Këtë të hënë, Sali Berisha priti në një takim shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it Audrey Glover. Teksa kjo e fundit nuk dha asnjë detaj mbi çfarë u diskutua në selinë blu, Berisha deklaroi për mediat se takimi ishte i karakterit formal mbi zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ai theksoi se PD i paraqiti zonjës Glover të gjitha problematikat që ka pikasur në këtë proces elektoral. “Ishte një takim në të cilin diskutuam gjerësisht mbi procesin zgjedhor, dhunimin në vlerësimin tonë një nga një të ligjit elektoral dhe konventave ndërkombëtare për zgjedhjet e lira. Informova gjithashtu zonjën për ‘puçin’…
Author: tirana
Bastian Schweinsteiger i ka idetë e qarta rreth finales së këtij sezoni në Champions League. Ish-kapiteni legjendar i Bayern Munchen, i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në profilin e tij në Twitter. “Si mendoj se do të dalë finalja? Manchester City-Milan”, u përgjigj ish-mesfushori gjerman, ku thotë se beson tek avancimi i kuqezinjve të Piolit në finalen e Stambollit. Schweinsteiger indirekt pranon se nuk beson te përmbysja e Bayern Munchen, skuadrës së tij të zemrës. Bavarezët humbën 3-0 çerekfinalen e parë ndaj Manchester City në “Etihad Stadium”.
28 vjeçarja e cila ishte mbajtur peng dhe dhunuar nga bashkëjetuesi Gleard Gusholli, ka rrëfyer dramat dhe torturat që ka përjetuar. Ajo thotë se erdhi në Tiranë që të krijonte familje me të, por ai kishte synim që ta bënte të përjetonte tmerr dhe donte të hakmerrej ndaj saj. Në rrëfimin që bëri para mediave tregoi se e ka detyruar të konsumojë drogë, e torturonte duke e rrahur me këmbë karrigeje, i fuste gishtat në fyt dhe tentonte ta mbyste në dush. E rënduar psikologjikisht dhe fizikisht, thotë se nuk po duronte dot më dhe donte të ndërmerrte aktin ekstrem, por…
Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja dje është ndaluar në kufirin e Qafë Thanës, duke mos iu lejuar hyrja në Maqedoni. Ai ishte i ftuar të merrte pjesë në një nga netët e teravisë të muajit Ramazan në xhaminë e fshatit Bojanë të Shkupit, si mysafirë te hoxhë Zekirija Bajrami nga po ky fshat, raporton Klan Macedonia. Kalaja dje nxori dokumentet ku shihen arsyjet e ndalimit të tij, ku mes tjerash shkruan se ai përbën rrezik për sigurinë e shtetit të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sot në një video të postuar nga vetë ai, ka sqaruar gjithë ngjarjen se si ka…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë në Report Tv se betejën për kryeqytetin e ka me Ilir Metën, i cili hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për emisionin ‘Konstrast’, Veliaj thotë se kjo është arsyeja përse Meta nuk vendos emrin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit. “Ti nuk mund të thuash që një parti që paguan 100 mijë euro me të gjithë atë shpenzim është parti pa para. Ajo është një parti që qartazi financohet mirë. Nuk e dimë ende nga, por i regjistruar për ti shpenzuar…
Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim vjen menjëherë pas barazimit me Dukagjinin në kampionat. Hapi fals i gjilanasve, i zbriti ata në vendin e dytë, duke i dhënë kreun Ballkanit, që fitoi në anën tjetër. Kjo ka bërë që trajneri Thaqi të paraqesë dorëheqjen dhe të largohet nga drejtimi i Dritës. Njoftimi i klubit: Arsim Thaqi jep dorëheqje të parevokueshme. Trajneri Thaqi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit. I pa kënaqur me rezultatet e deritanishme, trajneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesinë e klubit për ofruar dorëheqjen e tij.…
Kryesuesja e listës së PD për Këshillin Bashkiak në Tiranë, Enriketa Papa, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga ceremonia e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike në pallatin e sportit Farie Hoti në Tiranë, ditën e martë më datë 18 prill. Papa tha se kënga e fushatës do të jetë “Never give up”, teksti i së cilës sipas saj i shkon për shatat kandidatit të PD-së për Tiranën, Roland Bejko por dhe të gjithë atyre simpatizantëve që u qëndrojnë fort parimeve të së djathtës dhe që nuk dorëzohen. “Do kemi një këngë, është kënga “Never give up”,…
Një 56-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj trajnerit të ekipit sportiv “Labëria”. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e kompleksit sportiv “Labëria” në Vlorë. Sipas policisë dyshohet se përplasja fizike ka ndodhur për “motive të dobëta”, ku trajneri i “Labërisë” 46-vjeçari D.R., është goditur me grusht nga 56-vjeçari A.A”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Së fundmi në internet është bërë virale një video e saj ku diva e muzikës, Celine Dion shfaqet në një karrige me rrota. Ajo merr pjesë në dasmën e djalit të saj, duke pikëlluar shumë fansat e saj. Mirëpo gjithçka është hedhur poshtë, pasi personi në video nuk është Celine, por një video-montazh që ka pushtuar rrjetin. Dikush e ka krijuar atë video vetëm për të fituar shikime dhe pëlqime. Sipas mediave, Celine është plotësisht mirë dhe e shëndetshme. @giannidamiano1 #neiperte #perte ♬ suono originale – Gianni Damiano
PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj i ka dërguar një ankesë autoritetit të mediave audiovizive, ku i kërkon të monitorojë dhe hetojë televizionet të cilat prezantojnë si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën. Kërkesa e PD-së i është drejtuar dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku kërkohet që të mos përdoren më cilësimet ndaj Berishës si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit”, “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike”, pasi sipas tij një subjekt i tillë zgjedhor nuk është regjistruar në zgjedhje. “Pamvarësisht qartësisë së prodhuar nga institucionet e cituara më lartë konstatojmë se disa media…
Arjola Demiri është një nga ish-konkurrentet e “Big Brother VIP1” më të komentuara. Madje edhe Luiz Ejlli e ka përmendur disa herë gjatë këtij edicioni të reality show-t. Këngëtari i njohur pretendon se e di historinë e aktores së njohur, që njeh ish-bashkëshortin e saj si dhe ajo ka gënjyer kur ka qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Së fundmi, Luizi e ka përmendur Arjolën gjatë një bisede me Efi Dhedhes. Për këtë arsye, Demiri ka vendosur që të reagojë dhe të mos rrijë në heshtje. Aktorja ka hedhur një video shumë të shkurtër të Luizit që…
Rreth 88 250 euro ka kushtuar celja e fushatës elektorale në stadiumin Air Albania e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”. Shifrat u analizuan në studion e Tirana Live me analistin e ekonomisë, Mateo Spaho, i cili theksoi se në analizë është marrë, një faturë minimale shpenzimesh. “Është një faturë minimale, sepse në fakt është më e lartë. Që nga qeraja e stadiumit, ajo është një qera për një aktivitet sportive, do të thotë se nuk ka nevojë për marrje me qira të stadiumit për më shumë ditë. Kur kemi aktivitet politik, stadium duhet të merret më shumë se një ditë me qira,…