Nga Roland Qafoku Me 3 orë, 46 minuta e 38 sekonda show në stadiumin “Air Albania”. Me një pjesëmarrje të kënaqshme, por që me kalimin e kohës u bë shkak për debat nëse kishte braktisje, ose jo nga pjesëmarrësit. Me një prezantim “alla amerikan” të 61 kandidatëve që parakalonin në fushë kur u përmendej emri dhe më pas stacionoheshin në një podium të veçantë. Me një këngë të rrymës hard rock nga Renis Gjoka dhe Eugent Bushpepa si një kolonë zanore e fushatës. Nën sharmin e Floriana Garos e veshur tërësisht yelloë në unison me ngjyrën e parë të pranverës.…
Author: tirana
Me më shumë se 1.42 miliardë banorë India është tani vendi me popullsinë më të madhe në botë. Së shpejti vendi pritet të jetë edhe ekonomia e tretë më e madhe në botë. Ekonomikisht India nuk e ka arritur ende Republikën Popullore të Kinës, por për nga popullsia po. Madje sipas OKB-së që nga e premtja (14.06) India është me 1,425,775,850 banorë numri një për numrin e popullsisë në botë.
Kryeministri Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apendisidit në orēt e para të mëngjesit të sotëm në QSUT. Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit të kryekinistrisë. Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT. Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë.” bëhet me dije nga zyra e shtypit të kryeministrit.
Vijon territori ynë të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta të cilat do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të ditës. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa pjesa më e madhe e vijës bregdetare pritet të jetë me vranësira, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen në mesditëduke u luhatur nga 4°C deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë dhe…
Gazetari Thimi Samarxhiu ka dhënë dorëheqjen nga Top News në datë 14 Prill. Nga nesër Samarxhiu nuk do jetë më në Top News, në ‘Zona Zero’. Në fakt me anë të një postimi në Instagram, ka lënë të kuptohet këtë tërheqje teksa shkruan: Burime për Tirananews bëjne me dije se moderatorja Dafina Hysa do jetë imazhi i ri. Hysa ka shumë vite në mediat televizive shqiptare.
Këtë të dielë, mijëra njerëz u mblodhën në Pragë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, duke protestuar kundër varfërisë ekonomike. Demonstrata antiqeveritare u organizua në sheshin “Wenceslas” nga partia Populiste jashtëparlamentare Ligj, Respekt, Profesionalizëm, e udhëhequr nga avokati Jindrich Reichl. Protuestuesit u shfaqën me flamuj dhe pankarta kundër qeverisë në pushtet, mes të cilave: “Jo luftë”, “Jashtë nga NATO” dhe “Qeveria dhe media e rreme”.
Këtë mbrëmje, Juventusi regjistroi humbjen e dytë radhazi në kampionat. Bardhezinjtë u mposhtën minimalisht nga Sassuolo në transfertë. Një goli i shënuar nga Defrel në minutën e 64-t, vulosi ndeshjen. Humbje e hidhur për Juventusin, që humb shumë në garën për kualifikimin në Champions League. “Zonja e Vjetër” mban vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa Sassuolo renditet në vendin e dhjetë me 40 pikë. NGJARJET KRYESORE: 90+6′ Mbyllet sfida! 65′ GOL SASUOLO 1-0/ Bajrami hedh një kros në zonë, me topin që ngelet aty dhe Defrel e godet duke e çuar drejt rrjetës. 63′ Goditja e Bajramit devijohet nga…
Këtë të dielë, Tirana fitoi 2-1 me Egnatian për javën e 29-të në Superligën e futbollit. Dueli u hap në minutën e 22-të nga Egnatia. Një kundërsulm “vrasës” bëri që Kasa të dërgonte sferën pas krahëve të Bekaj. Në minutën e 37-të Abazaj barazoi ndeshjen dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë ka qenë po me ritëm, teksa ka qenë minuta e 57 kur Abazaj do shënonte dopietë për fitoren e bardhebluve. Fundi i ndeshjes ka qenë me vuajtje për Tiranën, teksa në fund dalin me tri pikë nga Elbasani. Pas javës së 29, Egnatia qëndron…
Gjermania ndaloi prodhimin e energjisë bërthamore pas më shumë se 60 vjetësh, duke mbyllur tre termocentralet e fundit bërthamore ende në funksion. Termocentralet Isar 2 (juglindje), Neckarwestheim (jug-perëndim) dhe Emsland (veri-perëndim) u shkëputën nga rrjeti elektrik para mesnatës, siç ishte planifikuar, tha kompania energjetike Rëe, duke folur për “fundin e një ‘epoke”. Mbyllja e reaktorëve të fundit përfundon një proces të nisur pas katastrofës së Fukushimës në Japoni, në vitin 2011, i cili kishte bindur kancelaren e atëhershme Angela Merkel për t’i dhënë fund sezonit të atomit.
Këtë të dielë, Kukësi dhe Vllaznia u ndanë në paqe në përballjen e javës së 29-të të Superiores. Në “Kukës Arena” verilindorët morën pikën e parë në këtë sezon ndaj shkodranëve, në një ndeshje ku ekipet u kujdesën më shumë për të mos e humbur ndeshjen sesa për ta fituar. Kukësi shkon në vendin e shtatë me këtë pikë të marrë duke arritur kuotën e 37 pikëve e duke lënë pas Teutën, ndërkohë që në anën tjetër Vllaznia renditet e katërta me 43 pikë.
Muaji i Ramazanit ka hyrë në javën e tij të fundit por edhe më të rëndësishmen në aspektin fetar, ku gjithmonë 10 ditshi i fundit ka edhe rëndësinë më të madhe dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve. Ky muaj mbledh me dhjetëra e qindra besimtarë në për xhamitë si mbarë botën. Ashtu edhe në vendin tonë apo në Tiranë. Imami i Xhamisë së Selitës, na tregon se çfarë ka patur të ndryshme ky muaj këtë vit. “Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera shohim shumë familjarë që sjellin fëmijët e tyre në xhami. Në xhamin tonë jemi munduar t’i…
Këtë të dielë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se bashkia e Vorës do të fitohet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në një video të ndarë në rrjetet sociale, ku Meta shfaqet krah kandidatit Indrit Hoxha, ndër të tjera ai dëgjohet të thotë se pas zgjedhjeve, “të gjitha rrugët do të kalojnë nga Vora”. “Më parë thuhej se të gjitha rrugët të çojnë në Stamboll, por pas 14 majit të gjitha rrugët do të kalojnë nga Vora, Bashkë Fitojmë”, thotë Meta në videon e ndarë prej tij.