Author: tirana

Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Gramsh, Hasim Çekrezi. Berisha pohoi se përpara me Edi Ramën do të thotë drejt shkatërrimit dhe asgjësimit të familjes dhe gjinisë njerëzore, teksa ka bërë thirrje që në 14 Maj të votohen kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të cilët i konsideron ndryshimi. ”Në shekuj e mijëvjeçarë ne na ka mbajtur familja. Pa diskutim, ajo ka qenë streha, votra e cila ka garantuar jetesën dhe mbijetesën tonë. Çfarë duan të bëjnë këta. Këta duan të shembin familjen dhe gjininë. Po, po. Këta po fusin në shkolla dhe…

Read More

Edhe pse është spikatur për të folurën e saj gjysmë shqip dhe gjysmë italisht apo energjinë pozitive, duket se Jori është një thesar i pazbuluar. Së fundmi, ajo i është drejtuar Kristit duke i thënë që sillet si femër dhe kërkon që të përkëdhelet. Pjesë nga biseda: Jori: Ti nuk je gentalman. Ti bën çik si femër, ti mund të jesh femer brenda. Se ke ca llastime që i kanë gocat. Kristi: Ça llastimesh? Jori: Ti do të jesh i llastuar, i përkëdhelur. Ja mendo ti të ikësh për një vit në luftë Kristi: Lufta është gjë tjetër Jori: Po…

Read More

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu këtë pasdite ishte në takimin me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ku tha ndër të tjera se është një përfaqësues dinjitoz për këtë bashki. Për të vendi ndodhet në një gjendje shoku social ekonomik dhe duhet shpëtuar me votë në 14 maj. ”Kjo është lufta për t’ja kthyer Durrësin e mbarë Shqipërinë qytetarëve shqiptarë. Iglin e kam njohur si qytetar të Durrësit që e do qytetin, që të gjendet në çdo kohë, edhe kur ka pasur pushtet, edhe kur nuk ka pasur. I qëndron gjykimit të fjalës së tij.…

Read More

Pasditen e kësaj të hëne, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara në një aktivitet të zhvilluar nga partitë e vogla opozitare, u shpreh mirënjohës për mbështetjen që i kanë dhënë në këto zgjedhje. Cara premtoi ndryshim të bashkisë së Durrësit, që siç u shpreh ai do të nisë nga transparenca. Ai u shpreh se do ti jepet fund klientelizimit dhe keqpërdorimit të parave publike. Sipas Carës, bashkia Durrës shërben si njësi shërbimi i qeverisë Rama. “Ndihem i vlerësuar për iniciativën tuaj për të zhvilluar këtë takim, për mbështetjen e hapur për kandidaturën time. Ndihem mirënjohës.…

Read More

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë bashkë prej më shumë se 6 vjetësh. Dy djemtë e tye. Fernando dhe Beko, shihen shumë shpesh në postimet e Çiljetës, e duket se kjo e fundit i ka dashur së bashku edhe në një ditë të veçantë, atë të sfilatës për Joni Peçin. Çiljeta ka ndarë videon në Instagram, ku shkruan: “Me dy zemrat e mia”. View this post on Instagram A post shared by 🎀 Ç𝓲𝓵𝓳𝓮𝓽𝓪 𝓧𝓱𝓲𝓵𝓪𝓰𝓪 🎀 (@ciljetaxhilaga) Kujtojmë se Çiljeta është nëna e Fernandos i cili është rreth dy vite më i madhe se djali i Albanit, Beko.

Read More

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri. Vela reagoi pas një deklarate të lëshuar nga qeveria e Serbisë për zgjedhjet në veri, që sipas tij, është dëshmi e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhje. “Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.”, shkroi Vela në Twitter.

Read More

Kandidati i PD-së zyrtare me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajt për Tiranën, Roland Bejko beson se ata kanë shanse për të fituar në Tiranë, por edhe në bashki të tjera edhe pse në garë do të hyjnë me vetëm 14 kandidatë për kryetarë bashkie. Po ashtu Bejko thotë se vëmendja tek ata ka ardhur duke u shtuar pasi sipas tij, qytetarët kanë kuptuar se përballë kanë njerëz të vërtetë. ”Ka disa bashki ku janë shanset. Shans kemi edhe në Tiranë pasi fakti që mbi 70 për qind e urren këtë oligarki politike e përbërë nga treshja Rama-Berisha-Meta, të cilët e…

Read More

Hoxha i fshatit Llërcë të Komunës së Zhelinës në Prizren, Mazllam Mazllami, ka reaguar lidhur me një video që qarkullonte në internet, teksa ai e quante arnë dhe leckë flamurin kombëtar. Pas kësaj videoje ka reaguar vetë hoxha, i cili shprehet se është keqkuptuar dhe është bërë zhurmë me diçka që e ka thënë më para. “Këtu ka një keqkuptim. Kjo video është inçizuar më herët. Flamuri sipas fjalëve të mia është një bezë që në të është e vizatuar Shqiponja. Nuk ishte qëllimi për të përdhosur dhe nënçmuar flamurin, diçka që prindërit tanë e kanë ngritur përpara 110 viteve…

Read More

Sekretari i Grupit Parlamentar të PS-së Ervin Bushati dhe deputeti i PD-së, Oerd Bylukbashi, debatuan me njëri-tjetrin pas deklaratave që bënë, ndërsa u zbulua nga Bushati se Berisha po planifikon të formojë një parti të re. Sipas tij kjo parti që do të formojë do të duhet të identifikohet me diçka demokratike. Ervin Bushati: Nuk ju ndërpreva zoti Bylykbashi. Sado ta sqarojmë, edhe po të mos flasim fare nuk do të sqarojmë dot zotin Bylykbashi, pasi ka një konflikt interesi me profesionin e tij. Po të ishte sot në rolin e komisionarit të KQZ-së nuk do të merrte atë vendim…

Read More

Balerina Rexhina Çuko vlerëson se lidhjet e hapura me më shumë se një partner janë kthyer në një lloj trendi, veçanërisht mes artistëve. “Janë shumë të njohura në fushën e artit. Domethënë që kemi një partner aktual, po i pranojmë edhe dy-tre partnerë të tjerë, ama mund të kthehesh sërish tek unë. Ndoshta këto lidhje mund të konsiderohen edhe të shëndetshme”, tha balerina. Ajo u shpreh se ndodh që fama t’i bëjë njerëzit arrogantë, sepse pretendojnë që mund të zgjedhin kë të duan, kur të duan dhe për sa kohë e duan. Por siç tha, ka shumë artistë që janë…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë Gramsh. Sipas tij qeverisë nuk i intereson për Gramshin, pasi kandidatët i hedhin me parashutë, ndërsa vijoi duke theksuar edhe se Rilindja nuk ka kandidatë përballë atyre të koalicionit opozitar. ”Ne do kthejmë kontrollin tuaj mbi bashkitë dhe këshillat. Do garantojmë transparencë absolute mbi punët në Gramsh. Kandidatët tanë nuk kanë ardhur të imponuar, por i keni zgjedhur vetë. Kjo është arsyeja pse sot komuniteti i Gramshit është kaq i bashkuar për të mbështetur Hasim Çekrezin si kryebashkiak të ardhshëm.…

Read More

Balerini i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, fitues i Big Brother VIP 1 dhe një nga personazhet më të dashur për publikun, i uroi fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Në një videomesazh të postuar në rrjetet sociale, balerini Shaqiri fton qytetarët e Tiranes të mbështesin Veliajn edhe për një mandat tjetër në Tiranë. Shaqiri thotë se Veliaj është njeriu që ka ndryshuar Tiranën, duke e shndërruar në një qytet Europian plot jetë. Mesazhi i plotë: Përshëndetje, Tirana ime! Përshëndetje, tironsave të mi dhe të gjithë juve që jetoni dhe shijoni atë qytet të mrekullueshëm, që dita-ditës bëhet…

Read More