Armando nga Korça tregoi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” se si emigroi drejt SHBA-së 3 dekada më parë dhe aty u njoh me dashurinë e jetës, me të cilën sot ka 3 fëmijë. Ai i ka bërë një surprizë bashkëshortes së tij amerikane dhe e ka sjellë në studion e “E Diela Shqiptare” për t’i dhënë një mesazh falenderues për vitet që kanë kaluar bashkë dhe për gjithçka që ajo ka bërë për komunitetin shqiptar në Amerikë. Mary Jane erdhi në studio dhe tregoi se si u njoh me Armandon, që në vitin 1992 kur ajo së bashku…
Author: tirana
E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi e konsideron dëshpëruese mosndëshkimin e kriminelëve serbë për dhunime seksuale gjatë luftës së fundit. Krasniqi i tha agjencisë se lajmeve Kosova Press se gratë e burrat e mbijetuar nga ky krim nuk kanë guxim as të aplikojnë përnjohjen e statusit, nga frika se do të identifikohen. Gruaja e parë e cila foli publikisht për dhunimin seksual thotë se është e bindur se asnjëherë nuk do të gëzojë drejtësinë. Por megjithatë, shprehet se ka forcën që ta ngrejë zërin për të mbijetuarat e tjera. “Rasti im është i mbyllur, nuk do të marrë drejtësinë.…
Këtë të dielë, Barcelona barazoi pa gola ndaj Getafes në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga. Paçka rasteve të shumta, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Ky është barazimi i dytë radhazi për katalanasit në kampionat. Diferenca me Realin e Madridit të vendit të dytë është ngushtuar në 11 pikë, por që gjithsesi mbetet e thellë për të menduar se Barcelona mund ta humbë garën e titullit, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u luajtur.
Iliri ka ardhur posaçërisht nga Italia në “Shihemi në Gjyq” ku tregon konfliktin me motrën e tij. Në insertin e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan që na njeh me Ilirin, ai i quan motrat e tij monstra për shkak të një firme që Iliri nuk arrin ta marrë prej tyre. Ilir: Ngelëm rrugëve, ç’është kjo punë kështu? Është e dhjeta herë që vij, nuk ka sens, nuk ka vend të qëndrojë kjo punë. S’e marr vesh, nuk e kuptoj.Nuk mbaj dot as nervat nuk mbaj. Vetëm lekë që kam harxhuar rrugëve dhe punët që kam lënë atje…
Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca kanë krijuar një aleancë për të zhvilluar një zinxhir të furnizimit për lëndën e parë që mundëson prodhimin e energjisë bërthamore. Njoftimi, që është bërë përgjatë takimeve të zyrtarëve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) synon të përjashtojë Rusinë prej tregjeve ndërkombëtare të energjisë bërthamore, ka thënë Departamenti britanik për Siguri Energjetike. 5 shtetet do të shfrytëzojnë sektorët e tyre bërthamorë për të minuar rolin e Rusisë në zinxhirin e furnizimit, duke ia pamundësuar presidentit rus, Vladimir Putin, financimin e luftës së tij në Ukrainë, përmes të hyrave të…
Nga Dajti, gjatë takimit me banorët atje, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana sot është shumë herë më e pastër se ç’ka qenë më përpara dhe se vendimi i Partisë Socialiste për të mbjellë pemë, jo sherr, është i duhuri. “Edhe armiku ynë më i madh sot e pranon se Tirana është më e pastër. Ju kujtohet kur ishim në Dajt, nuk e shihnim Tiranën, sepse digjeshin plehrat në Sharrë. Dilte ajo reja veshtullore kancerogjene, përshkonte gjithë Tiranën dhe ngecte në Dajt. Ajo reja nuk ishte re e bardhë për të bërë fotografi. Ishte reja e verdhë dhe kafe që…
Me kandidatin Pashk Gjoni dhe me të rinjtë e Lezhës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se “Lezha nuk është vetëm e 2 Marsit dhe e historisë, por do të jetë më 14 Maj, Lezha e Rinisë“.
Çdo 16 prill shumë qytetarë të Kosovës, rikthehen në Kukës, për të përkujtuar Eksodin Biblik të 99-tës, ku gjetën mikpritjen bujarinë dhe zemrën e hapur për ta. Nën një simbolikë të veçantë, qindra qytetarë nga Kosova edhe në 24 vjetorin e “’Eksod 99” kanë kaluar kufirin Kosovë- Shqipëri për të mbërritur në Kukës. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e cilësoi Kukësin si lapidarin e mikpritjes shqiptare. Në Marsin dhe prillin e vitit 1999 ushtria serbe ndërmorri një vale të gjerë të spastrimit etnik të popullsisë shqiptare në Kosovë, duke larguar me dhunë mijëra banorë nga shtëpitë e tyre.…
Tjetër tragjedi me armë është shënuar në SHBA. Të paktën gjashtë adoleshentë u vranë gjatë të shtënave me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Dadeville në Alabama dhe më shumë se njëzet persona u plagosën. Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e viktimave apo nëse vrasësi është arrestuar. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i të shtënave në festën e ditëlindjes së një adoleshenti ka qenë një konflikt i çastit. Autoritetet i bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë Policinë e Dadeville ose Zyrën e Sherifit të Qarkut Tallapoosa.
Laçi triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Partizanit. Një ndeshje e luftuar dhe me raste deri në momentet e fundit, ku u shënuan plot pesë gola. Kjo humbje e Partizanit i jep një asist Tiranës që të shkëputet në krye, me bardheblutë që mbajnë vendin e parë me 50 pikë 2 më shumë se të kuqtë dhe kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Laçi ngjitet në vendin e pestë në renditje me 39 pikë. Trajneri i Partizanit, Giovani Colella ka komentuar humbjen 3-2 ndaj Laçit. “Kemi zhvilluar 10 minuta të këqija dhe pësuam golat. Diferencat kanë qenë që ishin…
12 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 110 testime që janë kryer. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet pozitive janë 5 në Tiranë, 4 raste në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë. Janë 175 qytetarë aktivë me Covid-19. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.
Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, në vijim të rrugëtimit të gjelbër drejt 14 Majit, u ndal edhe në Lagjen 12 në Dajt, ku takoi banorët e zonës dhe mbolli disa pemë me ta. Ai ironizoi hapjen e fushatës së koalicionit Berisha-Meta, kur tha se ata i kanë braktisur edhe njerëzit e tyre, pasi stadiumi “Arena Kombëtare” dje ishte bosh si asnjëherë më parë. “Saliu kishte më shumë kandidatë për bashkitë në skenë, se sa militantë në stadium. Një burrë 80-vjeç u bënte fjalim stolave bosh. Qartazi shumica e demokratëve kishin ardhur nga kurioziteti për të parë sa…