Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, pas një pune hetimore, duke përdorur metodat proaktive, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tendenca”. Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë në tentativë për të vjedhur sendet personale në një automjet, në lagjen nr.4 Durrës, shtetasin J. V., 44 vjeç, banues në Durrës. Bazuar në provat e…
Author: tirana
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Midnight 8”, 4 të rinj banues në Prishtinë janë arrestuar në Maliq pasi u kapën duke transportuar kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm. Konkretisht në pranga u vunë: -A. P., 27 vjeç; E. S., 22 vjeçe; U. K., 27 vjeç; A. S., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Maliq-Gramsh”, pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, bënë të mundur lokalizimin e tre automjeteve, tip “Volkswagen”, “Audi Q7” dhe “Audi A8”, me të cilët po qarkullonin shtetasit e lartpërmendur. Nga tërësia e veprimeve hetimore…
Të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët. Në mesnatë, ata kanë mbushur kishat në të gjithë vendin ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit. Ceremonia ka zgjatur deri pas mesnatës dhe pas saj, vezët e Pashkës të lyera me të kuqe, me ngjyrën e gjakut të Krishtit, janë çukitur me ardhjen e ditës së shënuar për të gjithë krishterimin ortodoks në mbarë botën. Një mesazh për këtë festë erdhi nga Presidenti Bajram Begaj i cili uroi besimtarët dhe shkroi se sjell ringjalljen e jetës dhe shënon një nisje të re. Në Tiranë, mesha u kremtua në Katedralen Ngjalla e Krishtit,…
Dashi DASHURIA: Planeti Venus në shenjën e Demit mund të sjellë pak tension në marrëdhëniet e dashurisë, por mos u shqetësoni, pasioni do jetë ende i forte. PUNA: Pozicioni i Mërkurit tek Dashi do t’ju japë shtytjen që ju nevojitet për t’i përballuar sfidat e punës me vendosmëri dhe guxim. FINANCAT: Prania e Uranit në shenjën tuaj mund të sjellë disa ngjarje të papritura financiare, por asgjë për t’u shqetësuar. Demi DASHURIA: Prania e Venusit në shenjën tuaj do të sjellë një ngarkesë të fortë romantike, por kujdes që të mos bini në xhelozi. PUNA: Lidhja Hënë-Saturn në Ujor mund…
Sot shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet kjo dramë vuajtjesh nga…
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka ironizuar stadiumin bosh në çeljen e fushatës së koalicionit opozitar. Përmes një postimi në rrjete sociale, Malaj që kërkon votëbesimin e qytetarëve për një mandat të dytë më 14 maj, nënvizon se: “Për ata që kuptojnë është (no comment ) për ata që trutë i kanë pas “Non Gratës” hyn për diskutim,populli nuk është budalla, ta jep përgjigjen siç e meriton. Vaj medet ku kanë përfunduar”, shkruan Malaj.
Për Sabianin, largimi i Keisit nga loja është një vendim që u mor pasi jeta e së bijës sipas tij u kthye në telenovelë. Ja çfarë konkretisht thotë Sabiani në reagimin e tij të parë përmes rrjeteve sociale:
Nga Leons Hasani, pedagog i shkencave ekonomike Me qëllimin për të mbajtur gjallë ambiciet dhe pretendimet territoriale ndaj Tajvanit, Kina ka shtuar ditët e fundit praninë ushtarake duke shkelur në mënyrë brutale hapësirën detare dhe ajrore të shtetit të Tajvanit nëpërmjet të ashtuquajturës stërvitje ushtarake. Akt i cili mund të tejkaloj në faza më të rënda të përplasjes mes dy shteteve çka do të përbente një kërcënim serioz për gjithë sigurinë globale. Pekini gjithmonë e ka pretenduar si të vetin territorin e Tajvanit, edhe pse nuk e ka qeverisur kurrë. Nga ana tjetër Tajvani si një shtet i lirë dhe…
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët ortodoksë me një foto nga kisha e Marmiroit në Vlorë. “Mirëmëngjes. Gëzuar Pashkët Ortodokse”, shkroi kryeministri Rama.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Tales”. Sipas informacioneve paraprake, një autoambulancë e Laçit është përplasur me një automjet tip “Ford” dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit “Ford”, i cili është dërguar në spital. Të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të shumta. Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet që mjeti tip “Ford” i ka ndërprerë rrugën ambulancës duke shkaktuar për pasojë edhe këtë aksident.
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe prezencës së lartë të lagështirës në ajër për gjatë gjithë ditës së diel. Parashikohet qëvranësirat të pësojnë herë pas here zhvillime duke gjeneruar reshje shiu, ku në zona të izoluara do të jenë edhe në formë rrebeshi. Pritet që reshje të jenë më të dukshmenë zonat Veriore të Shqipërisë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë në sasira më të pakta.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë me
Keisi ishte banorja e cila la përfundimisht shtëpinë, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Luizi, Qetsori, Elvisi, Keisi, Bledi, Nita, Keisi dhe Jori shkuan automatikisht në nominim.