Një 45-vjeçare është përplasur nga një makinë sot në qendër të qytetit të Beratit. E aksidentuara po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrin së bashku me një grua tjetër. 45-vjeçarja ka qëndruar e shtrirë në rrugë për disa minuta, deri në mbërritjen e ambulancës, që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të sektorit të qarkullimit rrugor dhe të ndërhyrjes së shpejtë. Policia është duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Author: tirana
Një politikan indian është qëlluar për vdekje në një transmetim direkt në TV, nga vrasës që hiqeshin si gazetarë. Ish-deputeti Atiq Ahmed, i dënuar për pengmarrje, u vra bashkë me vëllanë e tij teksa shoqëroheshin të prangosur nga policia, për një kontroll mjekësor në rajonin Uttar Pradesh. Teksa ecnin, dyshja ishin rrethuar nga grupe televizive, para se sulmuesit të hapnin zjarr, duke i lënë ata të vdekur. Pamjet dramatike të vrasjeve u shpërndanë në rrjetet televizive dhe ato sociale online.
Deputeti i PD-së, pjesë e grupimit të Alibeajt, Saimir Korreshi flet për zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku u ndal edhe tek problematikat me të cilat përballet qytetarët në Lushnje, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë ”Rama 3”, duke shtuar se po përdor administratën në funksion të zgjedhje. “Sali Berisha nuk ka një entitet juridik për t’u përfshirë pavarësisht përfaqësimit nga elektorati. Meta ndoshta ka preferuar të mos jetë ai i parë, besoj unë. Për mua Partia e Lirisë ka përfituar jashtëzakonisht shumë. Gjykoj dhe mendoj se nuk i meritojnë aq kandidatë sa ka kërkuar Partia e Lirisë.…
Një shqiptar ka plagosur bashkëkombësin e tij në Athinë. Sipas mediave greke, fillimisht dy shqiptarët janë konfliktuar verbalisht, përplasje e cila ka degraduar në përdorimin e thikës. I plagosuri ndodhet në spital dhe i është nënshtruar një operacioni.
Opozita në Maqedoninë e Veriut, kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani. Arsyeja e cila është e pazakontë, është sepse është shkelur Kushtetuta pasi Osmani ka folur në gjuhën shqipe me homologun e tij spanjoll. “Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrejnë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoninë e Veriut të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cenojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë”,-tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.
Në sytë e trajnerit Sylvinho dhe stafit të kombëtares shqiptare, Tirana hodhi një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit në Superligën shqiptare. Epërsi e konsiderueshme duke parë që deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 21 pikë në dispozicion. Tirana dhe Partizani sfidohen në derbin e katërt të kryeqytetit, çka pritet të jetë edhe ai vendimtar për fatin e titullit. Deri në duelin me rivalin direkt, skuadra e Orges Shehit do të mas forcat me skuadra si Vllaznia, Kastrioti dhe Teuta, kundërshtarë që luajnë për objektiva të ndryshëm në këtë sezon. Java e 29-të ngushtoi diferencat mes skuadrave…
Qetsori është shprehur se Luizi nuk ka shanse ta fitojë këtë edicion nëse shkon në finale me Kiarën. Në një bisedë me Efin, ai ka pohuar se moderatorja ka mbajtur peshën më të madhe të akuzave dhe problematikave në shtëpinë e “Big Brother Vip”. “Luizi nuk e fiton nëse shkon në finale me Kiarën. Nuk ka shanse që të fitojë Luizi nëse shkojnë në finale të dy. Ajo ka mbajtur peshën më të madhe të problematikave si banorëve, akuzave dhe gjendjen e Luizit kur ishte i sëmurë”, është shprehur Qetsori
28-vjeçarja e cila ishte kthyer nga Gjermania për të nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj, por nga ai siç thotë, pa vdekjen me sy. Reisi B, merr trajtim mjekësor në spital si pasojë e dëmtimeve nga dhuna e ushtruar, ndërsa thotë se shkak ishte xhelozia e të riut. Gleart Gusholli mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë makabre të dashurën e tij 28-vjeçare. Gazetarja Klodiana Lala e cila ka qenë e pranishme në spitalin e Traumës pasi mësoi lajmin, tregoi në një intervistë për ”Euronews Albania”, se kishte parë plagët në trupin e të resë. “Në një…
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është nën hetim administrativ për një konflikt të dyshuar interesi familjar. Historia ka të bëjë me një institucion për kujdesin e fëmijëve, subjekt i projekteve legjislative të promovuara nga qeveria, në të cilin gruaja e Sunak, një trashëgimtare shumë e pasur dhe biznesmene me origjinë indiane, duket se kishte pasur interesa biznesi që kryeministri nuk i kishte deklaruar në atë kohë. Sunak ka mohuar gjithmonë çdo shkelje në të ashtuquajturat deklarata të interesit të paraqitura prej tij ndër vite, që nga zgjedhja e tij deputet në vitin 2015 dhe marrja e posteve të…
Sopranoja Ermonela Jaho ka ardhur në Tiranë për t’u dhënë mësim në Teatrin e Operas artistëve të rinj, por është përballur me një sallë me pak veta ku nuk kishte asnjë fytyrë të njohur. Asnjë pedagog i pranishëm dhe studentë të ardhur nga jashtë e bëjnë atë të pohojë se nuk ka ardhur të luftojë askënd. “Po e mbaj e po e mbaj por po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme,…
Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj ka ironizuar sërish stadiumin bosh, teksa fliste Berisha në çeljen e fushatës së opozitës. Veliaj tha se Berisha është jashtë realitetit. “Normal që është jashtë realitetit se mjafton të shohësh Saliun se si u fliste karrigeve të kuqe bosh; u fliste me pathos se mendonte se ishin me mijëra njerëz aty. Ti aty kupton se është një çështje që duhet adresuar nga mjekët dhe jo nga politika. Ai ka nevojë për ndihmë psikologjike. Kemi shumë psikologë që mund të ndihmojnë në këtë rast”, tha Veliaj. Ai i cilësoi qesharake edhe deklaratat e Berishës për lidhje…
Në 3 muajt e parë të këtij viti, ka pasur mbi një mijë raste dhune, ku 510 gra janë pajisur me urdhër mbrojtje. Qyteti me denoncimet më të mëdha të dhunës është Tirana. Sa i përket vitit të kaluar janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 5210 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe ka filluar procedimi penal për 1887 raste të kësaj vepre penale. Të dëmtuar nga dhuna dhe krimet e tjera në marrëdhëniet familjare, në total, për vitin 2022, janë 5225, prej tyre 3767 janë gra dhe vajza dhe 266 fëmijë. Raporti i publikuar nga OBSH-së, rendit…