Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci e cilëson garën me kryebashkiakun aktual të Shkodrës, Bardh Spahia, si një garë të vështirë por të bukur. Në një intervistë për “News Line”, ai tha se qytetarët janë të përgjegjshëm për ndryshim. “Një garë e vështirë për një histori të gjatë të PD këtu por edhe e bukur sepse është një moment i hapur ku njerëzit janë të hapur dhe të përgjegjshëm për të bërë një ndryshim dhe për ta parë Shkodrën të zhvilluar”, tha kandidati socialist për bashkinë e Shkodrës.
Author: tirana
Izmir Smajlaj është shpallur i pafajshëm për rastin e dyshuar për manipulim të rezultatit të një gare të zhvilluar në Tiranë në vitin 2021. Është rrëzuar akuza e Njësisë së Integritetit të Atletikës në drejtim të atletit të kërcimit të gjati, pasi nuk ka shkelur asnjë asnjë dispozitë të Kodit të Sjelljes së Integritetit. Vendimi është marrë nga Gjykata e Arbitrazhit në Francë që ka dëgjuar palët. Kjo bën që Smajlaj të ketë mundësinë t’i kthehet aktivitetit normalisht. Njësia e Integritetit të Atletikës e pezulloi përkohësisht Izmir Smajlajn më 9 Dhjetor të vitit të kaluar, por sportisti shqiptar, kampion Europe…
Me afrimin e finales së ”Big Brother Albania Vip 2”, Luizi e ka harruar shoqërinë që ka pasur me Efin dhe nisur nga “sinjalet” e Kiarës ka filluar ta sulmojë. Në një debat që ka pasur dyshja, Luizi e ka përgëzuar Efin për lojën që është duke luajtur. Sipas tij Efi po përdor “kartën” e viktimës por në një tjetër formë nga çfarë e kanë përdorur banorët e tjerë. Ndërkohë që në debat e sipër, Luizi i ka treguar derën Efit, teksa e ka nxitur që të dalë nga shtëpia. Pjesë nga biseda: Luizi: Çohu moj dil. siç dalin të…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka bashkuar partitë e vogla opozitare pranë vetes. Kreu i PAA-së, Agron Duka në fjalën e tij në takimin e organizuar nga opozita në këtë qytet, shprehu besimin tek fitorja e Carës, i cili sipas tij ai është një kandidat me integritet. ”Unë nuk jam shumë entuziast si natyrë, por kam besim në fitoren e zotit Cara. Mesazhin e bashkimit opozitar duhet ta përcjellim kudo. Gara për Durrësin është gara për qytetin e dytë më të rëndësishëm në vend. Dëmet në Durrës janë të dukshme. Hapësira të gjelbërta janë…
28-vjeçarja e cila ishte kthyer nga Gjermania për të nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj, ka përjetuar për ditë me radhë dhunë barbare. Reisi B, pomerr trajtim mjekësor në spital si pasojë e dëmtimeve nga dhuna e ushtruar, ndërsa thotë se shkak ishte xhelozia e të riut. Avokati i saj, Enea Cenko deklaroi se 28-vjeçarja ka tentuar ti japë fund jetës. Ai tha se kjo dhunë e ushtruar ndaj Reisit është një dramë e ngulitur në shpirtin e saj nga tortura. Kjo është një vrasje në tentativë, pasi ka qëndruar e mbyllur për një javë duke u dhunuar sistematikisht.…
Në fakt, është e kundërta. Përdorimi rregullisht i letrave të lagura mund të dëmtojë seriozisht lëkurën tuaj dhe të shkaktojë disa probleme. 1. Shkaktojnë thatësi. Letrat e lagura përmbajnë alkool, i cili heq make up-in, por gjithashtu heq vajrat natyrale të lëkurës. Mungesa e lagështirës çon në lëkurë të thatë. Për më tepër, këto letra nuk pastrojnë në mënyrë të efektshme fytyrën dhe prapëseprapë lënë mbeturina pas. Dhe kur aplikoni hidratues, ata nuk do të funsionojnë ashtu siç dëshironi. 2. Mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Skuqja dhe pigmentimi janë të zakonshme, por gjithashtu mund të ketë reagime serioze. Në vitin…
Media dhe politika në Britaninë e Madhe është e acaruar me faktin se 1 mijë e 68 persona me rekorde kriminale nuk deportohen. Sipas medieve janë grabitqarë seksualë, banditë të dhunshëm dhe tregtarë droge. 1068 të dënuar shqiptarë që jetojnë në Britani, ose në burg ose në liri me kusht që përballen me dëbim, por nuk largohen. 345 prej tyre pretendojnë se kane qene skllevër modernë, ose me sakte të gënjyer për punën që do të bënin në Angli, nga tutorët e tyre. 268 të tjerë po kërkojnë azil, ndërsa 95 po apelojnë kërkesat e tyre të refuzuara për azil…
Shefja e gjigantit Microsoft për operacionet në Gjermani, Marianne Janik, u ka bërë thirrje kompanive në atë shtet që të përqafojnë inteligjencën artificiale. “Inteligjenca artificiale mund të nxisë zhvillim të madh për Gjermaninë, sidomos në fushat kyçe, siç është industria klasike, ku gjërat, realisht, nuk kanë përparuar”, ka thënë Janik të hënën, në një panair ndërkombëtar për industri. Sipas saj, inteligjenca artificiale përbën “mundësi historike”, dhe mund të shfrytëzohet në mënyrë kreative, për shumë qëllime. Janik ka thënë se teknologjia mund të ndihmojë në tejkalim të problemeve, siç është mungesa e fuqisë punëtore, si dhe mund të përshpejtojë procesin e…
Paracetamoli është një nga medikamentet më të përdorura për të trajtuar patologji të ndryshme të lehta. Abuzimi me këtë ilaç ose marrja e tij e shpeshtë dhe e vazhdueshme mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tonë. Në fakt, pacientët që marrin në mënyrë rutinore paracetamol kanë 63% më shumë gjasa të vdesin papritur. 68% më shumë gjasa për të pasur një atak në zemër ose goditje në tru dhe deri në 50% më shumë gjasa të kenë ulçer ose gjakderdhje në stomak. Ekziston një efekt i panjohur i paracetamolit që e zbuloi një doktor spanjoll, Darío Fernández. “Ka…
Tenisti Grigor Dimitrov ka përjetuar një aventurë të pakëndshme në qendër të Barcelonës. Bullgari, i cili renditet në vendin e 25-të në botë, ndodhej në qytetin spanjoll përpara pjesëmarrjes së tij në turneun Conde Godó dhe në mbrëmjen e së Premtes së Madhe, duke u kthyer nga seanca stërvitore, pa një motoçikletë që ndaloi pranë tij makinës së tij teksa kishte ndaluar te semaforët. Pasagjeri në motoçikletë zbriti, erdhi drejt makinës dhe duke qeshur mbylli një nga pasqyrat e makinës së tenistit. Dimitrovi hapi dritaren për ta kthyer pasqyrën, por siç doli lëvizja ishte e planifikuar, sepse sapo ai shfaqi dorën,…
Shqetësimet që ka rreth inteligjencës artificiale janë duke e mbajtur shefin ekzekutiv të Google zgjuar natën. Sundar Pichai është shprehur se kjo teknologji mund të rezultojë shumë e dëmshme nëse zhvillohet në mënyrë të gabuar. Ai bëri thirrje për një kuadër rregullator për inteligjencën artificiale, të ngjashme me atë për kontrollin e armëve bërthamore. Kreu i Google thekson gjithashtu se konkurrenca në industrinë e teknologjisë mund të lërë mënjanë shqetësimet për çështjet e sigurisë rreth kësaj çështjeje. Në një intervistë të dhënë për 60 Minutes në CBS, Pichai tha se qeveritë do të duhet të gjejnë korniza globale rregullatore krahas…
Si pasoja e turbulencave të forta, ushqimet, pijet dhe sendet u hodhën në dysheme gjatë udhëtimit me aeroplan nga Angola në Portugali, Influencuejsa Diana Asis nga Brazili ishte në aeroplan dhe shpërndau videon rrëqethëse teksa aeroplani dridhje në mënyrë të pakontrolluar. Piloti kishte paralajmëruar se kishte të ngjarë të përjetonin turbulenca të forta, por pasagjerët ishin habitur nga niveli i lëkundjeve drastike. View this post on Instagram A post shared by Diana Assis (@dianaassis_) Ajo tha se turbulencat ndodhën dy orë pas ngritjes, në atë që supozohej të ishte një fluturim tetë orësh, dhe pikërisht në kohën kur po shërbehej…