Author: tirana

Luiz Ejlli u votua dje nga banorët që të jetë lideri i shtëpisë për këtë javë. Si pasojë ai fitoi edhe një avantazh në lojë që Vëllai i Madh ia njoftoi që mbrëmë. Këngëtari i njohur kishte për të zgjedhur dy banorë që t’i vendoste përballë njëri-tjetrit dhe më pas ata do të zhvillonin një lojë. Në zarfin ku ishte avantazhi i Luizit, thuhej se dy të përzgjedhurit duhet të pasonin një top nga njëri te tjetri, pa e mbajtur atë në dorë, jo më shumë se 5 sekonda. Banorit i cili i bie topi nga dora, do pezullohej dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesin politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj ishin sot në Kavajë, në vijim të fushatës zgjedhore për 14 Majin. Ata u ndalën edhe nga një grup demokratësh, të cilët mbollën pemë për qytetin, por zbuluan se në këto zgjedhje kanë vendosur ta refuzojnë dyshen Berisha-Meta dhe do të mbështesin kandidatin e PS në Kavajë. Njëri prej tyre deklaroi se ka qenë edhe Kryetar grupseksioni i PD, ndërsa bashkë me miqtë e tij ka qenë anëtar i PD-së prej 25 vitesh. Për më tepër ndiqni videon e plotë:

Read More

Prestigjozja britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e cilësuar një vend të jashtëzakonshëm turistik, që me patjetër duhet ta vizitoni këtë verë. Autori, Paul Bloomfield, i cili ka bërë një tur me biçikletë në Shqipëri, tregon përvojën e kaluar në shumë zona të vendit. “Në mes të një ekspedite çiklizmi rreth jugut të këtij vendi ballkanik, të izoluar prej kohësh, duhet të isha mësuar me rreziqet e rrugës. Shumica e shoferëve shqiptarë janë të respektueshëm për ata që ngasin biçikletat, madje mirëpritës, dhe gropat e dikurshme që dukej sikur “gëlltisnin” kamionët janë, në përgjithësi, të mbushura…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kavajë, në kuadër të fushatës zgjedhore për 14 Majin. Gjatë fjalës së tij, në një takim me qytetarët në këtë qytet, kreu i qeverisë tha se qytetarët nuk mund të votojnë Metën dhe Berishën pasi kur e kishin Kavajën vetëm e shëmtuan. “Kur po hyja në rrugën që të sjell këtu, mu kujtua se si ishte hyrja e Kavajës kur ne morën detyrën dhe si ajo hyrje që dukej realisht në atë kohë si hyrje në një vatër të dëshpërimit, harresës, rrënimit, ishte e gjithë Kavaja. I kam parasysh pamjet e Kavajës edhe të…

Read More

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me AMP-në Rajonale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last call”. Si rezultat i këtij operacioni arrestuan në flagrancë shtetasit: – E. S., 34 vjeç, F. Q., 23 vjeç, dhe M. K., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit E. S., F. Q. dhe…

Read More

Gjatë ditës së djeshme, Luiz Ejlli, ka rikthyer edhe një herë debatin që pati me Efi Dhedhes. Këngëtari u shpreh se nuk do të ketë më aleancë apo miqësi me të, por do ta shohë si kundërshtare, ashtu siç shikon banorët e tjerë. Teksa ishte duke biseduar me Kiara Titon, Dea Mishel dhe Nita Latifin, Luizi tha se i ka studiuar lëvizjet e Efit që ditën e parë që ajo ka hyrë në shtëpi dhe është bindur që ajo nuk është e sinqertë siç hiqet. Ai u shpreh se ka besim të plotë te Kiara dhe se nuk e mendon…

Read More

Demokrati Azgan Haklaj ka reaguar ashpër për manovrat në KQZ me fletën e votimit. Në formatet që ka publikuar komisioneri Celibashi, koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk e ka emrin e kryetarit. Në fakt ka një përplasje se kush është kreu i këtij koalicioni, ndërkohë që “de jure” është Ilir Meta. Mirëpo edhe pse historikisht në fletën e votimit krah koalicionit është vënë emri i kryetarit të që drejton koalicionin, nuk ka ndodhur kështu këtë vit. Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar Azgan Haklaj, i cili e lidh dhe me vizitën e zyrtarit të DASH, teksa ironizon dyshen Meta-Berisha.“Koalicioni Bashkë Fitojmë u…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacionit të marrë se në një banesë ishte vjedhur një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Bazuar në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases M. Xh., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohej si autore e vjedhjes së shumës së parave, te banesa e shtetases S. Rr. (shoqe e e saj). Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe një sasi fishekësh. Në përfundim…

Read More

Policia e Komisariatit Vlorë ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. H 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, shtetasin H.M 41 vjeç. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë Prokuroria nisi procedimin në gjendje të lirë për pronaren e lokalit Xh. B. ku dhe ndodhi konflikti për veprën penale “Prishja e qetësisë publike. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet…

Read More

Avokati Spartak Ngjela tregoi në “Më lër të flas” se si bëhet ndarja ndërmjet gjinive në momentin që tradhtojnë. Ai u shpreh se gruaja është shtypur me epitete të ndryshme fyese në momentin që ka krijuar më shumë se një lidhje, ndërsa e kundërta ndodh me burrat. “Gjithçka maskile është kjo që ka shtypur femrën. Femra ose gruaja që ka dy të dashur quhet prostitutë, kurse mashkulli që ka katër të dashura quhet donzhuan. Ky është pushteti mashkullit”, u shpreh avokati.

Read More

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka marrë në “pyetje” sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin në “Zonë e Lirë” në ABC News. Ai fillimisht u pyet nëse ka pasur qasje në dokumentet sekrete shqiptare, por pa lënë mënjanë interesin e thelluar për kualifikimin e tij profesional dhe vizitat jashtë vendit. “Po deri tek një niveli i caktuar”, tha ai, ndërkohë u shpreh se “unë kam mbaruar një akademi në SHBA për Politika Publike, i financuar nga Departamenti i Mbrojtjes në SHBA. Aty kanë qenë studime të politikave dhe legjislacionit, më shumë në nivelin e drejtimit strategjik”, tha Gjiknuri.…

Read More

Aktori Florian Binaj, që prej disa kohësh moderon një emision, këtë radhë në televizionin Syri.tv, në një monolog ka komentuar hapjen e fushatës nga Partia Socialiste dhe këngën e fushatës të prezantuar nga Rama. “Këtë javë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, pamë dhe hapjen e fushatës së PS, ku kryeministri po i shkonte lëng nga goja për mish qingji e qofte ndërsa dishepujve dhe adhuruesve të tij po u shkonte goja lëng për të… Asnjë gazetar i pavarur ose i paanshëm i pranishëm, fundja ç’na duhen ata? Të thonë të vërtetën? Të na bëjnë ndonjë kamera të fshehtë? Të na…

Read More