Author: tirana

Një çift me origjinë shqiptare janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria të Greqisë. Sipas medieve greke, shoferi shqiptar po udhëtonte drejt Selanikut kur ka devijuar nga rruga dhe makina është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja, e cila ishte pasagjere në mjet. Më herët ka pasur reshje shiu dhe në momentin e përplasjes sipërfaqja e rrugës ka qenë e lagur. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Verias, dhe po kryejnë hetimet paraprake për shkaqet e sakta, ndërkohë që janë zbatuar…

Read More

Ndërkohë që një varkë me 400 emigrantë u largua, pa karburant, përgjatë një rruge të rrezikshme migrimi në Mesdheun qendror javën e kaluar, autoritetet italiane drejtuan një operacion të madh shpëtimi pas refuzimit të raportuar të autoriteteve malteze për të tërhequr njerëzit që ishin në bord. Lutjet e dëshpëruara të pasagjerëve për ndihmë ranë në vesh të shurdhër për gati një javë përpara se të mërkurën të arrinin në brigjet italiane, së bashku me 800 emigrantë të bllokuar për më shumë se 10 ditë në një anije tjetër. Shumë nga emigrantët mbërritën në tokë të dehidratuar rëndë dhe të mbuluar…

Read More

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Dëshmitarja e mbrojtur është dëgjuar për më shumë se tri ditë tërësisht në seanca private. Pas një pushimi, në gjykatë do të flasë dëshmitari i dytë i prokurorisë, gjithashtu i mbrojtur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për publikun, sipas Kosovapress. Sipas trupit gjykues, ai mban kodin W02652. E lidhur me këtë dëshmitar, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka ngritur një çështje në seancë private. Ndërsa më vonë, nga…

Read More

Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ky është Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili akuzohet se mori peng e dhunoi barbarisht për 1 javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në Tiranë, ku çifti bashkëjetonte prej pak kohësh. Vetë e reja, e cila ndodhet në spital, ka deklaruar se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa sipas saj, kjo nuk ishte hera e parë që ai e dhunonte. Vetë avokati i së resë, në një prononcim për gazetarët kërkoi rikualifikim të veprave penale që rëndojnë mbi 31-vjeçarin, në pengmarrje dhe tentativë vrasje. Avokati po ashtu tregoi se 28-vjeçarja ka lindur e është rritur…

Read More

Një ngjarja sa e rëndë aq edhe e pazakontë u raportua të dielën në Tiranë. Një 28-vjeçare u mbajt peng për gati 1 javë dhe u dhunua nga bashkëjetuesi i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli. Gjatë 1 jave, ajo mësohet se kishte marrë plagë të shumta në trup. Sa i përket të dashurit të saj, Bajraktaraj thotë se 31-vjeçari Gleard Gusholli dyshohet që të gjitha veprimet i ka kryer gjatë kohës që ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike, kjo dhe për shkak të drogës që u gjet në banesën ku u mbajt e dhunua 28-vjeçarja. Dy të rinjtë, ishin në një…

Read More

“Iku një copëz e pakthyeshme e fëmijërisë e jetës time”. Kështu shprehet në një postim në rrjetet sociale deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj. Teksa ka postuar foto me gjyshën e saj të dashur, deputetja e përshkuan “Nona Kijen” një grua të fortë dhe të fisme. Ajo shkruan se “Nona Kije” ishte një zonjë e fortë Tirone që nuk ka reshtur së luftuari gjatë gjithë jetës së saj dhe së besuari përherë se mirësia e mposht të keqen! Mesazhi i plotë: Sot, u nda nga jeta Nona Kija! Iku një copëz e…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme u dërgua me urgjencë në spital dhe rreth orës 02:00 u fut në sallën e operacionit për heqjen e apendesitit. Paraditen e sotme, doktor Arben Gjata në një komunikim për mediat sqaroi se gjendja e kreut të qeverisë është stabël dhe për 24 orë mund të dalë nga spitali. “Ishte një apendesit. U bënë ekzaminimet dhe u mendua se duhej operuar. U ndërhy rreth orës 02:00 të mëngjesit. Gjendja është stabël. Është gjendje e mirë. Pa temperaturë, pa ndonjë problem. Sot do të fillojë që të ushqehet dhe për 24 orë mendoj që do…

Read More

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR, Aundrey Glover do të zhvillojë sot një takim me ish-kryeministri Sali Berisha. Takimi mësohet se do të realizohet në orën 13:00, në selinë e PD. Kujtojmë se më herët në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se ndërkombëtarët janë përqendruar tek zgjedhjet lokale të 14 majit. Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas…

Read More

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e bëra nga ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, i cili tha se ka një vit që nuk e ka puthur vajzën, Viktorian. E pyetur në emisionin “E Diell”, në rubrikën “S’e luan as topi”, Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave. “Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet, nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti…

Read More

Presidenti i Francës Emanuel Macron do t’i drejtohet sot francezëve, në lidhje me reformën e pensioneve që ka zemëruar qytetarët e tij prej javësh duke çuar në demonstrata të ashpra, duke “i vënë zjarrin” Parisit. Kundërshtarët e reformës kanë organizuar përmes rrjeteve sociale demonstrata përpara bashkive apo prefekturave në orën 20:00, në momentin e fjalimit të Emmanuel Macron. Sipas L’Express, fjalimi, i cili do të transmetohet në rrjetet kryesore televizive të Francës, duhet të fokusohet në pjesën e mbetur të mandatit pesëvjeçar të Emmanuel Macron. Presidenti pasdite do të presë ministra dhe liderë të mazhorancës. Por Macron kishte kërkuar më…

Read More