Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua në mes të Tiranës, pasi 31-vjeçari Gleard Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare. Ishte ndërhyrja e policisë ajo që parandaloi një tragjedi të mundshme. Vajza bëhet me dije i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është përmendur. Ajo u dërgua në spital pas mesnatës së të shtunës, nga dy vajza të tjera.
Author: tirana
Keisi Medini, ish-konkurrente e Big Brother Vip, e ftuar në “Fun Club”, foli për marrëdhënien e saj me Kristin, po ashtu banor i shtëpisë. E pyetur nga Arditi, opinionist i Fun Club, nëse raporti i saj ndaj Kristit ishte strategji apo kishte merakun e Sabianit ose hyrjes së Lorencit, ish-banorja i mohoi të treja pretendimet. “Asnjëra nga këto, hyrja e babait ndikoi për mirë se e mora miratimin, nëse do ishte për lojë mund ta vazhdoja, po meqenëse nuk kishim të njëjtin afeksion sa në fillim, nuk vazhdoi”, shpjegoi ajo. “Ai ka dashur të thotë vetëm nuk e di çfarë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë uruar sot besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Nikolla u shpreh se sot është një ditë e bukur, dita e fitores së bashkimit mbi ndasitë. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë, se sot bashkia e Tiranës ka dhënë lejen për Kishën e Shën Prokopit, që ndodhet tek Kodrat e Liqenit. Nikolla: Gëzuar pashkët, kjo është një ditë e bukur e ringjalljes së shpresës, e ringjalljes së ëndrrave, e fitores së jetës mbi vdekjen, e fitores së dashurisë mbi urrejtjen dhe e fitores se bashkimit mbi ndasitë. Veliaj:…
Altin Morina, shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, është liruar nga qelia. Punonjësi i policisë u arrestua nga kolegët e tij, një muaj më parë, teksa në makinë ju sekuestruan 113 mijë euro cash, të padeklaruara nga Morina. Vendimi për lirimin e Morinës është marrë tre ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila pranoi kërkesën e specialit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në Burg” në “Detyrim për tu paraqitur në prokurori”. Në muajin Mars 2023 Morina u kap teksa lëvizte me një makinë “Audi”, brenda së cilës u bllokuan 113 mijë euro.…
Një 46 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë. Masa “Arrest në burg” ndaj A. N., është dhënë më datë 18 prill nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të…
Në ambientet e Akademisë së Sigurisë, pas përfundimit me sukses të testit teorik, 209 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, për “Patrullë e Përgjithshme”, kryen një sërë demonstrimesh të teknikave, veprimeve dhe aksioneve policore, gjatë situatave komplekse të simuluara. Situatat e paraqitura synonin të testonin kapacitetet fizike të kursantëve dhe reagimin në kohë, me qëllim garantimin dhe mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike. Testimet fizike konsistonin në: Përdorimin e forcës policore; Kontrollin dhe ndalimin e automjeteve; Menaxhimin e trazirave civile, tubimeve, manifestimeve dhe protestave; Realizimin e ndërhyrjeve, aksioneve dhe operacioneve të befasishme; Ndërhyrjen e shërbimeve të Policisë, në mbështetje…
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se kanë dëbuar 12 shtetase të huaja. Mediat vendase shkruajnë se vendimi është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku në bashkëbashkëpunim me Inspektoratin e Punës ka kryer kontrolle në dy lokale të Ohrit ku janë gjetur 12 shtetase të huaja, disa prej të cilave nuk ishin lajmëruar për vendqëndrimin e tyre. Si rrjedhojë, me urdhër të gjykatës 5 shtetase janë dëbuar nga Maqedonia. “Gjatë kontrollit janë hasur 12 shtetase të huaj nga Rusia, Ukraina, Serbia dhe Shqipëria, pesë prej tyre pa vendbanim të regjistruar në vend. Parregullsi janë konstatuar edhe…
Edhe pak javë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother”. Që prej 24 dhjetorit, personazhet e kësaj loje kanë marrë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm, duke bërë për vete fansat nga e gjithë bota. Por si çdo format tjetër televiziv, edhe “Big Brother” është një produksion, që ka në qendër të vëmendjes fitimin dhe jo vetëm nga produksioni, por edhe nga vetë banorët. Ndonëse vitin e shkuar është mohuar se personazhet janë paguar, duket se disa prej tyre, kanë firmosur për të marrë pagesa për tu bërë pjesë e “Big Brother”. Megjithatë, duke qenë se kontratat janë…
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 28-vjeçare u mbajt peng për një javë nga i dashuri, i cili e ka dhunuar sistematikisht duke i shkaktuar plagë të rënda. Mësohet se vajza e re ka shkuar në urgjencë për mjekim për shkak të goditjeve me sende të forta, nga i dashuri Gleard Gusholli. Sakaq e reja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ajo ka qenë në gjendje të rënduar, e gjakosur teksa dyshohet se është dhunuar me këmbën e një karrigeje. Gusholli ka thënë se “ishte shumë xheloz” ndaj edhe…
Imazhe të pabesueshme vijnë nga lufta e ashpër në Ukrainë, ku një ushtar rus shpëtoi për një fije nga vdekja teksa u godit në kokë nga një plumb që mendohet të jetë qëlluar nga një snajper. Luftëtari, pjesë e mercenarëve të Wagner, shihet teksa goditet nga plumbi në helmetë dhe kontrollon vetën duke thënë “Jam ende gjallë”. Forca e plumbit e rrëzon ushtarin në tokë dhe vetëm disa milimetra më poshtë ai do të kishte humbur me siguri jetën. Pamjet janë filmuar në zonën e Bakhmutit, atje ku dhe përleshjet mes palëve aktualisht janë më të rënda në javët e…
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Romë. Kapiteni i Lacios, Ciro Imobile së bashku me vajzat e tij është përfshirë në një aksident automobilistik. Sipas informacioneve të para, një tramvaj po kalonte Ponte Matteotti, që lidh lagjen Flaminio me atë të Pratit, pak kilometra larg stadiumit Olimpik. Tramvaji kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me makinën e futbollistit duke e shkatërruar atë. “Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu”, tha kapiteni i Lacios. Në aksident janë përfshirë edhe makina të tjera ndërsa shtatë persona janë transportuar me ambulancë në spital. Vajzat e…
Nga Shëngjergji, ku u takua me banorët e zonës, kryetari i PS të Tiranës, Erion Veliaj tha se koalicioni i Berishës dhe Metës nuk ka as vulë, as emër, sepse kanë frikë se demokratët e vërtetë nuk i votojnë. Ai bëri edhe disa pyetje lidhur me shpenzimet e koalicionit për hapjen e fushatës dje në stadiumin Arena Kombëtare. “E patë te stadiumi? 100 mijë euro miting për të dëgjuar njëri-tjetrin, ndërkohë që flet [Berisha] tërë kohës për varfëri. Për një parti politike, e cila nuk merr as lekë nga KQZ-ja, pyetja është: Nga vijnë lekët?”, deklaroi ai. “Jo vetëm që…