Author: tirana

Në fjalën e tij në çeljen e fushatës së zgjedhjeve të 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur kandidatët e opozitës “kampionë të lirisë”. Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do e nis me një falenderim të veçantë, për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të shqiptarëve. Fjalët tuaja në këtë platformë, ishin simfonia më e bukur politike që kam ndjekur ndonjëherë, kjo për faktin se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ishin himne për qytetarin, zotime para tyre, projekte për interesat e tyre. Ky start i madh, i paparë në 32 vite,…

Read More

Ermal Mamaqi, i ftuar në “Më lër të flas”, u përball me lojën me personazhe. Dy ndër ta ishin edhe çifti më i diskutuar i momentit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Ermali dha sugjerimin e tij mbi dy konkurrentët se çfarë ata të dy duhet të bënin kur të dilnin jashtë shtëpisë së Big Brother, nëse ata do të ishin pjesë e trajnimeve të tij. “Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”. tha Ermali duke qeshur. Ndërsa për Luizin tha: “Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur.…

Read More

Në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Meta iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” më 14 maj, pasi, sipas tij, ata do të jenë kandidatët që do të sjellin ndryshimin. Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të bëjnë revolucion dhe të sjellin përmbysjen e këtij regjimi monist dhe të korruptuar të Edi Ramës. “Për shkak të eksperiencave që thamë është koha që të vrapojmë për t’i dhenë fund monizmit absolut. Më në fund pas 4 vitesh do të shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte…

Read More

Policia e Tetovës një mjek anesteziolog në Spitalin e Tetovës, pasi kishte regjistruar një video nga Reparti i Gjinekologjisë, të cilën më pas e kishte publikuar në rrjetin social “TikTok”. Arrestimi i mjekut është bërë pas denoncimit të bërë nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela, i cili e ka konsideruar publikimin e videos si “të papranueshme”. “Ky veprim për ne është i pakuptueshëm. Dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë për TV21 Vela. 

Read More

Një makinë tip “Audi”, në të cilën po transportoheshin emigrantë të paligjshëm në përpjekje për t’u larguar nga policia greke, është përplasur me një makinë tjetër, e për pasojë 4 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Egnatia Aleksandropolis-Komotini. Drejtuesi grek i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me autoambulancë në spital. Trupat e të vdekurve dhe të plagosurve u nxorën me shumë vështirësi, ndërsa 6 emigrantët e paligjshëm po trajtohen me plagë të rënda në spitalin e Aleksandoupolit.

Read More

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nisi sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ndërsa dëgjonte kandidatët për kryebashkiakë në stadiumin “Air Albania”, duket se ish-kryeministri Sali Berisha është bezdisur nga rrezet e diellit. Ka qenë truproja e tij që i ka “bërë hije” duke përdorur pankartën e koalicionit për të ndihmuar liderin e të djathtës.

Read More

Monika Zguro është një nga miss-et shqiptare, që, megjithëse nuk e vazhdon më angazhimin në fushën e modës, spektakleve dhe televizionit, ruan pamjen prej miss-i. Jo thjesht sepse sytë e bukur ngelen gjithmonë të njëjtët, por edhe sepse ajo vazhdon të ketë po ato flokë të gjatë të errët dhe të njëjtën elegancë në linjat e saj trupore.Po ku është sot Monika Zguro e shpallur Miss Albania në vitin 1993? Siç mund ta keni dëgjuar dhe më parë, ajo për disa vite ka qenë pjesë e administratës shqiptare, ku ishte punonjëse e Ministrisë së Jashtme dhe më pas është angazhuar…

Read More

Viktima është një 39-vjeçare ndërsa i arrestuari, bashkëshorti i saj është një 42-vjeçar. Të dy janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Paraditen e së premtes, Policia e Kantonit Thurgau ka gjetur një grua 39 vjeçare të pajetë në një banesë në Erlen, Kantoni TG, për të cilën supozonte se ishte e vrarë, transmeton albinfo.ch. Pak pas orës 11:00, një burrë ka telefonuar në qendrën kantonale të thirrjeve të urgjencës, për të treguar se kishte plagosur për vdekje gruan e tij. Burri në fjalë është arrestuar në vend. Ai nuk ka rezistuar, shkruan policia kantonale e Thurgaut. I arrestuari është një…

Read More

Në hapjen e fushatës elektorale të kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën Bardh Spahia ka ftuar socialistët që ta votojnë. “Ta refuzojmë joshjen dhe shantazhin, duke qëndruar të fortë dhe me kokën lart do ia dalim të fitojmë më 14 Maj. Ne nuk e humbën besim në Shkodër dhe fituam, zgjodhëm bashkimin mbi përçarjen. Janë 30 ditë dhe nga sot puna jonë është vetëm me njerëzit dhe për njerëzit. Ne jemi alternative më e mirë për Shqipërinë, punojmë me dashurinë për familjen e vendin., Nuk i ndajmë njerëzit me ngjyra partiake, të kuq, mavi e blu. Ftojmë socialistët të bashkohen…

Read More

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën rëndë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave mëngjesin e sotëm në Alexandroupoli të Greqisë. Sipas mediave greke, gjithçka ndodhi kur një automjet me 10 emigrantë të paligjshëm u fut në drejtim të kundërt të qarkullimit duke u përplasur me një makinë në të cilën ndodhej një person. Dy drejtuesit e mjeteve humbën jetën menjëherë si edhe katër emigrantë. Gjashtë emigrantët e plagosur po trajtohen në spitalin e përgjithshëm të Aleksandoupolit. Shoferi fatkeq grek po lëvizte nga Komotini për në Aleksandropoli në momentin kur shoferi që drejtonte…

Read More

KQZ dërgoi sot për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme kandidatin e PS në Mallakastër, Qerim Ismailajn. Pasi dëgjoi palët në mbledhjen e sotme të KQZ, Celibashi u shpreh se nuk ka ndalim për Ismailajn nga pikëpamja e ligjit që të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e 14 majit, por duke qenë se vetë kandidati në formularin e dekriminalizimit është përgjigjur me Po nëse ka qenë në hetim apo gjykim në shtet tjetër është rasti për ta ridërguar për hetim të thelluar në Prokurori, nëse bëhet fjalë për të njëjtat raste që janë vlerësuar më parë. “I vetmi…

Read More