Zakonisht, ata nuk kanë asnjë njohje me shënjestrën. Në fillim lidhin një kontratë të pashkruar me një ndërmjetës. Rrallë ndodh që kontrata të lidhet direkt me porositësin. Më pas një parapagesë me premtimin se shuma do të plotësohet pasi plani të jetë realizuar me sukses. Në këtë rast, vrasja. Shuma e parave është në varësi të rëndësisë së objektivit por edhe në varësi të vrasësit të kontraktuar, sa specialist është ai. Kur ai nis të veprojë, me vete ka një hajmali si fatsjellës, një foto të personit që do të eleminojë dhe adresën e tij. Pas ndjekies, që në ndonjë…
Author: tirana
Pickimi i një grerëze mund të jetë diçka e padëmshme për shumë prej nesh, ashtu si mund të vendosë në rrezik jetët e shumë të tjerëve. Për t’u siguruar që asgjë e keqë nuk do t’ju ndodhë bëni mirë të dini ndihëmn e shpejtë që jepët në kësi rastesh. 5. Nëse e dini që pickimi i grerëzës ju bën alergji duhet patjetër të merrni ndihmën e shpejtë.Nëse ndjeni marramendje, gjuhën e fryrë, lëkurë acaruar duhet të bëni një gjilpërë. 4. Hiqni thumbinGrerëzat lënë pas pickimit dhe thumbin e tyre (në të shumtën e rasteve). Kini kujdes mos këpusni thumbin, por…
Zhdukja misterioze e dy 46 vjeçarëve në Sarandë, ka rikthyer sërish frikën e ndezjes së konflikteve kriminale mes grupeve në qytetin bregdetar në jug të vendit. Droga dyshohet se është shkaku i zhdukjeve të fundit, por edhe i disa ngjarjeve të njëpasnjëshme misterioze që po e kthejnë Sarandën në një qytet problematik. Afërsia kufitare me Igumenicën apo me Korfuzin, e bëjnë Sarandën epiqendër të trafikut të marijuanës dhe të tregtisë së kokainës. Edhe heroina në dukje një drogë e nivelit të tretë, është jo pak e gjendur në Sarandë, madje një numër i madh përdoruesish janë të regjistruar si të…
Kreu i grupit Wagner kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina. Përmes një postimi në rrjetin “Telegram” të premten Yevgeny Prigozhin tha se ka ardhur koha që qeveria dhe shoqëria t’i japin fund luftës në Ukrainë. Sipas tij, Rusia i ka arritur objektivat që synonte, ka zhdukur shumicën e meshkujve që mund të luftonin në Ukrainë dhe ka frikësuar pjesën tjetër. Shefi i organizatës mercenare, Prigozhin nuk përmendi asnjë prej fitoreve të Ukrainës ndaj Rusisë. Ai tha se Rusia tani duhet të ruajë përgjithmonë territoret që janë nën kontrollin rus. Grupi privat mercenar rus Wanger ka rekrutuar luftëtarë për agresionin…
Ilir Meta iu ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Kryetari i Partisë së Lirisë, përmes një postimi në “Facebook”, iu uron besimtarëve shëndet, mbarësi dhe gëzime në familjete tyre. “KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL! Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, me shumë shëndet, mbarësi dhe gëzime në familje! Drita që kurrë nuk perëndon e kësaj Feste të Shenjtë, le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë!” shkruan Meta.
Opinionistja e Big Brother Vip, Zhaklina Lekatari ka folur për raportin e Kiarës dhe Luizit, dhe arsyen pse ajo iu kërkoi të kryenin marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, si shenjë që kishte dashuri mes tyre, pas rifutjes së moderatores sërish në BBV. Përmes një bisede me Erjona Rusi, në “S’e luan Topi”, Zhaklina ka sqaruar se nuk është kundër Kiarës, pasi pozicioni i saj në atë format është i opinionistes. Kështu, thotë Lekatari, gjithçka ndodh është dhënia e opinioneve mbi sjelljen apo veprimet e banorëve brenda shtëpisë. E ndalur tek togfjalëshi “bëni seks” që bëri xhiron e rrjetit, Zhaklina i kërkon…
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 255 testime, nga të cilët 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID. 10 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Patos. Janë 172 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,294 që nga fillimi i epidemisë. Statistika ( 15 Prill 2023) Raste të reja ditore 13Të shëruar në 24 orë 12Të shtruar në…
Nesër festohen Pashkët Ortodokse dhe të shumtë janë ata emigrant që kanë zgjedhur t’i festojnë në vendlindje. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në 24 orët e fundit raportohet se ka patur fluks automjetesh. Deri tani mësohet se kanë hyrë 5612 shtetas, kryesisht shtetas shqiptarë që vijnë për të festuar Pashkët. Radhë të gjata dhe fluks emigrantësh janë shënuar edhe 2 ditët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës në Gjirokastër. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Kakavijë kanë hyrë rreth 5000 persona, ndërkohë që e njëjta panoramë është edhe në pikën e kalimit…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të shtunën se rrjedhja e dokumenteve ‘top sekret’ të inteligjencës, nuk ka ndikuar në bashkëpunimin e Uashingtonit me partnerë dhe aleatë. Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara me partnerët dhe aleatët në këtë çështje. “Bazuar në bisedat që kemi pasur, nuk kam rastisur në diçka që do të ndikonte në bashkëpunimin tonë me partnerë dhe aleatë”, ka thënë Blinken, duke shtuar se ai dëgjuar vetëm “përgëzime” për hapat që ka marrë Uashingtoni. Një 21-vjeçar, anëtar i…
Ndryshe nga socialistët, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë zgjedhur artistë të rrymës “rrok” për këngën e fushatës zgjedhore të 14 majit. Në hapje të fushatës, këngëtarët Renis Gjoka dhe Eugent Bushpepa kanë performuar në stadiumin “Air Albania”, duke e nisur me shprehej “A jemi gjallë o njerëz?”. Teksti i këngës: Mos prit aspak hidh, një hapNe u bëmë shumë Bashke fitojme Koken lart burrat e dheutDhe ju gra veshur me diell RefÇdo fjale humbet kuptiminKur s’ke, zo me folNje dite, me shume duroDhe guxo, ti shpresoRE-ZI-STOOOO Sot je ZotS’ka me lotKy brez i riPret nga ti Mijera duar behen zemraMijera zemra…
Evi Kokalari ka komentuar mungesën e pjesëmarrjes në çeljen e fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”, organizuar ditën e sotme. “Ulëse kishte. Ulësës, jo! Mishërimi i revolucionit të integrimit, në një tentativë për t’u identifikuar sa më shumë me liderin e tyre historik, ju bëri demokratëve paradën e radhës, pavarësisht që kupola se kupton, që sa më shumë e vënë këtë në vitrinë, aq më shumë trëmben demokratët e ndershëm që duan ndryshime reale. Po nejse, ezmeri doli me autobusin falas, dhe kjo sipas ‘strategut’ politik të kryetarit të opozitës, ishte ‘epike’. Prezenca e Saljanit pa shkop bejsbolli me vete dhe…
Nevina Shtylla ka treguar disa detaje më shumë mbi jetën e saj private. Në “S’e Luan Topi”, moderatorja zbuloi se ka marrë një propozim, megjithëse nuk e ka bërë atë publik dhe ka treguar se marrëdhënia e saj është e konsoliduar. Sa i përket planeve për dasmë, e ka të hapur si opsion, pasi nuk ka vendosur akoma diçka konkrete. Erjona Rusi: Dihet publikisht se je në një marrëdhënie serioze me një avokat edhe pse ti nuk do të flasësh shumë.. Nevina Shtylla: Nuk kam asnjë plan serioz për dasmë por jam në një raport të shëndetshëm serioz, jam mirë…