ra nga skelat e një pallati. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shëngjin. Viktima është 48-vjeçari Arjan Lazri, nga Kallmeti i Lezhës. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes. Lazri ka marrë dëmtime të rënda pasi ra nga skela. Ai u nis menjëherë për në spital, por ndërroi jetë rrugës. Policia po heton për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.
Një 40-vjeçare shqiptare është kërcënuar me pistoletë nga një 48-vjeçare italiane. Kjo e fundit e ka konsideruar gjithmonë si rivale në dashuri gruan shqiptare. Sipas medieve italine ka qenë një kalimtar që ka vënë re debatin e dhunshëm mes dy grave dhe më pas ka thirrur karabinierët. Gruaja italiane e kishte tërhequr zvarrë, duke e kapur për flokësh shqiptaren dhe më pas i kishte drejtuar armën në gjoks. Më pas 48-vjeçarja u arrestua nga Policia, ndërsa shqipatarja falendeeroi karabinierët që ndërhynë dhe i shpëtuan jetën.
Alice Taylor, gazetare britanike që jeton prej disa vitesh në Shqipëri, ishte e ftuara e radhës në episodin e kësaj fundjave në podkastin “Flasim”, të Kryeministrit Rama. Përgjatë bashkëbisedimit me Kryeministrin shqiptar, Taylor u ndal edhe te mënyra se si politika britanike e ka trajtuar çështjen e emigracionit. Alice Taylor: Retorika e tyre kundër Shqipërisë. Së pari është e turpshme. Më vjen turp kur shoh gjërat më të fundit që kanë thënë. Më vjen turp nga politikat e tyre të emigracionit. Më vjen turp nga mënyra se si i trajtojnë të huajt. Kjo është gjëja kryesore që më bën të…
Publikohen detaje të reja nga plagosja e dy të rinjve në Durrës, që ka për autor një personazh aktiv të TikTokut, Klajdi Mancaku, i njohur për shoqërinë e tij me Cleviol Ahmetin, edhe ky një tjetër person me precedentë penalë. Mësohet se Mancaku rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin Mario Vrioni, kushëriri i një prej të plagosurve Jurgen Vrioni, dhe i ka lënë për t’u sqaruar pranë banesës së tyre. Policia njofton se shtetasi Mario Vrioni, pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin Jurgen Vrioni, dhe shtetasin Arbër Haxhiu, që po ashtu mbeti…
Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” hapin sot fushatën elektorale në orën 12:00 në stadiumin “Air Albania”. Me sloganin “Ndryshimi në duart e tua” opozita do të nisë zyrtarisht rrugëtimin drejt 14 majit. PD-ja bëri publik edhe spotin e çeljes së fushatës, ku përmes mesazheve ftohen qytetarët të marrin pjesë në mitingun e sotëm. Në videon e spotit bëhet një retrospektivë se si mbërriti PD-ja e rithemeluar deri këtu. Pikënisja e këtij rrugëtimi është 16 shtatori i 2021, kur kryetari i PD-së, Sali Berisha, nisi foltoret me qytetarët.
Një grup të rinjsh në Durrës janë përfshirë në një konflikt me armë zjarri dhe për pasojë dy prej tyre janë lënduar. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjithçka ka nisur pas një sherri në rrjetin social TikTok. Të njëjtat burime pohuan se shtetasi me inicialet K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.
Ditën e shtunë moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites. Këto vranësira në zonën e qendrës dhe veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra, ndërsa lokalisht nuk do të mungojnë shtrëngatat.
Ndryshe nga qeveria, përfaqësimi i grave që garojnë për bashkitë e vendit është më i ulët. Për 61 bashki të vendit garojnë 141 kandidatë, prej të cilëve vetëm 17 janë gra. Në vendimmarrjen parlamentare numri i grave është më i lartë. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, kandidatet gra morën 47 mandate nga 140 vende që janë në kuvend. Në këto zgjedhje vendore Partia Socialiste garon me 8 kandidate gra, Partia Demokratike me 4, njëjtë edhe koalicioni Bashkë Fitojmë, ndërsa vetëm një për PDIU-në.