Historitë me shqiptarë në Britaninë e Madhe nuk kanë të sosur. Një shqiptar ka pranuar në gjykatë rolin e tij si trafikant personash me gomone, në një rrjet kontrabandë, ku koordinonte disa lëvizje midis Britanisë dhe Evropës kontinentale. Katër persona të tjerë që janë vënë po ashtu në pranga në lidhje me këtë rast kanë mohuar që të kenë kryer këtë vepër penale. Ky grup përdorte gomone për të udhëtuar në Belgjikë, mblidhte emigrantët dhe i çonte në Margate të Kent-it. Përgjatë një viti, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, grupi kryente disa “rrugë”. Më 17 prill u zhvillua seanca dëgjimore…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilësoi Luçiano Boçin si kandidat të Ilir Metës. Gjatë një takimi në Elbasan, Bardhi tha se të gjithë demokratët e mbajnë mend se sa herë i kanë dhënë pushtet të pa merituar Ilir Metës, u ka kthyer kurrizin. “Sot në takimin me strukturat e Partisë Demokratike Elbasan i falenderova që u bënë pjesë e zgjidhjes, duke mos e copëzuar alternativën e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. 16 vjet keqqeverisje në Bashkinë Elbasan nga Partia Socialiste janë një thirrje zemre për ndryshim. Elbasani meriton më të mirën dhe duhet ti ofrohet…
Bledi nuk iu bashkua pjesës tjetër të banorëve mbrëmjen e kaluar, kur ata u mblodhën në dhomën e ndenjjes dhe luajtën “Përgjigju ose Pi’. Ai ndenji në dhomën e gjumit shtrirë, me justifikimin se nuk ndihej mirë. Luizi shkoi në dhomën e gjumit dhe e pyeti Bledin se çfarë ka dhe përse nuk bashkohet me pjesën tjetër të banorëve. Ai u përgjigj se nuk ndihej mirë dhe se pret të dalë nesër nga shtëpia. Luizi u përpoq t’i mbushë mendjen atij që të mos dalë dhe i tha që çdo gjë që thotë apo bën në shtëpi, është në kuadër…
Dhuna barbare dhe pengmarrja e 28-vjeçares nga Gleard Gusholli dhe të afërmit e tij, sot do të mësohet edhe se kush janë personat e përfshirë, por mbi të gjitha autorin kryesor. Ata do të dalin në gjyq. Gusholli akuzohet si autor i dhunës dhe pengmarrjes, ndaj prokuroria e Tiranës do të kërkojë “arrest me burg”, ndërsa për Bledi Kateshin, Erlin Kateshin, Besmir Nucellarin dhe Arjan Shetan, që akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit, do të kërkohet “detyrim paraqitje”. Gusholli rezulton person i skeduar për trafikim të lëndëve narkotike në Austri dhe Gjermani. Ai ka lidhje familjare dhe me…
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në banesën e 65-vjeçarit Muhamed Duka, babai i vëllezërve Duka. Njëri prej tyre, Leonard Duka njihet edhe si kundërshtari i Ervis Martinajt. Në banesën e Dukës dhe fqinjit ka dëme materiale në dyer, mure dhe ashensor. Njëri prej tyre bën me dije se ky i fundit ka 4 vite që është larguar nga banesa dhe nuk ka pasur komunikim me të. Ai kërkon dëmshpërblim nga policia duke u shprehur se dëmet në banesën e tij kapin vlerën 3 milionë lekë të vjetra. “Ç’kusur kam…
Nën një maskë dhe anonimat të plotë, një haker veteran ka zbuluar për publikun e gjerë se çfarë është në të vërtetë “Dark Web”, vendi ku hakerat, vrasësit dhe tregtarët e drogës operojnë në mënyrën më agresive. Me një karrierë 30 vjeçare, në anën e gabuar të drejtësisë, pirati kompjuterik shpjegon se si hakerët përdorin kërkesat e shpërblimeve për të vjedhur të dhëna ose thjesht për kënaqësinë “për të parë botën të digjet”, duke shtuar se çdo sistem i lidhur me rrjetin është në rrezik sulmi. “Kam pare sisteme spitalesh të kodohen dhe njerëzit të vënë përpara një zgjedhje: Të…
Aktivistja Rita Behadini, mendon se vajzat që martohen herët bien shpesh pre e dhunës seksuale. Ajo tregoi se ka raste kur shtatzëni të padëshiruara çojnë në martesa të parakohshme dhe rrjedhimisht ndërpritet edukimi i vajzave. “Kjo ndikon më pas në gjithë karrierën dhe vazhdimësinë e jetës së saj. Ka disa të dhëna të cilat tregojnë se vajzat të cilat janë pre e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, shumë shpesh janë vajza të cilat kanë lidhur martesë shumë herët, ose kanë një fat të tillë që kanë ngelur shtatzënë shumë herët dhe detyrimisht kanë ngelur me të njëjtin partner”,-tha Behadini.…
Mesha e përjavshme për 250 pjesëtarë, u mbajt në një pub irlandeze, pasi kisha ishte mbyllur për rinovime. Një prift në Luksemburg kështu e ka gjetur zgjidhjen. Vincent dhe Adrienne Clarke, të cilët zotërojnë The Irish Pub në Luksemburg, thanë se fillimisht menduan se telefonata e At Michael Cusack ishte një shaka. Sipas çiftit, At Michael kishte dëgjuar se pub-i ishte shumë i madh me shumë vende parkimi dhe duke parë që lokali zakonisht mbyllej të dielën. Ai u interesua nëse ata do ta kishin problem ta ndihmonin për të mbajtur meshën.
Banesa e Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës, kundërshtarë të Ervis Martinajt, u vu në shënjestër të shpërthimit me tritol. Një e moshuar, fqinjë me derën ku ndodhi shpërthimi, ka treguar se janë tronditur. Ajo ka theksuar se bashkëshorti i saj ka përfunduar në spital, pasi tronditja ka qenë shumë e madhe. Ajo i ka bërë thirrje shtetit të marrë masa, pasi janë të frikësuar dhe të pasigurt edhe në banesën e tyre. “Dëgjuam një shpërthimit të madh, u ngritëm dhe shtëpia ishte e mbushur plot me tym dhe dera nuk na hapej. Lajmëruam policinë dhe erdhi nga…
Këtë të martë, Nisma Thurje ka çelur fushatën zgjedhore për Këshillin Bashkiak. Kryetari i Nismës, Endrit Shabani tha se synojnë që në zgjedhjet e 14 Majit të largojnë klasën politike 33-vjeçare, për të cilët thotë se e kanë sjellë vendin në pikën ku të rinjtë nuk e shohin më të ardhmen në vendin e tyre. Kurse Pano Soko shpjegoi programin e Nismës Thurje këto zgjedhje duke shpjeguar nevojën që ka Tirana për të patur një transport publik dhe i vuri theksin anulimit të koncesioneve për urbanët. Ai shpjegoi se synimi i Nismës Thurje është që duke shkuar në Këshillin Bashkiak…
Pas festimeve të Pashkëve ortodokse, qytetarët shqiptarë po kthehen në Greqi. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit ka dalë një numër i madh i shtetasve shqiptarë. Sipas të dhënave të fundit nga policia kufitare rezulton se kanë dalë 6398 shtetas ndërsa 4244 kanë hyrë drejt vendit tonë. Gjatë ditës së djeshme u krijua radhë automjetesh në këtë pikë pasi pala greke ka punuar me sportele të reduktuara. Pritet që edhe sot të ketë fluks mjetesh në drejtim të Greqisë.
Parlamenti Evropian voton sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ku procedurat për këtë çështje i afrohen fundit. Një ditë më vonë, më 19 prill do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. Këshilli i ministrave të BE-së e ka miratuar me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave për Kosovën, muajin e kaluar. Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i…